A është sekti Selefist-Medkhali, një mik i Izraelit, ...??!



Artikull i "The Times of Israel"

Zalchi Khan, analisti izraelit e konsideron sektin selefist Medkhalist (që disa e konsiderojnë si Selefizmi i shërbimeve Informative), si një thesar strategjik i qëllimeve të Izraelit. Sekti Medkhali i njohur ndryshe për bindje të verbër ndaj Pushtetarëve dhe sabotimin e çdo proteste kundër tyre, ka edhe emra të tjerë, tek ne në Shqiptari si: Tekfirët, Grupet e Hakut, etj., (shënim i përkthyesit).

Në një artikull në të përditshmen "The Jerusalem Post" Han thotë se, edhe pse është shtuar shumë fryma antisemitike në të gjithë botën sidomos pas luftës së Gazas. Bien në sy një përkrahje e heshtur e këtij sekti ndaj shtetit të Izraelit. Ajo dallohet nga të tjerat, se është gjithashtu përkrahëse e politikave të natyralizimit me shtetin e Izraelit. Madje dallohet edhe nga lëvizjet liberale në botën muslimane.

Ai shton se: Ndryshe nga rrymat e Islamit Politik dhe Xhihadist që janë ndikuar zakonisht nga Vllazëria Muslimane. Medkhalistët përbëjnë një rrymë paralele, e cila ndihmon interest e Izraelit në rajon, siç janë; përhapja e Laicizmit, Demokracisë dhe sigurisht Sigurisë së Izraelit.

Ai tha se, ky sekt beson se është e lejuar të natyralizohen marrdhëniet e shteteve muslimane me Izraelin, dhe se këtë punë e dijnë më mirë Qeveritarët e tyre. E del si detyrë e popullatës që ti bindet deri në fund Qeveritarëve të tyre. Ata nuk besojnë në Bojkotin e Produkteve të Izraelit, dhe as bashkëpunimin me bizneset izraelite. Ata kanë një besim të verbër ndaj qeverive si ajo e Emirateve, (Saudisw, sh.p.) Egjiptit, Jordanisë, Marokut dhe Sudanit, të cilat tashmë janë në qarkun e qeverive që kanë normalizuar më parë Raportet me Izraelin.

Autori Khan, citon shejh Nasirudin Albanin, duke thënë se, Shejh Albani është i pari që ka dhënë fetva se Emigrimi i Palestinezëve nga Palestina, është si Emigrimi i Pejgamberit a.s. nga Meka në Medine. [1]

Sipas autorit të artikullit, Shejh Albani i jep legjitimitet Shtetit të Izraelit edhe mbi atë që ka mbetur sot Palestinë (Bregun Perëndimor dhe Gazan).

Gjithashtu ai citon edhe një tjetër shejh me emrin Shemsi Ben Safi që aktualisht jeton në Britani, nuk e kundërshton Fushatën e Natyralizimit të Vendeve arabe me Izraelin.

Sipas autorit të artikullit, është e sigurtë se Sekti Medkhali (Tekfirxhi, sh.p.) nuk e përkrah Sulmin e Hamas më 7 Tetor kundër Izraelit.

Ai sqaron se Sekti Medkhali është grupi që përshtatet më shumë me politikat operacionet dhe idealet strategjike të Izraelit në Lindjen e Mesme.



Shqiperoi: Eduart THARTORI



_________________________

Për më shumë artikulli origjinal, këtu: https://blogs.timesofisrael.com/is-madkhalism-a-friend-of-the-state-of-israel/.

[1] - Fetva e shejh Nasirudin Albanit, këtu: https://islamiclaw.blog/2018/08/14/1993-fatwa-from-muhammad-nasiruddin-al-albani-calling-on-palestinians-to-leave-the-west-bank/.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...