Ngritja e duarve në namaz është synet vetem ne tekbirin fillestar



Nuk ka dyshim se Pejgamberi i Zotit në fillim të Islamit i ka ngritur duart në namaz dhe se namazi përbëhej prej më shumë lëvizjeve se sa më vonë. Mirëpo, këto lëvizje me kohën janë abroguar dhe shfuqizuar kështu që namazi është sjellë në përsosurinë e tij, ashtu çfarë e shohim në xhamitë tona.


Argumentet që vërtetojnë këtë që po flasim

1. - Nga Xhabir ibn Semure transmetohet se ka thënë: "Na erdhi Pejgamberi i Zotit i cili ka thënë: 'Ç'është kjo me ju që ju shoh duke tunduar (bërë) me duar sikur janë bishtat e kuajve të tërbuar, qetësohuni në namaz'". [1]

Ata të cilët mohojnë se ngritja e duarve në namaz është shfuqizuar dhe të cilët ende e pasojnë këtë formë të papërsosur të namazit, flasin se ky hadith ka të bëjë me shfuqizimin e kthimit të selamit në namaz. Me fjalë të tjera, as'habët, kur faleshin dhe dikush hynte në xhami dhe iu jepte selam, tundonin me duar në mënyrë që t'ua kthejnë selamin dhe këtë Pejgamberi i Zotit ua ndaloi me hadithin të cilin gjithashtu e shënon Muslimi, në të cilin thuhet: "Nga Xhabir ibn Semure transmetohet se ka thënë: "Kur falnim namaz pas Pejgamberit të Zotit, kemi thënë: Es-selamu alejkum ve rahmetullah, Es-selamu alejkum ve rahmetullah, dhe tregonim me dorën tonë anash", kurse në këtë veprim tonin Pejgamberi i Zotit na tha: "Përse i lëvizni duart sikur janë bishtat e kuajve të tërbuar"".

Mirëpo, sikur që kjo nga teksti i qartë shihet këto dy hadithe flasin për dy raste të ndryshme dhe assesi nuk mund të ndërlidhen sepse hadithi i parë me të cilin shfuqizohet ngritja e duarve në namaz flet për rastin kur as'habët kanë falur vetë namaz dhe iu erdhi Pejgamberi i Zotit dhe i pa se si i ngrenë duart në namaz, ua ndaloi këtë, kurse hadithi i dytë flet për rastin kur as'habët kanë falur namaz pas të Dërguarit të Zotit dhe janë përgjigjur në selam kur dikush hynte në xhami, dhe kur këtë e vërejti Muhamedi a.s., ua ndaloi. Gjithashtu, përgjigjja në selam është çështje jashtë namazit dhe nuk është e lidhur për namaz kurse Pejgamberi i Zotit me hadithin e parë ka ndaluar dhe shfuqizuar çështjen që është në namaz(e ketu hyne edhe ngritja e duarve pergjate tekbireve), nga pjesët përbërëse të namazit sepse ka thënë në fund të hadithit: Qetësohuni në namaz, në çështjet nga namazi.

Gjithashtu, nëse ndonjë prej tyre thotë, përkundër këtyre dëshmive të qarta, se ky hadith ka të bëjë me shfuqizimin e përgjigjes në selam, do t'i themi: Madje edhe sikur të ishte në lidhje me përgjigjen në selam në namaz ky hadith shfuqizon edhe ngritjen e duarve në namaz sepse përgjigjja në selam është vaxhib kurse ngritja e duarve është gjë jologjike dhe e pakuptueshme dhe nëse me këtë hadith shfuqizohet lëvizja e duarve për shkak të vaxhibit, atëherë edhe më prioritare është që po ky hadith ta shfuqizojë edhe këtë gjë alogjike dhe të pakuptueshme, d.m.th. lëvizjen e duarve pa kurrfarë arsye. [2]

2. - Nga Abdullah ibn Mes'udi transmetohet se ka thënë: "A dëshironi t'ua fali namazin e Pejgamberit të Zotit? Dhe e ka falur dhe nuk i ka ngritur duart pos gjatë tekbirit fillestar", [3] (hadithin e ka vertetuar te sakte sh. Albani gjithashtu nga bashkohoret).

Hadithi është sipas kushteve të Muslimit, d.m.th. Muslimi në Sahihun e tij ka transmetuar hadithe nga të gjithë transmetuesit e këtij hadithi që do të thotë se të gjithë ata janë në shkallën më të madhe të besueshmërisë. Gjithashtu, ky është qëndrim i tërë ulemasë së Kufes, Sufjan Eth-Thevriut, Imam Malikut, dhe shumë tabi'inëve të tjerë. [4]

Ajo cka e ben me te fuqishem hadithin eshte fakti se e ka transmetuar fakihu i sahabeve Abdullah iben Mesudi,dhe ka punuar me te tere jeten e tij.

3. - Nga Abdulllah ibn Mes'udi transmetohet se ka thënë: "A dëshironi t'ju njoftoj për namazin e Pejgamberit të Zotit? Dhe u ngrit dhe i ngriti duart nje here gjatë tekbirit fillestar dhe më nuk i ngriti". [5]

Transmetuesit e këtij hadithi janë transmetues nga dy Sahihë, përveç Asim ibn Kelibit, nga i cili shënon vetëm Muslimi, dhe Suvejdit, i cili është nga të besueshmit ndër dijetarët e hadithit. [6]

- Verejte: Disa jane munduar qe fjalen "dhe me nuk i ngriti" ta kosiderojne te dobet si shtese te transmetuesve, mirepo hadithi edhe pa kete shtese aludon qarte ne ate qe po e potencojme. Shiko per kete psh.rivajetin ne synein e Nesaiut.

4. - Nga El-Esvedi transmetohet se ka thënë: "E kam parë Omerin se i ka ngritur duart vetëm gjatë tekbirit fillestar". [7]

5. - Nga El-Esvedi transmetohet se ka thënë: "Kam falur me Omerin dhe ai nuk i ka ngritur duart në namaz pos në tekbirin fillestar, dhe e kam parë Sha'biun dhe Ibrahim Nah'iun dhe Ebu Is'hakun dhe askush prej tyre nuk i ka ngritur duart në namaz pos në tekbirin fillestar". [8]

Ky hadith është sahih sipas kushteve të Muslimit. [9]

6. - Nga Asim ibn Kelibi transmetohet se ai nga babai i tij ka thënë: "Aliu i ka ngritur duart me rastin e tekbirit fillestar e pastaj nuk i ngrinte". [10]

Ne Mudevene thuhet se Aliun e kane pare duke u falur keshtu ne Siffin.

7. - Nga Muxhahidi transmetohet se ka thënë: "Kam falur pas Abdullah ibn Omerit dhe nuk i ka ngritur duart pos gjatë tekbirit fillestar". [11] Senedi i këtij hadithi është sahih. [12]

- Verejtje: Eshte transmetuar nga Abdullah Iben Omeri (ashtu siq e trs.Buhariju dhe Muslimi)qe e ka pare Muhamedin as duke i ngritur duarte ne ruku dhe kur ngritej nga rukuja dhe kur ngritej nga teshehudi i pare,e nuk i ngrinte mes sexhdeve.Ky hadith konsiderohet tek hambelite dhe shafijte- hadithi me i forte qe aludon ne ngritjen e duarve.

Shkaku pse hanefite nuk kane punuar me kete transmetim eshte sepse vete Ibni Omeri e ka lene ate qe transmetoi nga Resulullahi a.s.. E sikur qe eshte e njohur ne shkencen e hadithit qe, transmetuesi i hadithit eshte me i informuar per hadithin qe ka transmetuar,e perderisa kur vete Ibni Omeri ka lene hadithin ne fjale,dhe ne fund te jetes se tij nuk i ngriste duarte (siq trs. Muxhahidi),iu eshte bere e qarte se me kete hadith nuk punohet,perndryshe nuk e kishte lene synetin e Resulullahit duke pasuar epshin e tij. Kuptoni!

Pastaj nje dobesi tjeter e ketij hadithi eshte se ai transmetohet me dhjete forma te ndryshme dhe ka "Idtirab ne Elfadhe".Kete e kupton cdokush i cili i shqyrton rivajetet e ketij hadithi me kujdes.

Dobesi tjeter e hadithit eshte se ne te jane kundershtuar Nafiu me Salimin,e transmetohet nga Nafiu qe Ibni Omeri i ngriste duarte e tij edhe mes dy sexhdeve,shiko trs. ne Musanefin e ibni ebi Shejbes, (باب رفع اليدين بين السجدتين)

8. - Nga Ibrahim En-Nehaiu transmetohet e ai nga Abdullahi se ka thënë: "I ngrinte duart kur fillonte e pastaj nuk i ngrinte më". [13]

Imam Tahaviu thotë: "Ibrahim En-Nah'iu ka transmetuar nga Abdullah ibn Mes'udi vetëm nëse ai hadith ishte sahih, dhe vetëm nëse numri i transmetuesve nga Abdullahu e arrinte shkallën e mutevatirit". [14]

9. - Nga Ebu Is'haku transmetohet se ka thënë: "Nxënësit e Abdullah ibn Mes'udit dhe Aliut nuk i kanë ngritur duart pos gjatë tekbirit fillestar". [15] Senedi i këtij hadithi është sahih. [16]

Ketu verehet qarte se hadithi qe kaloi nga Aliu (nr.6) eshte i sakte,sepse nxenesit e tij e kane vertetuar ate qe ka transmetu mesuesi,dhe kane punuar me kete rivajet.

10. - Nga Ibn Mes'udi transmetohet se ka thënë: "Kam falur pas Pejgamberit të Zotit, Ebu Bekrit dhe Omerit dhe askush prej tyre nuk i ka ngritur duart pos gjatë tekbirit fillestar". [17]

11. - Nga Abdullahu transmetohet se ka thënë: "A dëshironi t'ua tregoj namazin e Pejgamberit të Zotit? Dhe u falë dhe i ngriti duart vetëm gjatë tekbirit fillestar". [18] Transmetuesit e këtij hadithi janë transmetues të dy Sahihëve përveç Asimit prej të cilit e transmeton vetëm Muslimi.

12. - Nga Abdulaziz ibn Hakimi transmetohet se ka thënë: "E kam parë Ibn Omerin se i ka ngrit duart deri në nivel të veshëve me rastin e tekurit fillestar e pastaj nuk i ka ngritur duart". [19]

Të gjithë transmetuesit e këtij hadithi janë korrekt përveç Muhammed ibn Ebanit i cili është i dobët, por Ahmedi thotë: "Nuk ka gënjyer", e pasi që shfrytëzimi i muxhtehidit të hadithit është njëkohësisht edhe dëshmi për korrektësinë e këtij hadithi kurse Muhammed ibn Hasan Esh-Shejbaniu është muxhtehid mutllak atëherë mund të themi se edhe ky hadith është korrekt. [20]

Sepse nese nje muxhtehid i pavarur punon me nji hadith,atehere ai ka pare vertetesine e hadithit ne fjale,e kjo dmth qe kemi te drejte te punojme me nji hadith perderisa me te kane punuar sahabet edhe nese zingjirin e ka te dobet.

13. - Ebu Jusufi transmeton nga Husejni se ka thënë: "Kemi hyrë unë dhe Amr ibn Murre te Ibrahim En-Nah'iu dhe Amri ka thënë: Më ka treguar Alkame nga Vaili se ka thënë: "Kam falur me Pejgamberin dhe e kam parë se i ngrit duart kur thirrte tekbir dhe kur drejtohesha nga rukui". E Ibrahimi ka thënë: Ndoshta e ka parë se i ngrit duart vetëm atë ditë dhe këtë e ka mbajtur në mend. A nuk e ka parë më mirë Abdullah ibn Mes'udi dhe shokët e tij të cilët më kanë treguar se Pejgamberi nuk i ka ngritur duart pos në tekbirin fillestar"? [21]

Shikoje senedin (zinxhirin) e këtij hadithi: Ebu Jusufi - muxhtehid mutllak, Husejni - Hafidh, huxhxheh në hadith, Ibrahim En-Nah'iu tabi'in, një nga njerëzit më të ditur të këtij ummeti,ku fetvate e tij jane njohur ne kohen e sahabeve, Abdullah ibn Mes'udi - as'habi qe e shoqeroi Muhamedin as ne safin e pare gati gjithe jeten e tij,prej te pareve qe pranoi Islamin.

14. - Ebu Hanife transmeton nga Hamadi kurse ky nga Ibrahimi, e ky nga El-Esvedi se ka thënë: "E kam parë Abdullahun se i ka ngritur duart gjatë tekbirit fillestar e pastaj më nuk i ka ngritur dhe ka folur se kështu ka vepruar Pejgamberi". [22]

- Transmetohet në Mesanid'ul-Imam tregimi ndërmjet Ebu Hanifes dhe Evzaiut: "Janë takuar Ebu HAnife dhe Evzaiu, dhe Evzaiu ka thënë: "Përse nuk i ngrisni duarve pas tekbirit dhe pas ngritjes nga rukui"? Dhe Ebu Hanife ka thënë: "Për arsye se nuk ka ardhur nga pejgamberi që do të na konfirmonte këtë"".

Dhe Evzaiu ka thënë: "Si nuk ka ardhur hadith?! Më ka treguar Zuhriu nga Salimi, e ky nga Ibn Omeri se pejgamberi i ka ngritur duart pas tekbirit fillestar edhe kur drejtohej nga rukui".

Kurse Ebu Hanife ka thënë: "Kurse mua më ka treguar Hamadi nga Ibrahimi e ai nga Alkame dhe El-Esvedi kurse ai nga Abdullah ibn Mes'udi se Pejgamberi a.s. nuk i ka ngritur duart pos gjatë tekbirit fillestar".

E Evzaiu tha: "Une po të tregoj nga Zuhriu nga Salimi e ky nga Ibn Omeri kurse ti më tregon nga Hamadi e ky nga Ibrahjimi, e ky nga Alkame dhe Esvedi e këta nga Abdullah ibn Mes'udi".

E atehere Ebu Hanife ka thënë: "Hamadi ka qenë jurist sheriatik (fekih) më i mirë se Zuhriu, kurse Ibrahimi më i mirë se Salimi, kurse Alkame dhe El-Esvedi nuk janë aspak më të këqij se Abdullah ibn Omeri përkundër asaj se ata nuk është as'hab, por tabiine, mirepo kanë tubuar dituri nga shumica e as'habëve, kurse Ibn Mes'udi, i cili është i njohur në fikh dhe kiraete, për shkak të rinisë së tij ka kaluar më shumë kohë me Pejgamberin se sa Ibn Omeri, "Abdullah iben Mesudi eshte Abdullahu". Pas kësaj Evzaiu heshti dhe nuk foli më shumë". [23]

- Ketu verejme se Ebu Hanifja i ka dhene perparsi hadithit te cilin e kane transmetu fukahate,ndaj atij qe e kane transmetu shujuhet,e hadithi qe transmetohet nga fukahate e besueshem eshte me i mire edhe ne shkencen e hadithit sesa ai qe transmetohet nga muhadithinet,sepse fukahate kuptojne hollesite e transmetimeve te tyre(dmth edhe kur e thone me kuptim hadithin nuk ja humbin kuptimin,dhe transmetojne vetem hadithet qe punohet me to,e jo edhe te anuluarat).

15. - Nga Ebu Bekr ibn Ajjashi(prej mesuesve te Imam Buharijut) transmetohet se ka thënë: "Nuk kam parë në jetë fekih që i ka ngritur duart, pos gjatë tekbirit fillestar". [24]

16. - Nga E-Berra' transmetohet se ka thënë: "Pejgamberi i ka ngritur duart deri afër veshëve kur e fillonte namazin e pastaj më nuk i ngrinte". [25] [26]

17. - Nga Mugire transmetohet se ka thënë: "I kam thënë Ibrahimit: 'Hadithi i Vailit se ai e ka parë Pejgamberin se si i ka ngritur duart te tekbiri dhe te ngritja pas rukuit', kurse ai ka thënë: 'Nëse Vaili e ka parë njëherë se i ngrit duart, Abdullah ibn Mes'udi e ka parë pesëdhjetë herë se si e bënë këtë veprim'". [27]

- Nese filan tabiini i madh-sikur Nehaiu-kundershton dhe dobeso nji hadith,kjo luan rol te madh edhe ne shkencen e hadithit,sepse tabiinet kane qene te njohur ne hollesi me veprimet dhe tansmetimet e sahabeve, kupto!

Në fund, pasi që e kemi përmendur vetëm një numër të vogël të haditheve të cilët e shfuqizojnë (shfuqizojnë) ngritjen e duarve në namaz dhe të cilët e konfirmojnë se sunneti i Pejgamberit të Zotit të cilin e ka praktikuar gjatë shumicës së jetës së tij është falja pa ngritjen e duarve, duhet të themi se këtë qëndrim pos dijetarëve të shkollës juridike hanefite e përkrahin edhe dijetarët e medhhebit malikit,siq e permenda ne fillim (Ebu Hanife ka qenë tabi'in, kurse Maliku tebei-tabi'in). Kështu, Maliku thotë në El-Mudevvenet'ul-kubra: "Nuk e di se duart ngrehen në diçka pos në tekbirin fillestar". Edhe Ibn'ul-Kasimi thotë: "Ngritja e duarve në namaz, pos tekbirit, ka qenë daif, jokorrekte sipas mendimit të Malikut". [28]

Bile bile ne "Bidajetul Muxhtehid" te Ibni Ruzhdit, thuhet se shkaku qe Imam Maliku nuk ka vepruar me hadithet e ngritjes se duarve eshte veprimi i banoreve te Medines,dmth qe ne kohen e Malikut ne medine shumica e banoreve te saj nuk i kane ngritur duart.

- Verejtje: Per ngritjen e duarve ka ca hadithe tjera te dobeta,ndersa hadithi i Malik Iben Huvjerith,edhepse eshte sahih,siq rrefen Hafidh iben Rexheb,mirepo Malik Iben Huvejrith ishte qe shoqeroi Muhamedin as nji kohe te shkurte,e hadithi i tij ka me shume se nji rivajet,bile eshte transmetuar shtesa se e ka pare Muhamedin as duke i ngritur duarte ne sexhde.Per kete Imam Ahmedi nuk e ka pelqyer hadithin e tij.Shiko per kete Fethul Barin e Ibni Rexhebit.

Allahu e di me se miri.



Shkëputur nga gjurmimi shkencor qe ka bere Nexhat S. Ibrahimi,
me disa shtojca nga Drilon ef. Gashi.



_________________________

[1] - Muslimi, 1/181.
[2] - I'laus-Sunen, 3/57.
[3] - Tirmidhiu, 1/35, Ebu Davudi, Nesaiu, Ebu Bekr ibn Ebi Shejbe, Ahmedi, Ebu Hanife.
[4] - I'lau's-Sunen, Et-Tehaneviu, 3/58.
[5] - Nesaiu, 1/158.
[6] - I'laus-Sunen, 3/61.
[7] - Tahaviu, i cili thotë se hadithi është sahih, Ed-Diraje, fq. 85, i cili thotë se të gjithë transmetuesit janë të besueshëm.
[8] - Musannef, Ibn Ebi Shejbe.
[9] - I'laus-Sunen, 3/63.
[10] - Hadithin e shënon Tahaviu, 1/132 dhe thotë pas tij: Erdhi me transmetim sahih nga Aliu: mosngritja e duarve vetëm gjatë tekbirit fillestar. Ez-Zejleiu thotë: Ky është hadith sahih. (1/211). Në Ed-Diraje thuhet: (fq. 85): Transmetuesit e këtij hadithi janë korrektë. Ky fjalim gjithashtu ceket edhe në Et-Ta'lik'ul-Hasen (1/107). Bedruddin El-Ajniu (komentuesi i njohur i Buhariut) thotë: Senedi i këtij hadithi është sipas kushteve të Muslimit. (I'lau's-Sunen 3/64).
[11] - Bejhekiu, Tahaviu, Ibn Ebi Shejbe, Athar'us-Sunen, 1/108.
[12] - I'lau's-Sunen, 3/64.
[13] - Ibn Ebi Shejbe.
[14] - Me'an'il-Athar, Tahavi, 1/133.
[15] - Ibn Ebi Shejbe, Xhevher'un-Nekijj, 1/139.
[16] - I'lau's-Sunen, 3/67.
[17] - Këtë hadith e shënon Bejhekiu dhe senedi i tij është i mirë. (I'laus-Sunen, Et-Tehaneviu, 3/68). Këtë hadith e shënohet edhe nëpërmjet Ibrahim En-Nehaiut (I'lau's-Sunen, 3/68). Në sened të këtij hadithi është Muhammed ibn Xhabir kurse ky është i besueshëm te shumica e ekspertëve të hadithit. Ibn Addij përmend se Is'haku më shumë i ka dashur transmetimet e Muhammed ibn Xhabirit nga shumë të cilët janë më korrekt se ai sikur janë Ejjubi, Ibn Avni, Shu'bete etj., dhe sikur ai mos të ishte te ai në shkallë të lartë ai nuk do ta preferonte mbi të tjerët, (I'lau's-Sunen, 3/67). El-Felasi thotë: Muhammed ibn Xhabiri është i sinqert. Ibn Hibani e konsideron korrekte. Jahja ibn Seid El-Kattani e konsideron korrekte.
Hammad ibn Ebi Sulejmani (mësuesi i Ebu Hanifes) gjithashtu e konsideron korrekt. (I'lau's-Sunen /3/67). Ahmed ibn Abdullah El-Axhli gjithashtu e konsideron korrekte. Shu'beh thotë: Ka qenë me gjuhë të sinqertë. El-Mizan'ul-I'tidal nga Dhehebiu thuhet: "Nga Muhammed ibn Xhabiri transmetojnë numër i madh imamësh dhe hafizësh të hadithit", (Mizan'ul-I'tidal, Dhehebiu, 3/34).
Në Et-Takrib ka thënë: "Ebu Hatimi i jep përparësi kundrejt Ibn Luheji'it", (fq. 179).
[18] - Ibn Ebi Shejbe, Atharu's-Sunen, 1/104, Ahmedi, Ebu Davudi, 1/116, Të gjithë transmetuesit e këtij hadithi janë nga transmetuesit e Muslimit. (Xhevher'un-Nekijj, 1/137). Ibn Hazmi thotë se ky hadith është sahih. (Shih Telhis'ul-Habir, 1/83). Al-lameh El-Hashim El-Medeniu thotë në veprën Keshf'ul-Rejni an mes'eleti ref'il-jedejni: Senedi i këtij hadithi të cilin e shënon Nesaiu është sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit, (I'lau's-Sunen, 3/61). Hadithin e konsiderojnë korrekt edhe Ebu Hanife r.a., Maliku, Ebu Jusufi, Muhammed ibn Hasen Esh-Shejbaniu, Zuferi, El-Merginaniu, Esh-Shurunbulali, Abdul-Ganijj En-Nabulsi, Ibn Nuxhejmi, Serahsiu, Karafi, Ibn Abidini, Et-Tehaneviu, Et-Taftazaniu, Ahmed Shibbir El-Osmani, Imam El-Menbexhiu, Abd'ul-Ganijj El-Gunejmiu, Es-Sagirxhiu, El-Xhessasi dhe shumica e madhe e dijetarëve të mëhershëm dhe të mëvonshëm.
[19] - El-Muvetta, Muhammed ibn Hasen Esh-Shejbani, str. 90.
[20] - I'lau Sunen, 3/73.
[21] - Ibid. str. 90.
[22] - Xhami'u Mesanid'il-Imam, 1/355.
[23] - Xhami'u Mesanid'il-Imam, 1/302.
[24] - Tahaviu, 1/134.
[25] - Ebu Davudi, 2/22.
[26] - Disa tentojnë ta rrënojnë këtë hadith dhe thonë se Imam Neveviu ka thënë se ky hadith nuk është korrekt, sepse, siç thonë ata, të gjithë janë të pajtimit se Jezid ibn Ebi ZIjadi ka shtuar "e pastaj më nuk i ka ngritur". Tash të shohim korrektësinë e thënies "të gjithë janë të pajtimit se Jezid ibn Ebi Zijadi ka shtuar e pastaj më nuk i ka ngritur". Tash të shohim korrektësinë e thënies.
Jezid ibn Ebi Zijadi është nga transmetuesit (ravitë) nga të cilët transmeton Imam Muslimi dhe të katër imamët që do të thotë se është në shkallën më të lartë të besueshmërisë ... Ibn Shahini thotë: Ahmed ibn Salihu thotë: Jezid ibn Zijadi është korrekt dhe nuk më pëlqen ajo që disa flasin për të, (Tehdhib, 11/331). Gjithashtu, nuk është e saktë se vetëm Jezidi ka thënë: "E pastaj nuk i ka ngritur më", sepse ky fjalim transmetohet edhe nga Hakemi dhe Isa Ibn Ebi Lejla nga Abdurrahman ibn Ebi Lejla sikur që këtë nga ata e shënojnë Imam Ebu Davudi, Tahaviu dhe Bejhekiu, (Xhevher'un-nekijj, 1/137). Gjithashtu Ebu Davudi pasi e përmendi transmetimin në të cilin disa dyshojnë, d.m.th. transmetimin në të cilin gjendet Jezidis, e ka përmendur edhe rivajetin e Vekies nga Ibn Ebi Lejlasë kurse ai nga vëllai i tij Isai e ai nga El Hakemi kurse ai nga Abdurrahman ibn Ebi Lejlesë e ai nga El-Berr ibn Azibi, në të cilin thotë: "E kam parë të Dërguarin e Zotit se i ka ngritur duart kur ka hyrë në namaz dhe pastaj nuk i ka ngritur deri sa nuk e ka përfunduar namazin".
Gjithashtu edhe e ka përmendur këtë se Sufjani ka thënë: "Pastaj në Kufi e ka përmendur: Pastaj nuk i ka ngritur deri sa nuk e ka përfunduar me namazin", (I'lau's-Sunan, Et-Tehanevi, 3/85).
[27] - Tahavi, 1/132.
[28] - Mudevvenet'ul-Kubra, 1/71.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...