Ja si kishin reaguar sulltanët osmanë ndaj fyerjeve të Pejgamberit a.s.



Në kohën moderne bota Islame ka parë vetëm "një Halif" dhe ai ishte sulltan Abdul-Hamidi i II. Sot nuk kemi Halif, mirëpo në skenën botërore sërish shihen problemet e njëjta. Një prej tyre është fyerja e Islamit dhe të Dërguarit alejhis-selam! Për shkak të rastit të fundit, u shfaq rast i volitshëm që ne sërish t'u kthehemi të dhënave të cilat flasin në çfarë mënyre i zgjidhte problemet e tilla në kohën e vete Sulltan Abdul-Hamidi i II, atëherë kur fyheshin shenjtëritë Islame nga Perëndimi?

Sulltan Abdul-Hamidi II ishte i njohur për ndalimin e shumë shfaqjeve teatrale në Perëndim, të cilët kanë ndotur reputacionin e Islamit dhe muslimanëve.

Rasti i komedisë së quajtur "Muhamed", i shkrimtarit francez Mr. de Bornier nga 1888.

Drama përmbante mesazhe të ashpra dhe abuzive në llogari të Pejgamberit alejhis-selam dhe Islamit. Sulltan Abdul Hamidi II - ndërmori masa për pezullimin e shfaqjes. Ai i dërgoi letër Kryetarit të atëhershëm të Francës Sadi Carnotit. Pasi kryetari e ndaloi në Francë, sulltani i dërgoi atij letër falënderimi: "Ju faleminderit për vendimin tuaj të zgjuar në lidhje me një lojë që nuk i shërben asgjësë, përveç lëndimit të ndjenjave fetare të muslimanëve". Pastaj ai i dhuroi një medalje nderi. Në fakt, kësaj i parapriu ultimatum i qartë rreth kësaj "loje e cila është drejtuar kundër emrit të ndershëm të Muhammedit alejhis-selam".

Pas kësaj, shkrimtari francez shkon në Angli dhe bën kontratë me Teatrin Liceum me qëllim të shfaqjes së komedisë së sipërshënuar. Sulltani arriti të parandalojë edhe këtë me anë të rrugëve diplomatike, drejtpërdrejt në kontakt me Lordin Salisburiem. Megjithatë, francezi nuk hoqi dorë. Ky shkrimtar dhe organizatorët e komedisë u përpoqën për të realizuar shfaqjen në Nju Jork dhe Çikago. Në 1892, përmes konsujve të vet në Shtetet e Bashkuara, Sulltani për së treti herë arrin të ndalojë shfaqjen.

Në vitin 1894, në Amsterdam është e shfaq një performancë rrugore rreth haremit. Pas informacionit të marrë në lidhje me rastin, Sulltani menjëherë i dërgoi një letër të ashpër ambasadorit holandez në Stamboll dhe e urdhëroi që menjëherë ta ndalojnë një "vulgaritet të tillë". Një vit më vonë Bornier zgjidhet në Akademinë Franceze të Shkencave dhe përsëri përpiqet ta shfaq komedinë e tij. Megjithatë, edhe këtë herë pa sukses.

Rasti i dytë. Në Romë në vitin 1890, u projektua një shfaqje që trajton sulltan Mehmedin e II Fatihun. Në mënyrë diplomatike, me ndihmën e një miku gjerman të perandorit Wilhelm II, sulltani e ndaloi atë shfaqje. Në gazetat italiane është thënë: "Kur dëgjoi lajmin rreth shfaqjes, Sulltani ishte aq i ngacmuar sikur drejt Bosforit të kenë nisur luftanijet ruse. Perandori Wilhelm u kujdes personalisht në lidhje me këtë rast".

Ambasadori Osman me detyrë në Holandë në njoftimin e vet më 17 korrik 1894 në Stamboll shkruan: "Fillova të punoj në rastin rreth vulgarizimit që ndodhi në një kafene ku Haremi prezantohej në mënyrë të pahijshme. Ato kafene janë vende të këqija, të errëta dhe të padisponueshme prandaj ato informata nuk dalin në mejdan menjëherë. Mu për atë, as unë dhe as qeveria nuk kishim informatë se do të mbahet diçka e tillë. Edhe pse në atë shfaqje nuk kishte asnjëfarë fyerje në emër të Pejgamberit, por është përmendur emri 'Sulltan'. Por, holandezët nuk e dinë domethënien e atij emri, prandaj edhe princin Indian e emërtojnë ashtu. Në shfaqjen tjetër nuk përmendet as emri turk e as veshja Osmane. Dhe pas kësaj qeveria holandeze do të ndërmerret që të mos përsëriten gjëra të tilla".

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shtetit Osman vinin telegrame ngjashëm me "Njoftimi i lartshënuar nga ambasada holandeze".

Në shek. XIX, nën ndikimin bugaro-armen, dhe rrjedhimisht me aktivitetet misionare, në Evropë ngrihet një kampanjë anti-Osmane. Haremi paraqiste një mjet ideal për atë kampanjë. Atëkohë, në Evropë ishte aktuale polemika rreth një libri rreth Haremit, të titulluar "Tridhjetë vite në Harem" të autorit me pseudonim Kibrislizade Osman beu, në realitet Frederik Millingenit i cili shënoi kujtimet e së ëmës për ditët e kaluara në Harem. Libri pas botimit u dogj nga autoritetet. Mirëpo disa vite më vonë ribotohet në Stamboll me ndihmën e spiunëve dhe misionarëve anglez, mirëpo me tekst të ndryshuar. Në vitin 1890 me ndihmën e çifutëve fillon të shpërndahet në Francë dhe Angli, deri sa në Shtetin Osman ishte i ndaluar.

Në fillim të shek. XX. Në Angli u realizua një shfaqje me emrin: Sekretet e Haremit ose Gjysmëhëna dhe Kryqi. Haremi sërish bëhet aktual. Qeveria angleze e ndaloi atë shfaqje dhe mbajti qëndrimin edhe krahas revoltimit të disa parlamentarëve.

Kur në Paris filloi prezantimi i shfaqjes Velteraiz me titullin: "Pejgamberi Muhammed apo fanatizëm" në të cilën Pejgamberi alejhis-selam prezantohej si fanatik, reagoi Sulltan Abdul-Hamidi përmes përfaqësuesve të vet dhe urdhëroi ndërprerjen e shfaqjes. Në rast se nuk ndodh ashtu, ai e njoftoi Francën se mund të kalon në problem politik, ndaj francezët u dakorduan me kërkesën e Stambollit.

Megjithatë, shfaqja u transferua në Angli. Kësaj radhe, Sulltani i shkroi qeverisë angleze. Anglezët fillimisht u përgjigjën kinse biletat janë shitur, dhe kinse janë vonuar me ankesën e tyre, kështu që liria e zgjedhjes është në duar të popullit. Mirëpo, vijon një ultimatum Osman ashtu që anglezët në moment ndërpresin shfaqjen. Në atë ultimatum qëndronte: "Si Halif i muslimanëve, do t'u drejtohem të gjithë muslimanëve me vërejtje se 'anglezët nënçmojnë Pejgamberin alejhis-selam' dhe do të shpall xhihad të përgjithshëm"!

Shënohet edhe një reagim tjetër i Sulltanit. Ndodhi gjatë një panairi në Çikago, me rastin e 400 vjetorit të zbulimit të Amerikës. Të ftuar ishin mysafirë dhe zyrtarë të lartë shtetëror. Në një skaj ishte improvizuar "fshati turk" dhe ishin vendosur modelet e xhamive, artizanateve të ndryshme, ndërtesave dhe anijeve ...

Ambasadori Osman në Uashington, Mavrojan Bej, vizitoi panairin dhe e pa këtë mangësi ndaj menjëherë njoftoi Stambollin. Dhe sipas mendimit të tij (ai ishte jomusliman), "Ajo skenë përfaqësonte Instancën Islame, xhaminë si mall ceremonial të përgatitur për vizitorët të cilët duhej të paguajnë një tarifë për hyrje, gjë që nuk mund pranohet".

Në vërejtjen e dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të SHBA-së qëndronte: "Besojmë që këtë situatë ta rregulloni, mbasi që në Amerikë respektohen të gjitha fetë. Ju lutemi që këtë Njoftim t'ua përcjellni menaxherëve ashtu që ta ndalojnë një gjë të tillë, meqë disa jomyslimanë, duke mos marrë në konsideratë ndjenjat fetare, dhe vetëm për përfitim personal kanë bërë modele xhami". Në fund, personalisht ministri rregulloi çështjen duke ndaluar prezantimin e atyre modeleve.

Menjëherë pas incidentit, edhe në Nju Jork ndodh një skenë e ngjashme. Tre persona të cilët merreshin me tregti në Egjipt, kanë bërë marrëveshje me disa dervishë dhe një grup prej 30 njerëzve i solli në Amerikë për t'ua treguar popullatës lokale (për një shpërblim të majmë), ritualet e caktuara sufiste. Ambasadori i njëjtë Osman, duke kritikuar që Dhikri të shfaqet në rrugë në formë ceremonie, dhe në shenjë proteste qeverisë amerikane i dërgon një Njoftim me këtë përmbajtje: "Kjo mënyrë e paraqitjes së ritualeve dervishe është e papranueshme në Islam. Mendoj se është e nevojshme për t'u dërguar një letër udhëheqësve të Nju Jorkut për ta ndaluar këtë gjë që mund të dëmtojë ndjenjat fetare muslimane". Pak kohë më vonë, personalisht ambasadori, pa pritur përgjigjen e qeverisë amerikane, grupin e dervishëve në shpenzimet e tij i kthen në Shtetin Osman.

Në vitin 1893, Sulltani në bisedë të drejtpërdrejtë me kryetarin amerikan arriti marrëveshje për ndërprerjen e shfaqjes me titull "Muhammed" e cila në mënyrë të gabuar përfaqësonte jetën e të Dërguarit alejhis-selam.

Të gjitha këto përpjekje kanë qenë të frytshme. Që atëherë, Perëndimi kishte parasysh paraqitjen e skenave dhe lojërave që ishin në lidhje me Islamin dhe Muslimanët.

Pra, edhe në momentet më të këqija dhe më kritike të shtetit Osman, mbrojtja e vlerave dhe shenjtërive islame ishte në plan të parë për Sulltanët dhe Halifët.

Përkujtojmë se Sulltan Abdul-Hamidi i II ishte në fronin Osman nga viti 1876-1909. Dy vitet e para të qeverisjes së Shtetit Osman përjetoi ditët më të vështira. Sultan ishte me duar të lidhura nën ndikimin e fortë politik të Midhat Pashës që osmanët ti shtyjë në luftë me rusët në vitin 1877, në të cilën Shteti Osman pësoi disfatë, gjë që kishte ndikim të madh në Kongresin e Shën Stefanit dhe Berlinit në vitin 1878. Në Shkurt të vitit 1878 mori Sulltanatin në kuptimin e plotë të fjalës, dhe anglezët tentojnë t'i bëjnë grusht shteti brenda-Osman. Sultani ua tërheq vërejtjen dhe mandej ishte i detyruar të fus kontroll më të rreptë shtetëror. Osmanlinjtë humbin, Tunisin, Egjiptin, Qipron, Serbinë, Malin e Zi, Rumuninë, Bullgarinë, Bosnjën. Në kohën e tij Shteti Osman humb 1.592.806 km2 të territorit. Armenët dhe Kurdët të ndihmuar nga diplomatët evropian, ngrenë revolucione dhe kërkojnë pavarësi. Pa marrë parasysh gjithë këto, Sulltan Abdul-Hamidi nuk ua dha Palestinën çifutëve, dhe vazhdonte politikën e unitetit Islamik dhe për këtë ishte mjaftë i preferuar tek populli dhe pati sukses ta rimëkëmb shtetin. Në vitin 1905, mbijetoi një atentat në Stamboll. Më në fund, më 31 mars 1909, forcat pro-çifute dhe pro-armene brenda turqve e hoqën nga pozita, gjë që përshpejtoi shkatërrimin e Shtetit Osman.

Edhe pse i gjithë opinioni evropian dhe botëror u kthye kundër tij për shkak të çështjeve çifute dhe armene, megjithatë, kishte njohuri dhe aftësi për të parandaluar shumë përpjekje të fyerjes së Pejgamberit alejhis-selam në Perëndim pa ndonjë pompozitet dhe zhurmë, me rrugë politike dhe diplomatike.

Për fat të keq, pas ndërrimit të Sulltan Abdul-Hamidit II, nuk ka pasur më "diplomaci të bardhë", as fuqi dhe ndikim që rrjedhin nga Osmanlinjtë dhe Hilafeti.

Sot, ne shohim gjendjen e mjerueshme dhe të zymtë të protestuesve muslimanë në mbarë botën, për shkak të filmave dhe karikaturave në llogari të Islamit. Ne konkludojmë se në të njëjtat universitete bota duhet të organizojë mësim në lidhje me "diplomacinë e bardhë" të kohës së Halifit dhe Sulltanit.

Hamidologija është në skenë? A janë universitetet të gatshme?



Autor: Mr. Sedad BESHLIJA
Përshtati: Lutfi MUAREMI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...