Hoxhollarët tanë e mbajtën xhematin të unifikuar e ju e përqatë!



Gjurmëve të hoxhallarëve tanë!

Hoxhallarët tanë që punuan e vepruan me mishë e shpirt na lanë amanet shpjegimin dhe sqarimin e mësimeve Islame. Ata e bënë të tyren dhe arritën ta mbajnë xhematin dhe besimtarët të bashkuar e të unifikuar. E shpjeguan Islamin në frymën e ehli sunnetit dhe xhematit.

Xhenerat pas xhenerate. Dijet i kishin marre prej hoxhallarëve të tyre, hoxhë prej hoxhe me zinxhire dhe silsile të pakëputut deri te sahabinjtë e Pejgamberit a.s..

Të gjithë muslimanët dhe hoxhallarët tanë prej se ka ardhur Islami në trojet tona ishin ehlu suneh vel xhemaah. Kështu mësuam edhe ne prej tyre. I morëm mësimet dhe dëgjuam ligjeratat e tyre. E dinim dhe konsideronim se ishim në rrugën dhe brenda ehlu sunetit.

Kështu mësuam në universitetet islame në gjithë boten islame sunite.


Por çfarë ngjau për habi dhe papritmas?

Nga një fraksion i parëndesishëm dëgjuam akuza dhe shpifje se hoxhallarët tanë dhe gjithë neve qe pasonim ata nuk ishim në rrugën e ehli sunetit! Një hoxhë thirrës islam nga një vend Arab deklaroi gjatë një vizite në Kosovë se neve kemi menduar se nuk ka musliman jashtë vendit tonë. E kuptuam, thotë ai, se kishim gabuar. E kuptuam se ehli suneti ishin mbi 1 miliard e gjysmë muslimanë.

E kuptuam se ehli suneti nuk janë 20 apo 30 milionë në botë.

Mjerisht disa pretenduan ehli sunetin vetëm për vetën e tyre dhe sulmuan gjithë ata që nuk pajtoheshim me shpjegimet e disa shejhave të tyre. Shejhat e tyre i mbronin me mish dhe shpirt. Ndërkohë shpifnin ndaj dijetatëve të mirëfillte të ehlusunetit.

Po të shkruante dikush për shejhat e tyre fillonin dhe thonin se mishi i dijetareve është i ndaluar, se ata shejha do te kërkojne hak në botën tjeter.

Po ju o njerez së bashku me shejhat tuaj që vazhdimisht shpifët kundër ehlusunetit, kundër Imamëve tanë të nderuar dhe shkollave dhe medhhebeve tona, që e përçatë xhematin, për juve nuk është haram mishi i dijetareve dhe kolosove suni apo vetëm ju dhe disa shejha tuaj jeni në rrugën e hakut. Disa kane filluar të kthjellen dhe t'i kthehen gjurmëve të hoxhallarëve tanë.

Ejani o ju të mendjes e arsyes qe të punojmë që këti populli t'ia mësojmë Islamin sikurse hoxhallarët qe i kishim. Për qindra vjet xhemati e kishte xhaminë xhami, kishte rend e qetësi në xhami. Secili i'a dinte vendin vetës, hoxhallarë e xhemat.

Allahu na ndihmofte ta ruajme xhematin dhe sunizmin tonë. Keto fjale jane per ata që kuptojnë.

Selam!



Autor: Dr. Ajni SINANI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...