Mesele mbi Mevludin 1



Pyetja:

Është zhvilluar një debat i gjatë lidhur me artikullin e Imam ibni Haxherit, dijetarit të famshëm lidhur me ngritjen në këmbë gjatë leximit të Mevludi Sherifit. Kurse fjala e tij është e njohur dhe këtë e ka përmendur ai që ka shkruar për biografinë e Ibni Haxherit kur ka folur për broshurën që Ibni Haxheri e shkroi për ngritjen në këmbë kur të përmendet lindja e krijesës më të famshme (Muhammedit alejhis-salatu ves-selam).

Këtë e ka përmendur edhe Ismail Basha dhe të tjerë si dhe kthimi i dijetarit të famshëm babait tuaj është i njohur inshaell-llah All-llahu e faltë dhe e shpërbleft. Pra, çka dini ju për këtë broshurë të Ibni Haxherit.

Dëshiroj të zgjeroheni në spjegimin e kësaj gjëje. All-llahu na bëftë të gjithëve prej shoqërisë që punojnë për nderimin e tij duke ndjekur në këtë muxhtehidin tonë, Es-Sebkij.


Përgjigjja:

Është e njohur se fukahatë (juristët) dijetarët kanë më tepër mendime lidhur me dispozitën e ngritjes në këmbë kur arrihet në fund të rrëfimit të lindjes së të Dërguarit.

Qëndrimi im të cilin unë e mbështes dhe më fle zemra është ajo që edhe prindi im, All-llahu e mëshiroftë ka kthyer në atë se duhet të ngritemi kur të përmendet lindja e të Dërguarit duke e bërë këtë për respekt dhe nderim ndaj të Dërguarit të All-llahut Fuqiplotë dhe duke iu përmbajtur urdhërit të All-llahut për një gjë të tillë.

Njashtu, tradita (urfi) ka një rol të rëndësishëm në shpjegimin e respektit dhe nderimit si dhe jetësimi i tij. Të ngriturit në këmbë për nderim ndaj atij që vjen është një botëkuptim prej botëkuptimeve të nderimit në të gjithë traditat e njerëzimit.



Shejh - Dr. Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...