Mesele nga Imami ibn Tejmije mbi Mevludin 1
Në Librin "Iktidaa Es-Sirat El-Mustekijm", nga ibn Tejmije, i cili vdiq në vitin 728 hixhrij, libri u botua nga: "Dar El-Fikr - Bejrut Liban", në vitin 1421 hixhrij, në faqen 269 shkruan, si vijon:
- فتعظيم المولد، واتخاذه موسماً، قد يفعله بعض الناس، ويكون له فيه أجر عظيم لحسن قصده، وتعظيمه لرسول الله صلى الله عليه وسلم -
"Nderimi dhe përkujtimi i Mevludit (ditëlindjes së Profetit), që është duke u bërë nga disa njerëz, këta në këtë veprim do të kenë shpërblim të madh, për qëllimin e mirë të tyre, që e respektojnë në këtë formë, të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)".
_________________________