Imani i mukal-lidit



Pjesëtarët e Islamit kanë mendime të ndryshme rreth vlefshmërisë së imanit të mukal-lidit - imituesit të besimit.

Ebu Hanife, Eth-Thevrij, [1] Maliku, [2] Evzaiju, [3] dhe të gjithë fukahenjtë dhe hadithologët, kanë thënë: imani i mukal-lidit është i drejtë, por mëkaton për shkak të lënies së imanit në mënyrë të argumentuar.

Er-Rrustufga, [4] dhe El-Halimij, [5] kanë thënë: kushti i vlefshmërisë së imanit është njohja e të vërtetës së fjalës së të Dëguarit, përmes njohjes së argumentit të mrekullisë. Sipas Esh'ariut: njohja e saj përmes argumentit të arsyes. Ndërsa sipas mu'tezilitëve: gjersa nuk njihet çdo mesele përmes argumentit të arsyes duke eliminuar çdo dyshim, nuk konsiderohet besimtar.

E vërteta është sipas asaj që e kanë thënë të gjithë dijetarët: imani është besim i plotë. Domethënë, nëse dikush lajmërohet me një lajm, e i beson atij, është e drejtë të thuhet: ka besuar në të dhe i ka besuar atij. Ngjashmërish është edhe me mukal-lidin. Kur mukalidi informohet me atë që obligohet imani dhe i beson asaj, ai është besimtar dhe është meritor në atë që Allahu ka premtuar për besimtarët.

"Njohja" nnk llogaritet iman, bazuar në argumentin se ajo është e ndarë nga ai. Ehli kitabi e njihnin pejgamberinë e Muhamedit a.s., ashtu sikurse i njihnin bijtë e tyre, mirëpo nuk i besonin, siç flet për këtë Kurani. [6]

Kjo papajtueshmëri ka të bëjë me atë, i cili jeton larg qyteteve dhe nuk është në rrjedhë të ngjarjeve, dhe në parim as nuk mendon për gjithësinë, e as për Krijuesin, gjersa lajmërohet për besimin, dhe ai beson në të. Ndërsa, sa i përket atij që jeton në qytete ku ka muslimanë dhe e madhëron Allahun e Lartësuar gjersa e shikon krijimin e Tij, i tilli nuk bën pjesë në kategorinë e mukalidit.


a). Shtimi dhe pakësimi i imanit

Kur vërtetohet se imani është 'tasdik', ndërsa "deklarimi" është kusht për aplikimin e dispozitave, dhe kur këto ekzistojnë, është arritur imani në plotësinë e tij, nuk mund të mendohet në të, shtimi dhe pakësimi. Këtë e kundërshtoi imam Shafiu, mëshira e Allahut qoftë mbi të, gjersa veprat i bën pjesë përbërëse të imanit, e thotë se imani shtohet me shtimin e veprave. Ndërsa, pakësohet me pakësimin e veprave. Ne këtë e kemi mohuar.

Sa i përket Fjalës së Allahut të Lartësuar: "... u shtohet besimi ...", (El-Enfal, 2), është me kuptim potencial të mundshëm:

- Shtimi bartë mundësinë e shtimit nga aspekti i detajimit në kohën e Pejgamberit a.s., gjersa Kurani zbriste në vazhdimësi dhe vinin dispozita të reja, që obligonin imanin në to, nga aspekti i detajimit, edhe nëse ato bënin pjesë në iman si tërësi.
- Shtimi bartë mundësinë që të jetë nga aspekti i përtëritjes së shembujve, sikur që janë paraqitjet e ndryshme.
- Shtimi ka të bëjë me shtimin e rezultateve të imanit dhe reflektimin e dritës së tij. Allahu a'lemu (Allahu e di më së miri).


b). Përjashtimi në besim

Ai që beson bindshëm dhe këtë e deklaron me gojë, është besimtar i vërtetë. Të tillit nuk i lejohet të thotë: "unë jam besimtar nëse do Allahu". Këtë e kundërshtoi imam Shafiu, r.h..

Përjashtimi (el-istithnau) në iman e kërkon dyshimin ose e përmban atë. Si atij që është i gjallë në jetë, nuk i lejohet të thotë: "unë jani gjallë inshallah". Pra ai është besimtar te Allahu i Lartësuar për shkak të ekzistimit të besimit tek ai në momentin e tanishëm, pa marrë parasysh që Allahu e di se ai në një moment tjetër, më pas mund të kalojë në mosbesim. Sikurse që Allahu e di se i gjalli është i gjallë, sepse e ka gjallërinë, edhe nëse e di që pas pak do të vdes. Madje ne themi: Iblisi ka qenë besimtar dhe fatlum në kohën kur e adhuronte Allahun, edhe pse Allahu e ka ditur që ai do të mohojë pas kësaj. Thënia e Allahut: "ishte prej jobesimtarëve", (El-Bekare, 34), nënkupton: "u bë prej jobesimtarëve", siç ka thënë Allahu i Lartësuar për djalin e Nuhit a.s.: "... ishie prej atyre të mbyturve në ujë", (Hud, 43), do të thotë: "e ai (djali) u mbyt në ujë".


c). Imani dhe Islami

Sipas nesh (ehlu's-sunnetit), iman dhe Islam janë një gjë e vetme, ndërsa këtë e kundërshtuan dijetarët që argumentojnë me aparencën e tekstit. Ngase imani është besimi i plotë në Allahun e Lartësuar në atë që Ai ka lajmëruar prej urdhëresave dhe ndalesave të Tij. Ndërsa, Islami është pranim dhe nënshtrim ndaj Njëshmërisë së Allahut, dhe kjo nuk mund të mendohet, përpos me pranimin e urdhëresave dhe ndalesave. Prandaj imani nuk ndahet nga islami nga aspekti i dispozitës, ndaj dhe nuk ndryshojnë. Kushdo që konfirmon ndryshinrin, i thuhet: cila është dispozita ndaj atij që ka besuar dhe nuk është dorëzuar ose që është dorëzuar, por nuk ka besuar? Nëse nuk e vërteton dispozitën e njëjtë për secilin prej tyre, atëherë përgjigja e tij nuk është tjetër përpos e pavlefshme. Allahu udhëzon në rrugën e drejtë!



Autor: Imam Nurud-din ES-SABUNI
Nga arabishtja: Mr. Orhan BISLIMAJ
Shkëputur nga: Akaidi Maturidij, fq. 161-164.



_________________________

[1] - Ky është Sufjan bin Seid bin Mesruk Eth-Thevrij - Ebu Abdilah, prijës i besimtarëve në Hadith. Ka qenë shenjë në nxënie përmendësh. Është autor i librave: "El-Xhamiul Kebir" dhe "El-Xhamius-Sagir" në hadith, dhe një libri në "El-Feraid". Vdiq më 161 h/778 m, (si-pas: Topaloğlu, "El-Bidajetu ..." po aty, fq. 89, - përkthyesi).
[2] - Ky është Malik bin Enes bin Malik El-Asbehi El-Himjeri, Ebu Abdilah - njëri prej katër imamëve të ehlu's-sunneti. Ka disa vepra. Vdiq më 179 h/795 m, (shih: Topaloğlu, "El-Bida-jetu ..." po aty, 89, - përkthyesi).
[3] - Ky është Abdur-Rahman bin Amër bin Juhmid El-Evzaij, nga familja "El-Evzau" - Ebu Amër. Imam i "ed-dejjarush-shamijjetu" në fikh dhe mistieizëm. Është autor i librit "Es-Sunen" në fikh dhe i "El-Mesailu". Vdiq më 157 h/774 m, (sipas: Topaloğlu, "El-Bida-jetu ..." po aty, fq. 89, - përkthyesi).
[4] - Në një Version tjetër është Er-Rrustugfenij. Ky është Alij bin Seid Er-Rrustugfenij, Ebul Hasen, fekist henefi, nga banorët e Samarkandit, në njërin prej fshatrave të tij. Ishte prej shokëve të Maturidiut. Vdiq në vitin 345 h/956 m, (El-Xhevahiru, 1/362, El-A'lam, 5/102, sipas: Topaloğlu, "El-Bidajetu ..." po aty, fq. 89, - përkthyesi).
[5] - Ky është El-Husejn bin El-Hasen bin Muhamed bin Halim En-Nexh-xharij El-Xhurxhani - Ebu Abdilah, fekist dhe gjykatës shafij. Autori i librit "El-Minhaxhufi shu'bil imani". Vdiq më 403 h/ 1012 m, (sipas: Topaloğlu, "El-Bidajetu ..." po aty, fq. 89, - përkthyesi).
[6] - Aludohet në ajetin: "Atyre që u kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhamedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup prej tyre edhe pse e dinë këtë janë duke e fshehur të vërtetën", (El-Bekare, 146), (përkthyesi).

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...