Dom Shan Zefi ben mire te merret me punet e Kishes Katolike
Prifti nga Malisheva ben mire me u marr me shpuren dhe delet e tij te Perendise.
Para disa vitesh Dom Shan Zefi, Vikar i Kishes Katolike ne Prizren i mohoi komentet shoviniste anti-myslimane, i mohoi komentet anti-shqiptare ne favor te Milosheviçit, e mohoi edhe vllaznin me serbet, mbase do ta mohoje edhe kete status.
Ai ben mire te merret me punet e Kishes Katolike e cila ne origjine nuk eshte ilire aq me pak etruske e aq me pak pellazge. Pra nuk eshte se krishterimi ka lind si religjon ne keto troje, besa krishterimi s'eshte as evropian, aq me pak Perendimor Euro-Atlantik. Krishterimi eshte Fe e Lindjes se Mesme, aty ku prej dekadash ka vetem lufte.
A mos mendoi Dom Zefi se Pali ishte prej Plave e Gucie, apo mos mendoi se Krishti ishte prej Malisheve?
Ne histori te shkolles mesohet se Shqiptaret kane origjine nga Arbrit e kta nga Iliret.
E nderkohe qe emri "Shqiptar" historikisht eshte perdore nga fundi i shek.18 fillimi i atij 19, shekuj keto te dominimit mysliman ne popull, na del qe perdorimi i historise nen emertimin "Shqiptar" nuk mund te jete i krishtere, por mysliman, ku nuk ka asnje prove shkencore prej nga dhe kur u quajt popullata "Shqiptare".
Pra fakti eshte se Shqiptaret jane ne shumice myslimane dhe Arbrit ne shumice krishtere.
Dhe Arberit e krishtere, ne shumice derrmuese (siç edhe sot) kane qene te ritit Ortodoks dhe ketu, per hir te se vertetes historike ata ishin ose te ritit ortodoks sllavo-serb ne veri qe fillonte nga Elbasani (shih Manastiri i sërbit Shen Gjon Vladimir) dhe ai i ritit ortodoks bizantin apo grek ne jug.
Autor: Alban CULI