A thu ende besoni se nuk ka Vehabizëm??!



Ndegjoni Sadullahin dhe lexoni kush ishin kundërshtaret e Muhamed ibn Abdulvehabit! Kush nuk i kupton idetë dhe praktikat e Muhamed ibn Abdulvehabit, ai kurrë nuk do të kuptojë se ku është problemi themelor të Vehabistëve.

Ibn Hassan El-Ferexh shkruan:

Shejhu Husejn ibn Ganam, shkruan në librin e tij en-Nafis: Dhe në Sheval të këtij viti [1165 hixhri] janë bërë populli i Huremla (Nexhdit) femohues gjithashtu edhe gjykatësi i tyre Sulejman ibn Abdulvehabi, vëllai i Shejh Muhammed ibn Abdulvehabit (pra edhe vllaun e ka bërë mushrik). Shejhu u informua se vëllai i tij ka përhapur fitne dhe fakte-mashtruese në mesin e njerëzve, dhe kështu ai shkroi atij letra në të cilën ai e këshilloi atë, qortoi atë dhe i bëri të qartë pasojat atij. Dhe Sulejmani i shkroi Shejhut letra [Ktheu pergjigjen] në të cilën ai fjalët e tij i zbukuronte, ka konfirmuar marrëveshjen e tij, duke thënë se ai nuk do të banonte asnjë ditë atje, nese njerëzit e Huremla (Nexhdit) të ishin Femohues.

Pastaj Shejhu raporton për Femohimin e Popullit të Menfuhas: Kur Shejh Muhamed ibn Abdulvehabi pa shfaqjen e Femohuesve në disa rajone, dhe Femohimin e disave Femohuesve te Teuhidit të parë, ai i mblodhi gjatë këtij viti [1167] njerëzit e Islamit të fushave të ndryshme. Ai shpjegoi Sunetin e Allahut, në të cilën ajo që ka ndodhur me popullin e Teuhidit për njerzt të turpit dhe të shirkut, dhe ai shpjegoj ajetin e Kur'anit në këtë rast dhe ju dha lajmin të fitores, nese ata do të qëndronin te bindur në fejë. Ai i urdhëroi ata për t'u kthye tek Allahu, të pendohen dhe të jen të sinqertë në qëllimin e tyre. Pastaj ata ju dhanë shumë sadaka dhe e luten Allahun për fitore.

Pastaj muslimanet e hapen Huremlan me dhunë. Dhe Abdul-Aziz bin Muhamed bin Sa'ud hyn në atë [qytet] me 800 meshkuj dhe 20 kuaj. Ai u vendos në pjesën lindore të rajonit dhe u fsheh në dy vende të ndryshme. Abd ul-Azizi dhe një grup njerëzish trima janë fshehur në Shu'ajb Evja dhe Mubarek Ibn Edvan është fshehur me 100 njerëz në el-Xhuzej. Si u bë mengjes ata filluan sulmin, njerëzit e këtij rajoni shkuan drejt tyre Beteja u bë e ashpër. Kur u ballafaquan me grupin e parë që u fsheh ata qëndruan të palëkundur, megjithatë, vetëm derisa arriti grupi i dytë i fshehur tek ata. Armiku nuk kishte asnjë mundësi tjetër përveç që të ik dhe muslimanët vranë qindra prej tyre dhe moren shumë nga gjërat e tyre si plaçkë të luftës. Dhe shtatë prej muslimanëve u vranë.

Dhe Shejhu Muhamed ibn Abdulvehabi ka shpërndarë plaçkën [*] duke e ndjekur Sunetin e të Dërguarit të Allahut dhe sipas zakonit të Selefit. [**]



Autor: Ibn Hasan EL-FEREXH



_________________________

(Ibn Hasan El-Ferexh, faqe 74.)

[*] - Kështu ai e shpërndau pasurinë e muslimanëve të cilët janë vrarë ose kanë ikur, n'mes njerëzve të tij, se ata njerzt (muslimanet) ishin gjithsesi kufar për të.
[**] - Ai nuk e pasoi as Sunetin e Pejgamberit fisnik, salallahu alejhi ve sel-lem, as nuk e ka ndjekur Sunetin e Selef us-Salih, por ai ndoqi urdhrat e Shejtanit, ashtu si mund të shihni atë në bazë të veprimeve të tij.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...