Më tha: 'Me ju hanefistat nuk merret vesh dotë njeriu'!



Si zakonisht myslimanët gjatë ditëve dhe netëve të Ramazanit shtohen aktivitetet islame si nëpër familje ashtu edhe nëpër xhami. Një natë ramazani edhe unë pata fatin të mbajë një tribunë në një nga xhamitë tona me temën "Imam Ebu Hanifja dhe metodologjia e tij shkencore për përfitimin e dispozitave islame". Nejse fola sa dita për këtë çështje dhe, më pas u hap rruga e panelit të dytë pyetje përgjigje.

Në xhami kishin ardhur disa djem të ri, si duket (All-llahu ealem) jo për të dëgjuar por për të provokuar, që nuk ju pëlqente ligjërata rreth Ebu Hanifes, sepse edhe ky paska qenë bidatxhij de!!!

Pas disa pyetjeve njëri nga vëllezërit më pyeti drejtpërdrejtë një pyetje: "Si duhet të lidhen duart në namaz"?

Nejse unë edhe pse e dija se është pyetje provokative, e nuk e kuptova si të tillë, dhe u përgjigja shkurt e shqip, duke i thënë: "Sipas medhhebit hanefij që i takojmë edhe ne, duart në namaz lidhen duke e venduar dorën e djathtë mbi të majtën nën kërthizë". Unë ende pa e përfunduar mirë, reagimi i tij ishte jo vetëm i shpejtë por edhe i vrazhdët duke më thënë: "Zotëri lene ti çka thotë Ebu Hanifja, unë kërkoj çka thotë Pejgamberi, e jo Ebu Hanifja".

Unë i thash: "D.m.th. Juve nuk ju intereson mendimi i dijetarëve, por drejtpërdrejtë hadithi nga Pejgamberi a.s.". Tha: "po"! Mirë thash: "A të kuptojë nga mendimi i juaj se dijetarët do ti mënjanojmë nga skena kur është në pyetje hukmi si në rastin konkret"? Tha: "Mua më intereson hadithi e jo dijetari!".

Bukur shumë i thash, dhe i tregova hadithin e Pejgamberit a.s. që thotë se duhet të lidhen duart nën kërthizë (hadithë ky që Imami nga ky hadith përfiton dispozitën)!

Reagimi i tij ishte si viktima i shpejt, dhe tha: "Ky hadith është hadith 'Daif'". (He he he, mu kujtua Shejh Kishki rahimehullah kur thoshte: "Moda e re është të thuhet 'Hadithi është daif'")!

Nejse i qetë e pyeta: "Kush të ka than se ky hadith është 'Daif'"?

Më tha: "Dijetari i shekullit Shejh Albani"!

Mirë i thash: "Ne a u morëm vesh se nuk do kemi punë me dijetarët kësaj radhe, por vetëm me hadithe, andaj meqë larguam Ebu Hanifen nga debati, tani do e largojmë edhe Albanin. E kjo pra i nderuar, nënkupton se tani ju duhet të më vërtetoni me hadith se ky hadith është Daif. Pra duhet ta gjeni një hadith të pejgamberit a.s. se ka thënë: Hadithi për lidhjen e duarve nën kërthizë është 'Daif'"!!! U mahnit, sepse këso punë nuk ekzistojnë në shkencat islame, u ngrit në këmbë dhe ma tha këtë të fundit duke dalë nga xhamia: "Me ju hanefistat nuk merret vesh dotë njeriu", dhe shkoi. Por besoni se nuk ia morra për të madhe se ishte i trishtuar shumë.

Po më thoni ju të nderuar lexues, cili është nga ata luanët e mëdhenj të pendës dhe minberit që nuk është trishtuar nga Ebu Hanifja, e të mos flasim për kinxhat. Imam Maliku kur ishte pyetur për bisedën e tij me Imam Ebu Hanifen kishte thënë: "Askush deri më sot nuk më ka djersitur, përveç këtij burri"!



Autor: Jusuf ZIMERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...