Nuk e gjykuam kirshterizmin dhe as që e cilësuam si terroristë?
Lexojuani këtë skllevërve dhe njoftoni popullin timë se unë nuk do të jem pjesmarrëse në asnjë aktakuzë edhe nëse ajo më mveshet mua.
1 - Ne nuk e gjykuam krishterizmin dhe as që e cilësuam si terroristë edhe pëkundër luftrave të ashpëra që ishin zhvilluar nga perëndimorët dhe për të cilat historia nuk ka dëshmuar për diç të ngjashme me to siç ishte lufta e parë botërore e cila la pas veti 7 milion të vrarë dhe 21 milion të plagosur.
2 - E as që e etiketuam si terroristë edhe përkundër luftës së dytë botërore e cila pas veti la 50 milion të vdekur dhe 90 milion të plagosur. E shpenzimet e të cilës kishin arritur në 37 trilion pound ndërsa një orë e kësaj lufte llogaritej se kishte koston prej 1 milon pounde.
3 - Ne nuk e cilësuam kirshetrimin si terroristë edhe përkundër brutalitetit dhe egërsisë që kishin përdorur përendimoret, duke përdorur armët më të rrëzikshme gjatë historisë. Terrori shkoi aq largë saqë përdorën edhe armë bërthamore që pas veti la të vrarë 500.000 japonez. Ndikimi i kësaj bombe kishte shkuar aq largë sa që pasojat e saj vëreheshin edhe tek ata që ishin 100 mile e ndërsa shenjat e infeksioneve nga kjo armë kishin shkuar edhe më largë ato vërheshin edhe tek ata që ishin me mijra mile larg Japonisë.
4 - Ne nuk e etiketuam si terroristë krishterimin edhe pse bota demokratike, është po ajo që ka mbytur në Vietnam 3.400.000 civil. Kjo kishte ndodhur në vitët e 60-ta të shekullit të kaluar dhe ky numër është prej asaj që është konfirmuar nga vetë Ministri i Mbrojtjes i asaj kohe, Robert McNamara.
5 - Nuk e etiketuam si të tillë as krishterizmin e as jehudizmin e as që i cilësuam për kolonializëm edhe pse kanë shprëngulur 7 milion palestinezë nga tokat e tyre. E që kjo u bë me të vetmën arsye se gjoja janë duke e përmbushur një prej premtimeve të Telmudit dhe Bibles andaj edhe ua dhuruan jehudëve.
6 - Ne nuk e cilësuam si terroristë e as që e gjykuam krishterimin edhe pse trupat amerikane detyruan me forcë ishullin Indonesian Samar të konvertohet në krishterizëm dhe ia dhanë emrin Filipine duke aluduar në Mbretin Filip II me origjinë spaniole.
7 - Ne nuk etiketuam askënd edhe pse një prej gazetarëve që ishte edhe bartës i ofenzives së përgjaksëshme ndaj ishujve Samar kishte thënë: "Kemi vrarë çdo fëmijë, grua, plak, burrë, të burgosur, robër e të tjerë duke filluar nga mosha 10 vjeçare e kjo pasi që besonim se myslimanët nuk ishin aspakë më të mirë dhe nuk kishin aspakë vlerë më shumë sesa një qen i tyre dhe në veçanti kur urdhëri nga gjeneral Franklini kishte ardhur në formë të prerë se ai nuk donte asnjë të gjallë, as që donte robër lufte dhe as ndonjë regjistër të shkruar". Megjithatë ne nuk akuzuam ata për terrorisëm edhe përkundër fakteve ashtu siç ata na akuzuan neve pa asnjë argument.
8 - Nuk e akuzuam krishterizmin e as që e gjykuam për kolonializëm edhe pse ata kishin mbytur 80.000 mysliman në ishullin Madagaskar në një ditë dhe me një goditje të vetmë, në një formë që nuk e ka parë historia dhe nuk e ka dëgjuar njëri.
9 - Nuk e kemi akuzuar krishterimin edhe pse kolonizmi fashistë istalian kishte mbytur 700.000 libian duke kryer kështu asgjësim të popullatës së pafajshme dhe civilëve. Ne nuk kërkuam hakmarrje pasi që feja jonë fton në falje dhe mirësjellje.
10 - Ne nuk e etiketuam kirshterizmin edhe pse kolonia franceze ishte ajo që në Algjeri kishte vrarë me miliona dhe në një ditë të vetme, në një masakër të përbashkët, në qytetin Kazata të Algjerisë kishte mbytur 40.000 të pafajshëm vetëm pse thonin se Zoti është Një.
11 - Nuk e akuzuam për asgjë krishterimin edhe pse në luftën e Bosnies një prej gjeneralëve të Kombeve të Bashkuara kishte thënë se: "Kam kaluar muaj të tërë dhe nuk kam dëgjuar asgjë tjetër përveç zërit të armëve dhe predhave, si dhe jetonin në fantazma nga kufomat e shumta por që serbët ishin ende të etur dhe ende kërkonin viktima nga gratë, fëmijët dhe pleqët boshnjak edhe pëkundër masakres së tmerrshme të Srebrenicës".
12 - Ne nuk e akuzuam krishterimin edhe përkundër asaj se një prej oficerëve serb, Fustic, për gazetën gjermane Der Spiegel kishte thënë: "Unë vetë kam vrarë me mija myslimanë dhe kam shkrepur zjarrë mbi qindra familje duke kërkuar asgjësimin e tyre". E kur gazetarja ia kishte rikujtuar marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare që e ndalonin vrasjen e civilëve, ai ishte shprehur: "Nuk gjeja mjete për transportin e tyre andaj mbytja e tyre ishte më e lehtë ashtu siç kishte bërë një prej shokëve të mi që kishte vrarë 640 mysliman. E nganjëherë ua nxjerrja sytë të zënve rob dhe nganjëherë ua thyeja duart dalëngadal derisa nuk e pranonin atë që unë doja".
13 - E ndërsa këtë e vërteton, ashtu siç e vërteton edhe vetë armiqësinë e perëndimorëve ndaj islamit, vetë fjala e kryepasapit të Jugosllavisë dhe Ballkanit në përgjithësi, Sllobodan Milloshevicit, i cili kur ishte pyetur se pse po e bënte këtë ndaj myslimanëve pati thënë: "Unë s'po bëjë asgjë vetëm se po e pastrojë Europën nga fundrrinat dhe pasuesit e Muhamedit".
14 - Ne nuk e akuzuam krishterimin për terrorizëm edhe pse ajo që është dëshmuar me raporte ndërkombëtare rreth asaj që ka ndodhur në Srebrenicë dhe Bihac nuk është asgjë më shumë pos dy raste nga dhjetra të tjera që kishin ndodhur në Bosne. E që numri i përgjithshëm, sipas statistikave, të vrarë në Bosne arrinë në 300.000 mysliman ku shumica prej tyre ishin prej grave dhe fëmijëve, e që prej tyre 70.000 ishin mbytur në masakra masive, 50.000 mbetën invalid, e më shumë se 120.000 janë të zhdukur, mbi 800 xhami janë shkatërruar, e po ashtu me forcë dhe me dhunë janë shprëngulur më shumë se 2 milion mysliman të cilët mbetën pa kulm mbi kokë, pa veshmbathje dhe pa ushqim.
15 - Ne nuk e akuzuam me asgjë krishterizmin edhe pse mbi 75.000 ushtarë serbë, në më shumë se 20 kampe ushtarake kanë përdhunuar më shumë se 700.000 fëmijë, gra dhe femra të reja duke i sulmuar ato si egërsira dhe duke i lënë shtatëzëna me egërinë dhe tërbimin e tyre. E tërë kjo nuk ka të bëjë as me gjënë më të vogël të qytetrimit dhe qenieve njerëzore edhe pse ata jetojnë në një vend që është në Europ.
16 - Ne nuk akuzuam krishterimin asnjëherë edhe pse shumica e këtyre që ndodhin prej përdhunimeve ishin bërë në sy të familjarëve, prindërve, vëllezërve, burrave të tyre dhe nëse ndodhte dikush që të lëvizte atëherë do të ndodhte vrasja e tyre dhe më vonë, sipas disa raperteve ndërkombëtare, shumë prej tyre kanë mbetur me probleme psiqike si pasojë e tërë kësaj që kishte ndodhur.
17 - E këtë e vërteton edhe Shvarc, një prej anëtarëve të Partisë Demokratike Kristiane në Parlamentin Gjerman, në një raportë të publikuar me 16.07.1992 në një botim të Kombeve të Bashkuara nën titullin "E kam parë me sytë e mi", ai thotë: "Kam parë fëmijë që nuk ishin më të moshuar se tre muaj e që veshët u ishin prerë, hundët u ishin hequr, po ashtu kam parë gra shtatëzëna që barqet e tyre ishin shqyer dhe foshnjet e tyre ishin masakruar, kam parë shumë fëmijë dhe pleq të cilët ishin masakruar dhe ishin coptuar nga koka deri në këmbët e tyre, kam parë shumë femra që ishin dhunuar dhe që tani në barqet e tyre bartinin foshnjet nga këto egërsira dhe që nga lindja nuk i ndante vetëm disa javë, kam parë shumë gjëra të cilat nuk kam mundur të shoh dotë as në media, perendimore qofshin apo të tjera, gjatë tërë jetës time, e unë mund të betohem lirishtë se atë që e kam parë me sytë e mi nuk do të ketë forcë dhe shpirtë askush që ta paraqesë në media".
18 - Ne nuk e akuzuam krishterimin dhe as që e cilësuam si terroristë edhe përkundër sulmit të qenve të trajnuar ndaj 300 të burgosurve në Ebu Graib, pasi që ata ishin lidhur dhe ishin varur në murë. E në këtë mënyrë iu vërsulën qentë të cilët i hanin deri në vdekje.
19 - Ne nuk e akuzuam krishterimin dhe as që akuzuam krishterët për terrorisëm edhe përkundër mbytjes në formën më mabre që mund të ndodhë të 60 fëmijëve në Ebu Graib ku shumë prej tyre u ishin lidhur gjuhët dhe organët gjinitale me kablo elektrike dhe në prezencën e nënave të tyre ata torturoheshin deri në vdekje.
20 - Ne nuk e akuzuam dhe as që etiketuam krishterët si egërsira edhe përkundër terrorit të madh që kishte bërë qeveria e Bushit ndaj irakianëve e në veçanti ndaj të burgosurve të Irakut në burgjet e tyre e sidomos në burgun Mosulit, Um Kaser, dhe Buka e po ashtu terrorin e tyre ndaj afganistanëve në burgjët e Afganistanit e sidomos në burgun e Guantenamos. E po ashtu nuk e akuzuam as krishterimin e as jehudizmin për terrorisëm edhe përkundër asaj që kishte shkruar gazeta Daily Star ku thoshte se Israeli kishte furnizuar amerikanët me mjete dhe me forma të ndryshme të torturave në mënyrë që këto të përdorën kundër të burgosurve dhe kundër familjeve të zëna robë në Irak, e që ushtarët amerikan me vëmendje të madhe dëgjonin dhe trajnoheshin nga shërbimet e caktuara izraelite në mënryë që të mund të detyronin sa më shumë irakianët që të pranonin krime për të cilat as që kishin dëgjuar. E që e tërë kjo bëhej pasi që Izraeli kishtë një përvojë të më hershme në torturimin e të burgosurve e që këtë e kishte praktikuar shumë me të burgosurit e levizjës kryengritëse palestineze.
21 - Dhe në fund, do të parashtroja një pyetje të fundit për të gjitha ato zemra që ishin aq të ndjeshme dhe që ishin aq të solidarizuara me perëndimoret saqë shkuan aq largë duke e justifikuar dhe përkrahur plotësishtë Charli Ebo. E që pyetja ime për ta, pas gjithë këtyre fakteve të dhimshme prej të cilave rrënqethen lëkurat, është: "Kush është ai egërsirë vrastare, terroristë dhe njerëz të pashpirtë? Mendoni o ju arab të cilët jetonin nën opiumin perëndimorë. A thua vallë, kush është ai i prapambeturi dhe injoranti, o ju të cilët më akuzoni mua dhe disa si puna ime se jemi të prapambetur dhe jemi injorantë?".
Autor: Dr. Ihsan El-Fekih