Nuk lejohet ndjekja e Sahabeve para ndjekjes se Medhhebit



Me Emrin e Allahut Meshiruesit Meshireberesit

Falenderimi i Takon Allahut, Udhezuuesit ne rruge te drejte. Paqja dhe bekimi qofshin mbi Muhamedin (a.s.), familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjkin rrugen e tij deri ne diten e fundit.

Te jesh pasues i nje medhhebi (shkolle juridike islame) eshte nje obligim per secilin musliman qe nuk eshte specializuar ne fushat e jurisprudences islame. Theksoj specializimin pasi nuk mjafton vetem te studiosh ne menyre te percipte jurisprudencen islame dhe te jete e mjaftueshme per te patur liri ne zgjedhjen e argumentit.

Ka thene Karafi ne librin e tij "Sherh el Mahsul" se Imami i Haramejnit ka treguar se: "Te gjithe specialistet e fese Islame jane te mendimit se nuk i takon besimtareve te thjeshte ndjekja e mendimit te ndonje Sahabi perpara ndjekjes se Medhhebit (Shkolles juridike)".

Kjo per faktin se Sahabet edhe pse kane qene me te afert me argumentin fetar (Kuranin apo Hadithin), ata nuk e kane ndertuar nje shkolle juridike (Medhheb) qe tia mundesoje ndjekesve ti permbahen atij pergjate gjithe jetes se tij. Shkaku eshte i thjeshte. Ata edhe pse ishin percjells te Islamit nga Pejgamberi (a.s.) nuk kane arritur qe diturite, ligjet islame t'i ndajne ne kapituj te vecante sepse jane marre me Xhihadin dhe ndertimin e shtetit Islam. Ata qe u moren me bazat e Jurisprudences islame do te ishin dijetaret e mevonshem prej Tabiineve dhe pasuesve te tyre. Sahabet edhe pse me te nderuar si brez, nuk arriten te merren me ndarjen e jurisprudences ne kapituj, me specializimin ne ceshtje te caktuara.Nuk arriten ta ndajne shkencen e Usuli Fikhut (bazat e jurisprudences).

Duke mos humbur asgje nga vlerat e tyre, Sahabet ne fakt ishin percjelles te fese ne brezat qe erdhen me pas. Pastaj u takoi ketyre brezave te ardhshem qe ta perfeksiononin jurisprudencen Islame. Ata ne fakt perfeksionuan cdo shkence te Islamit, qofte ajo ne Hadith (duke bere mbledhjen e haditheve dhe saktesimin e tyre) qofte ajo ne Akide (duke perkufizuar parimet baze te Besimit te Ehli Sunetit) pastaj edhe ne Jurisprudence (duke i trajtuar ligjet islame ne menyre shkencore dhe profesionale, duke i ndare ato ne kapituj, dke vendosur parimet baze te nxjerrjes se gjykimit, fetvase, e keshtu me rradhe).

Per kete arsye do te ishte gabim te merreshim me kerkimet e argumentave kur nuk jemi te specializuar ne fushen e gjetjes, analizimit dhe gjykimit mbi argumentin Islam. kjo do te ishte padrejtsi ndaj diturise, padrejtesi ne fakt ndaj vete Islamit. Allahu ka thene: "Kur atyre u vjen ndonje ceshtje ne kohe sigurie apo pasigurie ata menjehere e perhapin ate. Por ne fakt ata duhet ta rikthejne ceshtjen per shqyrtim tek i Derguari (a.s.), (me pas) tek dijetaret e tyre specialiste. Atehere ata do te dinin ta trajtonin ate (ceshtje si duhet). Sikur te mos ishte miresia e Allahut ndaj jush (me dhenien e jurisprudences perfekte te Islamit, si udhezim), atehere ju do te ndiqnit shejtanin (ne kete rast ideologji te ndryshme) pervec nje pakice prej jush", (En Nisa'e 83).

Per kete arsye nuk i lejohet dikujt nga besimtaret e diteve te sotme qe te abuzoje ne mosndjekjen e medhhebit te caktuar me pretendimin se perparesia i takon ndjekjes se Sahabeve.

Do te ishte nje pretendim qe ne dukje eshte i drejte, por ne vetvete fsheh rrezikshmeri te shumta sic jane coroditja ne ideologji dhe pasimi jo me i sahabeve por i dijetareve te sotem dhe kendveshtrimeve te tyre. do te prodhoheshin klane dhe pasues private te nje dijetari apo disa te tjereve. Dhe me e keqja do te ishte se keta pasues nuk do te ecnin mbi baza shkencore te jurisprudences Islame por mbi gjykime individuale dhe te pasigurta. Gjykime qe ndryshojne here pas here. Ndasi klanore dhe ne fund percarje te Umetit musliman.

E kunderta do te ndodhte me ndjekjen e nje medhhebi te caktuar. Nje medhheb eshte nje shkolle juridike Islame e ndertuar mbi baza shkencore shume serioze dhe e afte te permbledhi te gjitha fushat e jetes Islame. Ndjekesi i nje medhhebi ne fakt nuk eshte mosperfilles i Sahabeve. Perkundrazi ai ne kete menyre a ka ndertuar te sigurte lidhjen e tij deri tek Sahabet, madje deri tek Pejgamberi (a.s.). Pasi themeluesit e medhhebeve kane qene Tabiine (pasues te sahabeve) dhe me te afertit njerez me ta. Ndersa kjo nuk mund te pretendohet me dijetaret e koheve tona, te cilet merren thjesht me argumentat te transmetuara prej pasuesve te Sahabeve. argumenta keto qe nuk mund te kene shpetuar pa u analizuar, komentuar dhe perdorur nga themeluesit e kater medhhebeve kryesore islame.



Autor: Eduart THARTORI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...