Shteti i pare Saudit qe e shkaterruan Sahabet



Ne fakt nuk e kishte emrin keshtu. Por kishte te gjitha tiparet dhe ngjashmerite me kete qe njohim sot dhe u formua pikerisht ne te njejten zone qe eshte themeluar edhe ky shtet Saudit qe e njohim sot.


Por si fillon historia?

Ne fakt historia fillon ne betejen e Jermukut, ku Pejgamberi a.s. kishte dale me Sahabet ne lufte kunder Bizantit.

Por nuk do te zgjatemi ne kete pjese.

Ajo qe na intereson, eshte fakti se Pejgamberi a.s. sheh nje grup prej Sahabeve duke qendruar me njeri tjetrin. Kalon prane tyre dhe u thote: Eshte njeri ne mesin tuaj, qe dhemballa e tij ne Xhehenem, eshte me e madhe se Mali i Uhudit.

Ne grup ishte edhe Ebu Hurejra qe na e transmeton Hadithin.

Ai thote se prej atij Momenti per Ebu Hurejran nuk kishte me rehati per vite me rradhe.

Njeri prej tyre, do te jete ne Xhehenem. E ata ishin jo me shume se dhjete veta. D.m.th. shansi qe mund te ishte Ebu Hurejra ishte 10%.

Ai tregon sesi i veshgonte te gjithe njeri pas tjetrit. Ishin te gjithe njerez prej Sahabeve si ai, dhe ishin njerez shume te nderuar ne mesin e Sahabeve. Benin shume vepra te mira, Sadaka, lexim Kurani, namaze, etj.. Kjo e vinte Ebu Hurejran edhe me shume ne Siklet. Sepse kishte frike se mos ishte ai. Edhe pse ai nuk qendronte pas tyre ne te gjitha veprat e mira qe ata benin.

Sahabet qe ishin ne ate grup po ikinin njeri pas tjetrit. Dhe te gjithe po iknin si besimtare te mire dhe te deshmuar per devocionin e tyre. Kjo d.m.th. qe shanset per ti rene Ebu Hurejras, shtoheshin edhe me shume.

Edhe frika e tij -sic tregon ai- shtohej edhe me shume. Derisa kishin mbetur vetem dy veta gjalle nga ai grup. D.m.th. se shansi per ti rene e keqja Ebu Hurejras, ishte 50%.


Kush ishte njeriu tjeter?

Ai quhej Nehar al-Raxhal, ky kishte ardhur nga rajoni Beni Hanife ne zonen e Nexhdit. Ne nje delegacion qe e kryesonte Musejleme Kedhdhabi (Mashtruesi).

Ata kishin ardhur te vizitonin Pejgamberin a.s. dhe te deklaronin Islamin, ssic kishin bere edhe delegacionet e fiseve te tjera arabe, ne ate kohe.

Mirpo ky delegacion ndryshonte disi.

Musejleme kishte takuar Pejgamberin a.s. dhe kishte deklaruar se do te pranonte Islamin. Por me kusht. Nese Pejgamberi Muhamed a.s., do tia linte atij trashegimi Profetesine.

Por Pejgamberi a.s. i kish thene: Nuk jam une qe zgjedh profetesine dhe as nuk jam une ai qe caktoj Pejgamberet. Ate e ben Allahu i madheruar.

Musejleme ishte kthyer mbrapsht duke mos pranuar te futej ne Islam. Mirpo jo te gjithe te tjeret e delegacionit, ishin kthyer. Prej tyre njeri kishte qendruar dhe kish pranuar Islamin. Ai kishte vendosur te qendroje ne Medine dhe te mesonte edhe me shume Islamin, nga Pejgamberi a.s..

Ai ishte Nehar al-Raxhal. Ai edhe me heret njihej ne popullin e vet si njeri me shume vlera dhe influence. Por pasi ishte bere musliman, vlerat e tij tashme njiheshin edhe nga Sahabet e Pejgamberit a.s.. Aq shume nderohej sa edhe Ebu Hurejra, njeriu qe transmetoi me se shumti Hadithet e Pejgamberit a.s. dhe ishte nje person shume i afert me Pejgamberin a.s. kishte frike se Nehari do tia kalonte per nga miresia.


Dhe filluan trazirat e medha

Menjehere pasi Pejgamberi a.s. nderroi jete, disa fise arabe, refuzuan te qeverisen nga Medina dhe nga Halifi i Pare Musliman Ebu Bekr el-Sidik r.a..

Pasi Pejgamberi a.s. kishte nderruar jete, ata menduan se nuk ka nevoje me te jemi bashke dhe secili mund te shohe punet e veta.

Por me keq nga keta, ishin disa te tjere. Ata nisen te abuzojne me njerezit perreth tyre. Duke pare ndikimin e madh te Pejgamberit Muhamed a.s. ne njerezim, ata menduan se ky eshte nje profesion shume i fuqishem dhe se me te do te mbledhin shume pushtet per veten e tyre.

Keshtu dolen shume mashtrues dhe profete te rreme. Por me i rrezikshmi prej tyre ishte Musejleme. Aii madje qe ne jeten e Pejgamberit a.s. i kishte derguar nje leter ku shkruhej Nga Musejleme, Pejgamberi i Zotit, per Muhamedin Pejgamberin e Zotit. Deklaroj se edhe une jam pejgamber sikur ti. Por Pejgamberi a.s. i kishte kthyer pergjigje: Nga Muhamedi, Pejgamberi i Zotit, per Musejleme Mashtruesin. Kthehju Islamit qe te shpetosh ne te dy jetet.

Sherri i Musejlemes, ishte perhapur shume shpejt, si flaka ne kashte. Fisi i vet Beni Hanife te gjithe ishin pasues te tij.

Ai tashme kishte formuar nje ushtri prej 60 mije luftetaresh dhe synonte te pushtonte Medinen qe te merrte keshtu autoritetin e Islamit.


Por ...

Ne Medine lajmet kishin ardhur tashme tek Ebu Bekri r.a., Halifi Musliman. I cili nuk priti qe armiku ti vinte ne Medine. Por nisi fillimisht nje ambasador qe te bindte Musejlemen se eshte ne rruge te gabuar. E ky do te ishte pikerisht Nehar al-Raxhali.

I njohur per vlerat e tij, Ebu Bekri i besonte se do te kishte sukses, sidomos qe ai ishte prej te njejtit fis me Musejlemen dhe kishte influence te madhe ne fisin e tij.

Nehar al-Raxhal, u nis ne misionin e tij dhe kur ishte ne Periferi te vendbanimeve te fisit Beni Hanife, pa se Musejleme kishte dale per ta pritur.

Ai e dinte se Nehar mund ta shkaterronte krejt endrren e tij me fjalet qe do te thoshte ne popull. Prandaj i kish ardhur aty per te diskutuar dhe per ta bindur Neharin.

Degjo Nehar! Tha Musejleme. Ti dhe une mund te sundojme gjithe boten jo vetem Beni Hanifen. Cfare ka Muhamedi me shume se une? Epo e sheh se cfare ka arritur te ndertoje?

Nese ti pranon, ne te dy do te ndajme pushtetet dhe pasurite qe do te fitojme ne kete rruge. Une do te marr pushtetin fetar (profetesine), ndersa ti merr pushtetin politik (behu mbret i jone).

Keto fjale te befasishme per Nehar al-Raxhalin, erdhen si mjalti. Ishin si uji i fresket ne nje vape torturuese.

Ore ne fund fare, me fene e Muhamedit, Nehari ishte thjesht njeri prej shume te tjereve.

Ndersa Musejleme po i ofronte te behej mbreti i njerezve.


Oferte teper tunduese!

Vetem thuaj se e ke degjuar pejgamberi muhamed, te thote se pas meje, profetesine e ka musejleme. Kaq duhet te besh.

Me pak hezitim, por ne fund Nehar al-Raxhal ishte thyer para ofertave te Musejleme Mashtruesit. Ai kishte dale ne popullin e Beni Hanifes dhe kishte bere deshmi te rreme, se: Kishte degjuar Pejgamberin a.s. te thote se pas tij ishte Musjeleme ai qe e kishte profetesine.

Ebu Bekri r.a. kur mori vesh kete lajm u merzit shume. Dhe menjehere urdheroi ushtrine Islame drejt fisit Beni Hanife.

Por ne Medine ishte dikush qe ishte shume i lumtur qe Nehar al-Raxhal kishte dezertuar nga Islami. Ai ishte Ebu Hurejra r.a. qe kish jetuar ne ankthin se mos ishte ai njeriu qe kishte njoftuar Pejgamberi a.s. se do te ishte ne Zjarrin e Xhehenemit. Por qe tashme ishte vertetuar se njeriu per te cilin kish folur Pejgamberi a.s. ishe Nehar al-Raxhal.

Ushtria Islame qe Ebu Bekri dergoi ne Beni Hanife, arriti qe ta shkaterroje Musejleme Mashtruesin dhe ortakun e tij Nehar al-Raxhal. Ata u vrane qe te dy dhe bashke me ta mbaroi edhe problemi i tyre.


Por pse e titullova shteti i pare Sahabet?

Sepse ne fakt ka shume ngjashmeri mes kauzes se Musejleme Mashtruesit dhe Kauzes Vehabiste.

Ka shume ngjashmeri mes menyres si ndane pushtetet Abdulaziz Bin Saud (ekuivalent i Nehar al-Raxhal) duke marre pushtetin Politik. Dhe Muhamed bin Abdul-Vehab (Ekuivalent i Musejleme Mashtruesit) duke marre pushtetin fetar. Edhe deri ne ditet tona, pozicioni me i larte fetar (Myftiu i Arabise Saudite) vazhdon te mbetet ne duart e Fisit al-Sheikh, d.m.th. fisit te Muhamed Abdul-Vehabit.

Ai pozicion qe atje eshte i garantuar me ligj qe do te jete vetem per fisin e Abdul-Vehabit.

Ndersa eshte e njejta Zone qe kane ndodhur keto dy themelime shtetesh antiislame, ne kohe te ndryshme. D.m.th. Zona e Nexhdit. Per te cilen Pejgamberi a.s. refuzoi ta bekonte dhe tha se atje do te vijne tronditjet dhe Fitnet.

Edhe pse zyrtarisht pranohet qe shteti Saudit ka tre faza, dhe fillon ne fazen e pare rreth 250 vite me pare. Ku fiset cifute te konvertuara ne Islam dynden ne zonen e Nexhdit dhe qe me vone do te njihen me Fiset al-Saud. Keta bene pakt me Muhamed bin Abdul-Vehabin, qe ta ndihmonin ne propaganden e tij qe ngjan me Islamin, por nuk eshte e njejte. Me kusht qe ata te marrin ne dore pushtetin politik dhe Muhamed bin AbdulVehab dhe pasardhesit e tij, te marrin pushtetin fetar.

Mirpo Halifati Osman, e goditi kete Aleance ne dy epoka te ndryshme. Ne te paren dhe ne te dyten. Ndersa ne te treten dalje te tyre, ata moren ndihma nga pushtuesit Britanike dhe arriten te mundin Halifatin Osman dhe te zaptojne ato toka qe sot quhen Arabia e Saudeve ose Arabia Saudite.

Dhe nje tjeter detaj ngjashmerie teper cares.

Kryeqyteti i Musejleme Mashtruesit dhe Beni Hanife ishte zona e quajtur (Hadika) Lulishta, nje zone e rrethuar me nje mur te larte mbrojtes.

Dhe ne te njejten menyre quhet edhe kryeqyteti i Saudise sot Rijad, qe d.m.th. Lulishta gjithashtu.

Dhe nese do te masim poziten gjeografike mes Rijadit te sotem dhe Hadikas se atehershme, del se ndodhen ne te njejten pike gjeografike.



Autor: Eduart THARTORI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...