Udhëheqësit vehabit dhe ndalimi i duave kundër Jahudive dhe Krishterëve
Gjatë udhëtimit tonë për në haxh me zbritjen tonë në vendet e shenjta në aeroport fillon kontrolli. Ne mendonim se vëllezërit tanë mendojnë se mos jemi nga ata që bëjnë trafikimin e narkotikëve, por zyrtarët na bëjnë me dije kontrolli ka lidhje me librin e quajtur 'Rregullat e Islamit', i cili është në listen e zezë dhe ndalohet hyrja e atij libri në Saudi, sipas tyre ky libër përmban fyerje të ndryshme. Ne u munduam t'u tregojmë se libri përmban fjalë dhe mendime nga të gjitha medhhebet por ishte e kotë, duhej të digjej ky libër sepse ky libër është një nga 5 librat që është në listen e zezë ishte përgjigjja. Po ashtu, ishte i ndaluar libri tjetër i dijetarit Es-Salimij 'Derdhja e mundit në ndryshim nga të Krishterët dhe Jahuditë'.
Ne themi se vehabizmi është formuar nga anglezët dhe qëllimi kryesor i tij është shkatërrimi i Islamit nga brenda, nënshtrimi ndaj çifutëve dhe kristianëve. Kjo kuptohet qartë nga lejimi i tyre i derdhjes së gjakut të muslimanëve dhe përvetësimi i pasurisë së muslimanëve, vrasja e njerëzve të pafajshëm pa kurrfarë mëkati.
Si është e mundur që vehabitët t'i ringjallin të gjitha këto mendime shkatërruese dhe demtuese për muslimanët (lejimin e gjakut të muslimanëve) e të cilat islami i kishte shuar para qindra viteve dhe e kishte ndaluar derdhjen e gjakut të muslimanit, tani këta i vënë në jetë mendimet paraislame shkatërruese, që edhe një nga mendimet e tyre të dëmëshme shkatërruese është edhe mendimi dhe bindja e tyre se Zjarri i xhehennemit do të shuhet dhe do të dalin mushrikët nga ai.
Tani po paraqesim ndalimin e tyre që u'a kanë bërë të gjithë imamëve që të mos bëjnë dua kundër jahudive dhe të krishterëve, me qëllim që të ndalohet çdo gjë që i bën jahudit dhe të krishterët të mos ndjehen rehat duke ndaluar edhe fjalët dhe qdo shprehje kundër tryre, (ah sikur të merreshin vendime për ndërprerjen dhe ndalimin e fjalëve fyese kundër muslimanëve dhe dijetarëve islam).
Vendimi i datës 13.5.1409 h. nga Ministria e Haxhit dhe Vakëfeve me numrin 3719 të Vendimit, në vendim shkruan: '... kemi vërejtur te disa imamë se hytbet e tyre përmbajnë dua për shkatërrim dhe të ngjashme me këtë kundër çifutëve dhe të kristianëve dhe grupeve të tjera fetare, edhe duke i përmendur shtetet me emra, e kjo nuk është në pajtim me atë si na ka udhëzuar Kur'ani i madhërueshëm'.
Kjo është akideja e vehabive e cila bën thirrje për dashurinë për armiqët e All-llahut xh.sh. dhe mbrojtjen e tyre, ndërsa vrasjen e muslimanëve madje edhe në vendet e shenjta. Tani na duhet të cekim thënien e emirit të vehabive në Nexhd në letrën e tij drejtuar përfaqësuesit anglez Sër Bersi Kuks, me rastin e pushtimit anglez të Basrës dhe daljes së saj nga duart e muslimanëve.
Në këtë letër shkruan: 'Zotriu im Bersi Kuks, përfaqësues i Britanisë së Madhe, gjithmonë të zgjasë triumfi i saj ... hyrja e ushtrisë suaj madhështore angleze në Irak është fitore e madhe për muslimanët dhe triumf i madh për ne ... nënshtrimi jonë dhe shërbimi jonë do të jetë për Britaninë e Madhe dhe dashuria jonë për ju do të jetë deri në pa fundësi', kjo është e vërteta e hidhur, o ju vëllezër të dashur muslimanë, të cilëve ju ka rënë në kokë thirrja e vehabive për mos lexim dhe as shikim të ndonjë libri islam që nuk përshtatet me menhexhin e tyre.
Përktheu nga arabishtja: Zuhdi HAJZERI, Kajro-Egjipt.
_________________________
Shkëputur nga Artikulli: "Vehabizmi - kush e prodhoi dhe kujt i shërben?".
Literatura:
Shkëputur nga botime të një varg librash që flasin për këtë qështje, të botuara nga grup autorësh, janë shkëputur fragmente nga librat numër 1.a., 1.b. dhe 3, botuar në Kajro në vitin 2004.
Libri 1.a. me titull:(- انوار الحقاءق الجلية في كشف الوهابية -), 'Enwar Elhakaik Elxhelijjetu fi Keshfi Elvehabijjetu', botimi i parë Rexhep 1425 h. - Shtator 2004 Kajro nr. i bot. 15177\2004.
Libri 1.b. me titull: (- كشف الارتياب في امامة ابن سعود و ابن عبد الوهاب -), 'Keshf El-irtijab fi Imameti Ibni Seud we Ibni Abdulvehab', botimi i parë Shewal 1425 h. - Nëntor 2004, Kajro nr. i bot. 18853\2004.
Libri 3 me titull: (- الوهابية لمصلحة من؟ -), 'Elvehabijetu limaslahati men?', botimi i parë Shewal 1425 h. - Nëntor 2004 Kajro nr. i bot. 18854\2004.