Feja islame, pishtar i lirisë dhe tolerancës



Institucioni i lirive dhe të drejtave të njeriut paraqet një ndër institucionet me të rëndësishme juridike, prandaj edhe të së drejtës kushteutese. Nga kjo mund të deshmohet se a është demokratik, apo jo demokratik një shtet dhe një shoqeri.

Kohëve të fundit nepërmjet këtij institucioni bëhet vlerësimi nga bashkesia ndërkombetare i nivelit të demokracisë në vende të ndryshme.

Në doktrinen e së drejtës ky institucion është relativisht i ri, ku shkendijat e para i hasim në vitin 1215 në Magna Charta Libertatum.

Kur flasim për të drejta të njeriut në islam, në të vërtetë ato janë përmendur shumë me herët dhe atë në librin e shenjtë Kur'anin ama këto të drejta nuk janë dhënë nga ndonje mbret ose parlament, por janë dhënë nga Zoti.

Te drejtat e njeriut ashtu si jepen nga organet ligjdhënse ose mbretërore mund edhe të shfuqizohen, ndërsa të drejtat e njeriut në islam janë të garantuara nga Zoti dhe asnjë parlament ose qeveri në botë nuk mund ti shfuqizojë.

Islami është fe e hapur, e ekuilibruar, universale dhe si e tillë është edhe në fushën e të drejtave të njeriut. Kur'ani na mëson se ti marresh padrejtësisht jeten tjetrit është krim kundër terë njërezimit (el-Maide, 5:32). Një vleresim të tillë të lartë kurrë nuk ka dhënë ndonjë komision apo organizatë e të drejtave të njeriut, e as nuk mund të gjendet në ndonje fe tjetër.

Kur u vranë 12 persona në redaksinë e revistes "Charlie Hebdo", të gjithe mulsimanet kanë shprehur ngushëllime dhe keqardhje për tragjedin e cila ndodhi në Paris. Vetëm disa ditë pas ngjarjes kjo revistë, ata qe u solidarizuan dhe ndan dhimbjen bashkë me të iu përgjigj në një fryme tjetër, në një frymë egoiste, duke publikuar karikaturat e profetit Muhamed.

Në Francë si një vend i "lirise së shprehjes" i lejohet një reviste sikurse "Charlie Hebdo" të publikojë karikatura të Muhamedti a.s, por humoristit francez Dieudonne M'bala iu ndalua që të bëjë humor sepse ky për dallim nga revista Charlie përqesh të gjitha fetë.

Shënjestra e Charlie është myslimani i paraqitur si i dhunshëm dhe barabar, i cili gradualisht po e pushton Francën, ndërsa shënjestra e Dieudonne ishte hebreu i paraqitur si mashtrues, gënjeshtar dhe hipokrit dhe mu për ketë u arrestua para disa javesh nga autoritetet franceze.

Islami erdhi dhe u ofrojë njërezve lirinë e të drejtave, përkatësisht lirinë e të menduarit, të arsimit, lirinë e shprehjes, të kritikes, lirinë e besimit, lirinë e lëvizjes, lirinë e pronës etj, por të gjitha këto liri janë të kufizuara vetëm në një aspekt dhe atë jo dëmtimit të vetes dhe të tjerve. Pra liria jote përfundon aty, ku fillon liria e dikujt tjetër.

Lidhur me lirinë e shprehjes e cila është berë tem diskutimi kohëve të fundit, islami nuk e sheh vetëm në një aspekt të ngusht, si një të drejtë vetum për tu shprehur dhe kritikuar, por edhe si një detyrim dhe obligim për interesat e përgjithshme të qytetarëve.

Islami nuk pranon qe t'ua mbyllim gojen njerëzve, pra nuk kërkon që ata të flasin vetëm me leje, por kërkon që njerëzit të jenë të lirë ti shprehin idet dhe mendimet e tyre.

Është me të vërtetë befasuese të shohesh disa musliman më mentalitet mesjetar, që pajtohen me me ide se muslimanet duhet tu kundërvihen jo muslimaneve, derisa të kenë pranuar islamin.

Islami, siq e shohim në Kur'an nuk ka të bejë fare me këto nocione të shtremberuara, por përkundrazi kërkon të shpërndaj paqe në të gjitha format.

Fatkeqësisht, feja islame kaq paqesore është keqkuptuar nga shumë njerëz dhe shkaqet e këtij keqkuptimi janë keqintepretimi i çështjes së xhihadit si dhe keqinterpretimi i fesë.

Për ketë arsye nuk do të duhej të merrën shëmbull veprat e këtyre njerëzve. Mënyra më e mirë për të kuptuar një fe është studimi i burimit të saj hyjnor.

Burimi hyjnor i islamit është Kur'ani që mbeshtet konceptet e moralit, dashurisë, mëshirës, përkushtimit, sakrifices, tolerancës dhe paqes.

Në kaptinen el-Bekare, ajeti 69 thuhet: "nuk ka dhunë në fe". Nga kjo mund të kuptojmë se askush nuk ka të drejtë që t'ua imponojë bindjen e besimit të tjerve.

"Kushdo le të besojë e kushdo le të mohoj", (el-Kehf: 29). Ky ajet kur'anor i le plotësisht të lirë individet të zgjedhin mes besimit dhe mosbesimit.

Nga kjo mund të përfundojmë se feja islame nuk është fe e dhunës e as e imponimit, por është pishtar i lirisë, tolerencës dhe sigurisë.



Autor: Kushtrim GASHI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...