Islami dhe Arabia Saudite



Është e pakuptimtë dhe tepër e çmendur të lidhësh Islamin me Arabinë Saudite. Sepse lidhje nuk kanë. As Islami nuk është Arabia Saudite dhe as Arabia Saudite nuk është Islami.

Islami ka qënë para Arabisë Saudite dhe do të jetë edhe pas saj deri në ditën e Gjykimit.

Të kritikosh Arabinë Saudite nuk d.m.th. se po kritikon Islamin. Edhe kritikat ndaj Komitetit të dijetarëve sauditë, nuk është kritikë ndaj Islamit. As cënimi i Saudisë nuk është cënimi i Islamit. Nuk është e vërtetë as që Saudia përfaqëson Ehli Sunetin dhe as trashëgimtarja e Sunetit.

Islami është shumë herë më i madh sesa të kufizohet me një shtet, apo me disa individë. Duhet ta shkulim nga vetëdija jonë fiksimin se Islam d.m.th. Arabi Saudite apo me mbretin ose princin e artë saudit.

Fakti që Qabja dhe Xhamia e Pejgamberit a.s. ndodhen brenda kufirit të këtij shteti nuk d.m.th. se ky shtet është i shenjtë. (E si mund të jetë i shenjtënjë shtet i krijuar nga pushtuesit britanikë? Pikërisht atyre që krijuan edhe Izraelin).

Ndodhja e vendeve të shenjta në këtë shtet nuk i jep as mbretit të tij as dijetarëve të tij dhe as liderëve të tij asnjë imunitet dhe asnjë shenjtëri. Madje mund të themi se janë pikërisht këta individë që po e shtrembërojnë pamjen e Islamit, dhe mesazhin e tij për brezat e ardhshem. Janë pikërisht këta që krijuan idhujtarinë moderne duke adhuruar pushtetarët apo dijetarët, duke dashur për hatrin e tyre e duke urryer kundërshtarët e tyre.

Islami është fe e pastër dhe kërkon prej njeriut një logjikë të pastër dhe aktive.

Islami nuk është fe e bestytnive, as paganizmave që shenjtërojnë njerëzit, qofshin edhe mbretër apo dijetarë.

Islami është feja e Allahut dhe adhurimi i takon vetëm Allahut.



Autor: Ihsan FAKIH
Përktheu: Eduart THARTORI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...