Terrorizmi, xhihadi selefist dhe perëndimi
Kur do të marrë fund përgjithmonë? Muaj pas muaji, vit pas viti ne jemi bindur se ekstremistët dhe rrjetet terroriste janë zbuluar dhe janë shpërndarë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Titrat e lajmeve dhe arrestimet spektakolare kanë një ndikim të fuqishëm vizual. Por telashet tona nuk kanë të sosur pavarësisht vrasjes së Osama bin Ladenit, pasi celula plotësisht operacionale mbeten të afta për të goditur objekte tejet simbolike: vende publike, shkolla, institucione fetare veçanërisht ato hebraike ndonjëherë etj.. "Terrorizmi Islamik" është spektri që i orvatet epokës sonë dhe ka të ngjarë të jetë i tillë për një periudhë tejet të gjatë.
Unë e kam deklaruar shpesh atë që duhet të përsëritet pa pushim: Këto grupe të vogla nuk përfaqësojnë vlerat e Islamit sepse veprimet e tyre janë haptazi anti-islame dhe si të tilla duhet të dënohen. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për vrasjet e të pafajshmëve, për sulmet ndaj civilëve dhe institucioneve publike. Ndërsa kritika e shtetit të Izraelit, si ajo e çdo shteti tjetër, është legjitime dhe e justifikueshme. Por kjo nuk mund të justifikojë në asnjë mënyrë apo formë Antisemitizmin i cili është gjithashtu anti-islamik. Në fakt, dijetarët e njohur myslimanë (si Sunitë ashtu edhe Shi'itë) së bashku me shumicën dërrmuese të besimtarëve të zakonshëm, dënojnë me vendosmëri dhunën e ekstremistëve dhe veprimet e xhihadistëve selefistë kudo që ata ngrenë kokat e tyre të shëmtuara. Bota duhet ta dëgjojë këtë mesazh dhe myslimanët duhet ta përsërisin atë vazhdimisht. Ne duhet të jemi tërësisht të qartë në lidhje me këtë.
Universalisht xhihadistët Selefistë dhe ekstremistët kanë ndjekur për shumë kohë pozicione politike të rrezikshme ku viktimat e para të të cilëve janë popullatat myslimane si e tërë. Ekstremizmi dhe terrorizmi nuk kërcënojnë vetëm perëndimin por gjithashtu edhe Azinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Sot lëvizje të tilla - që qëndrojnë ideologjikisht midis konservatorizmit, literalizmit dhe xhihadizmit - po fitojnë terren në Egjipt, Tunizi, Siri, Libi dhe Malin verior duke ruajtur gjithashtu një prani aktive në Irak dhe Afganistan. Është urgjente të përballemi me pikëpamjet e këtyre grupeve dhe mbi të gjitha për të zvogëluar aftësinë e tyre për të nxitur trazira. Gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, por sidomos gjatë pesë viteve të fundit, ata kanë demonstruar aftësinë e tyre për të nxjerrë njerëzit masivisht në rrugë gjatë periudhave të krizave. Ndonëse ata mbeten të pakët dhe oportunistë, ndikimi i veprave të tyre vrastare dhe tronditëse mbi perceptimet dhe imagjinatën e një numri të madh njerëzish s'mund të mos merret parasysh.
Të rinjtë që u bashkohen grupeve ekstremiste janë qartësisht duke vuajtur mungesën masive të mangësive në dijen fetare dhe shpesh janë leshko politikë (që nuk përpiqen të ruajnë brejtjen e ndërgjegjes duke e anashkaluar vetveten dhe duke u përfshirë në një jetë kriminale). Ata mund të bien lehtësisht viktima të retorikave të llojit radikal apo populist të propaganduara nga qarqet xhihadiste, ashtu siç mund të bëhen instrumente grabitqarë të agjencive qeveritare inteligjente manipuluese.
Nga Pakistani në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Irakut, Libisë, Libanit, Izraelit, Egjiptit dhe Sirisë për të mos përmendur Anglinë, Francën, Gjermaninë dhe Danimarkën informatorët dhe provokatorët i kanë infiltruar me sukses këto grupe. Pas sinqeritetit fetar dhe mashtrimit politik të djelmoshave radikalë, shpeshherë fshihen autoritetet fetare dhe politike apo edhe shërbimet sekrete qeveritare.
Të gjithë janë totalisht me mungesë sinqeriteti fetar dhe janë të nxitur nga një cinizëm politik sa zhurmëmadh po aq edhe vdekjeprurës. Ideologjia e ekstremizmit dhe organizatat që e mëshirojnë atë, janë të rrezikshme në shumë mënyra: dënimi i tyre duhet të jetë i paepur dhe vendimtar, i shoqëruar nga një analizë rigoroze e shkaqeve të tyre, të parimeve të protagonistëve të tyre si dhe zonave të tyre të errëta. Nuk mund të ketë vend për naivitet këtu.
Kësaj analize duhet t'i shtohen lidhjet strategjike mes pranisë së grupeve të tilla në perëndim dhe në vendet me shumicë myslimane. Përballja me terrorizmin dhe celulat që vijnë në jetë në një mënyrë në dukje informale dhe të shkëputur, paraqet veçanërisht pengesa të frikshme, ashtu siç mund të vihet re në Gjermani, SHBA, Angli, Francë dhe gjetkë. Mbi dhe përtej akteve të terrorizmit që janë ndjekur nga një reagim i menjëhershëm politik dhe ushtarak nga vendet e prekura; si SHBA-ja në Afganistan, pastaj në Irak pas zgjimit nga 11 shtatori ku faktet tregojnë se operacionet ndaj celulave lokale të shoqëruar nga një mbulim intensiv mediatik nuk mund të jenë tërësisht të shkëputura nga politikat e jashtme të vendeve perëndimore.
Në fakt kur ndodhin veprimet terroriste, ndërhyrjet ushtarake perëndimore nuk janë asnjëherë shumë mbrapa. Terrorizmi është përdorur me sukses për të justifikuar rritjen e mbikëqyrjes së qytetarëve në perëndim si dhe operacionet ushtarake jashtë tyre, ku edhe njëherë opinioni publik pajiset me të dhëna për ta pranuar faktet (e kështu kërcënimi terrorist bëhet i besueshëm në shtëpinë e tij). Duke qenë kështu presidenti dhe kryeministri Frances shpallin se do ta luftojnë ekstremizmin islamik kurdo që të jetë e nevojshme. Ata së shpejti do të kërkojë një pretekst për një përfshirje më të madhe jashtë vendit, veçanërisht në Mali se tani që kërcënimi është ndjerë në tokën e vet (ku pengjet franceze vijojnë të mbahen ende). Rajoni është tejet strategjik dhe rezervat e naftës të zbuluara së fundi aty, që janë të paktën po aq të mëdha sa në Libi, ia vlejnë t'i rikujtojmë në mënyrë që të qëndrojmë me këmbë në tokë.
Me konsiderata të tilla mënjanë, ne duhet të fokusohemi në përgjegjësitë tona dhe të mos e etiketojmë veten tonë si viktima. Edhe njëherë Përfaqësuesit fetarë, liderët e komunitetit dhe besimtarët e zakonshëm duhet të flasin me zë të lartë duke dënuar atë që kanë bërë ekstremistët në emër të tyre. Gjithashtu, politikanët dhe mediat duhet të shfuqizojnë ndjenjën e fajit shoqëror. Jo vetëm duke u afirmuar në kohë krizash apo aktesh terroriste sepse ekstremistët nuk përfaqësojnë gjithë myslimanët, por duke gjetur mënyra pozitive të dialoguari me myslimanët, pra jo vetëm në periudha krizash.
Demonizimi i myslimanëve ekstremistë sot është tejet intensiv. Duket se gjithçka është lejuar duke i trajtuar të dyshuar individualë. Ndërsa është normale të ndalosh persona që po veprojnë në mënyrë të dyshimtë për të parandaluar aktet terroriste. Arrestimet dhe ndalimet identifikuese të individëve pa respektuar të drejtat e tyre për mbrojtje ligjore nuk mund të konsiderohen legjitime. Sot, burgosen njerëz në Angli,Gjermani, Francë, Kanada dhe SHBA pa ditur se për çfarë janë akuzuar dhe pa u gjykuar. Ata e gjejnë veten e tyre përballë një "vrime të zezë" gjyqësore në të cilën gjithçka lejohet në emër të "kërcënimit terrorist". Në çdo demokraci të vetërespektuar jo vetëm lidhja e të qenit mysliman-xhihadist duhet të refuzohet, por i dyshuari duhet të trajtohet sipas parimit të sundimit të ligjit. Atyre duhet t'u lejohet përfaqësimi ligjor, një gjykim i drejtë dhe një verdikt i paanshëm. Këto janë të drejta të patjetërsueshme të cilat ne i çmojmë shumë.
Ajo çka ne vërejmë sot në perëndim është mbi të gjitha një rrezik për vetë perëndimin, i cili duket se i ka braktisur parimet e tij: interpretime jashtëzakonisht ilegale, ndalim pa shpjegim dhe pa arsye, nën-kontraktim i torturës, burgosje dhe izolim të mënjanuar (si në Shtetet e Bashkuara) apo me trajtimin degradues si në Evropë. Të gjitha këto janë të papajtueshme me vlerat e shpallura të të drejtave dhe dinjitetit të njeriut. Kjo nuk bëhet për shkak se ne luftojmë kundër terroristëve - apo atyre të akuzuar për terrorizëm - duke i transformuar vetet tona në mostra, pikërisht mu në zemër të një sistemi të bazuar në sundimin e ligjit. Kështu i japim vetes të drejtën e jashtëzakonshme për të dhunuar rregullat e shumta të cilat ne pretendojmë t'i mbrojmë.
Trajtimi i të burgosurve është një rast për tu parë. E tillë është klima e mosbesimit, saqë të praktikosh Islamin në burg është bërë mbi të gjitha e pamundur. Në shumë sisteme perëndimore të burgimit në SHBA, Kanada, në Gjermani, Britani e Francë trajtimi i të burgosurve myslimanë (të cilët përbëjnë midis 20-50 % e të burgosurve në disa vende evropiane) është një diskriminim alarmant dhe shpesh poshtërues. Të burgosurit gjejnë vështirësi për tu falur, ushqimi i tyre është i papërshtatshëm, këshillimi shpirtëror mungon apo është lënë në duart të rrezikshme, të të paarsimuarve që janë vetëshpallur predikues. Rrënjët e problemit shtrihen brenda vetë sistemit. Ajo çka përbën pikën e reagimit horror në radikalizmin e të burgosurve myslimanë është nëse masat e veçanta janë miratuar për t'u siguruar të burgosurve të të gjitha besimeve akses të barabartë në shërbimet e kapedanit. Zgjidhja është e një lloji politik. Në sistemin e burgimit kontradiktat e qenësishme përfshijnë edhe shtetet në vetvete, veçanërisht në lidhje me parimin e vetëshpallur për trajtim të barabartë janë thjesht të përforcuara. Ne mund t'i thurim lavde të drejtave të barabarta dhe statusit të barabartë për të gjithë, por (siç shihet edhe pse me xham zmadhues) në jetën e përditshme dhe pas hekurave përbuzja, racizmi i zakonshëm dhe islamofobia janë realitete të prekshme. Nëse janë të qëllimta për të prodhuar radikalizmin, mënyrë më të mirë nuk mund të gjejnë. Qytetarët demokratikisht duhet të kërkojnë dhe shtetet duhet të nisin reformat mbi baza urgjente. Trajtimi i të dënuarve na tregon ne më shumë lidhur me realitetet, që fshihen pas fjalëve të bukura të dala në festimet e shoqërive tona demokratike.
Gjithashtu është thelbësore që publiku të informohet tërësisht rreth incidenteve që përsëriten rishtazi. Kur dhuna merr terren dhe shoqëritë tona ndihen të kërcënuara është krejtësisht legjitime - që pas sulmeve terroriste apo përpjekjeve të dështuara - të presim qartësime dhe një shpjegim themelor nga autoritetet. Pyetja nuk është e llojit të teorive konspirative të akredituara, por ajo këmbëngul në të drejtat themelore të njeriut, në të drejtën për tu informuar dhe për tu mbrojtur: të drejta këto që nuk mund të komprometohen. Si ta shpjegojmë këtë në vazhdën e akteve terroriste fatkeqësisht të suksesshme kur nuk ka patur komisione hetimore të pavarura, për të raportuar për çfarëdolloj hetimi që është bërë? Si ta shpjegojmë këtë, kur në emër të luftës kundër terrorizmit, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit me anë të deklaratave zyrtare qeveritare kontradiktore që s'pranojnë asnjë përgjegjësi, pasi terroristët janë sipas përkufizimit "djallëzorë"? Si shpjegohet që terroristët e arrestuar janë vrarë apo reduktuar në heshtje, në mënyrë që versioni i tyre i ngjarjes të mos dëgjohet kurrë? Asnjë komision hetimor nuk e ka përfunduar punën e tij, asnjë konkluzion nuk është arritur dhe asnjë shpjegim nuk është ofruar. Një kërcënim i tmerrshëm varet mbi kokat tona dhe vrimat e zeza po na rrethojnë.
Duke u përballur me terrorizmin, shoqëritë tona janë transformuar, liritë tona janë sakrifikuar, trajtimi poshtërues është normalizuar dhe ne kurrë nuk duhet ta harrojmë këtë. Terrorizmi mund të përballet përfundimisht me Perëndimin dhe me imazhin e tij të errët: në refuzimin për të diskutuar shkaqet e terrorizmit, duke bërë jo më shumë se dënimin e veprimeve dhe në depersonalizimin e të dyshuarve thjeshtë si fajtorë. Ne jemi për normalizimin dhe kundër qëndrime thellësisht raciste dhe diskriminuese.
Ndërsa teoritë e konspiracionit duhet të refuzohen, ne duhet të pretendojmë të drejtën tonë të informimit dhe sigurisë, duke mbrojtur nga ana tjetër të drejtat e të akuzuarve dhe të dyshuarve. Sa shpesh kemi gabuar! Në Francë, Gjermani, Kanada, Itali Britaninë e Madhe dhe SHBA gra dhe burra kanë qëndruar për vite në burgje, para se të kuptohej se kanë qenë të burgosur padrejtësisht. Disa janë liruar pa ndonjë apologji apo kompensim të çfarëdollojshëm dhe në Guantanamo persona që dihen se janë të pafajshëm, vazhdojnë të mbahen si kriminelë.
Dyshimi ndaj terrorizmit i ka transformuar individët në "terroristë" de fakto, duke mos gëzuar asnjë të drejtë dhe duke u trajtuar si të tillë, pavarësisht nëse janë fajtorë apo jo. Përballja me terrorizmin i ka transformuar shoqëritë tona, liritë tona janë sakrifikuar, trajtimet çnjerëzore janë bërë normale dhe ne nuk duhet ta harrojmë kurrë këtë. Terrorizmi përfundimisht mund të përballet me imazhin negativ të perëndimit: në refuzimin për të diskutuar shkaqet e terrorizmit, në mosbërjen e asgjëje përveç dënimit të akteve dhe në depersonalizimin e fajtorit ashtu si edhe të dyshuarit të thjeshtë. Kështu ne po normalizojmë qëndrime thellësisht raciste dhe diskriminuese.
Pas dëmeve të shkaktuara nuk ka pasur asnjë deklaratë për ndryshimin e gjërave. Përçmimi i Islamit në fjalimet publike, dënimi i tmerrshëm i ekstremistëve dhe terroristëve si dhe trajtimi i turpshëm i të burgosurve po forcon një imazh negativ të myslimanëve mes nesh. Nëse shtojmë në rrjedhën e qëndrueshme të krizës (karikaturat, videot, etj.) kjo i ndez tensionet dhe ne mund të kuptojmë konturet e një armiku të ri, si brenda ashtu edhe universalisht. Islami befas shpjegon çdo gjë që përfshin myslimanët, qoftë ajo dhuna urbane, marxhinalizimi social, papunësia, pakënaqësia popullore, diktatura apo kundërshtimi i politikave të Izraelit për të mos përmendur të tjera. Nuk ka nevojë për analizë politike, socio-ekonomike apo gjeopolitike. Ne kemi hyrë në një epokë, ku të gjitha problemet islamizohen, ndërsa çështjet të rëndësishme në të njëjtën kohë të qeverisjes dhe drejtësisë janë depolitizuar. Kur feja të bëhet një arsye e thjeshtëzuar, kur pushohet së marri në konsideratë kompleksiteti i jetës politike, ne kthehemi në populizëm i cili e përkufizon ngushtësisht tjetrin dhe e vendos atë përgjegjës për të gjitha sëmundjet e shoqërisë, për shkak të asaj që ai është. Pikërisht kjo përbën definicionin e racizmit dhe politikës së frikës. Një perëndim kaq i fortë dhe ende kaq i dobët është një perëndim në mëshirë të fatit, aq larg nga idealet e tij dhe po aq afër demonëve të tij.
Autor: Tarik Ramadan
Përktheu: Ervin Hakorja