Koncepti Antropomorfist
- I -
Koncepti antropomorfist konsederohet si koncepti me i rendesishem i fraksionit Kerramijeh. Ashtu sikurse Kerramizmi perfaqeson fraksionin me te rendesishem ne ngritjen e antropomorfizmit si doktrine. Mund te percaktojme se ekzistojne dy lloj rrymash:
1. - Rryma fetare
2. - Rryma filozofike
Rryma fetare perfaqsohet nga fe monoteiste dhe nga ato jomonoteiste.
Judaizmi eshte feja e pare, qe eshte paraqitur me koncepte antropomorfiste, ku idhtaret e kesaj feje, here ne teresi e here ne fraksione te percaktuara, nuk kane mundur dot te qendrojne ne menyre stabile ne nje adhurim te parapare nga profetet e tyre, pra ne adhurimin e nje Perendie te vetme. Perkundrazi, ata jane joshur dhe tunduar drejt antropomorfizimit te Zotit dhe jo vetem, por edhe te shumeshmerise se perendive ne menyre te hapur dhe te qarte.
Studjuesit e teologjise judaike, pas shume perpjekjeve dhe studimeve te tyre, kane dale ne perfundimin se koncepti monoteist eshte percaktimi perfundimtar i ri dhe se hebrenjte perhere kane adhuruar ne numer perendishe dhe perendi te antropomorfuar. Ata gjithashtu konceptin monoteist te Zotit e kane percaktuar duke veçuar ate qe ata e konsideronin si Perendia i madh. Musai (Moisiu) ishte ai profet i cili i nxori hebrenjte nga Egjypti e i orientoi ata ne adhurimin e nje Zoti te vetem. Por kur Musai u largua prej herbrenjve nje fare kohe ne peligrinazhin e Zotit te tij dhe i la ata nen udheheqjen e Harunit (Aroni), nuk i shpetuan perseri tundimit te tyre tradicional te adhurimit te nje idhulli, apo te disave.
Judaizmi lidhjen e ngushte me antropomorfizmin e ka permes fjaleve te Teuratit (Torres) ku thuhet: "Zoti e krijoi njeriun ne formen e tij dhe ne formen e Zotit eshte i krijuar ai", duke e pershkruar Zotin ne format humane. Po ashtu edhe koncepti judaik i krijimit te botes per gjashte dit dhe ne te shtatin Zoti u ul e u çlodh.
Keshtu pra Teurati me nderhyrjet njerezore u deformua dhe u mbush me doktrina absurde duke i pershkruar Zotit morfizem dhe perngjasime te ndryshme, qe nga biseda gojarisht e deri tek paraqitja e Zotit mbi nej re ne formen e sundimtarit qe zbret nga larte poshte, apo shkrimi i Teuratit me doren e Tij, Ulja mbi fron (Arsh) dhe krijimi i Ademit (Adamit) ne formen e Zotit.
Le te kalojme tek rrenjet e Kerramizmit, i cili eshte ndikuar nga kristianizmi ku pretendohet prej tyre se Zoti eshte "Esence".
Keshtu pra, Kerramizmi ne dogmen e tij ka nje miksim doktrinash mes asaj islamike dhe judeo-kristiane. Por ne te njejten kohe strukturen e kane huazuar nga disa fe arkaike persiane, qe kontaktin e kane patur prej ndikimeve fraksionlae te gnosticimit te atjeshem atebote si Manichaeismi ku perfshin ne te konceptet dhe doktrinat e Dualizmit.
Keto kane patur ndikim ne formimin e fraksionit te kerramizmit sidomos ne kuptimet e "Erresires" (Dhulmeh) dhe "Drites" (Nur).
Doktrina e Kerramizmit shpreht qarte sipas formuesit te saj Ibn Kerami se Zoti eshte ne krahun e siperm dhe se ne i ngreme duart drejt qiellit per lutje sepse Zoti eshte aty. Ne kete menyre Kerramizmi e ka materializuar lartesimin e Allahut xh.sh.. Ky koncept eshte huazuar nga koncepti dualist se Drita eshte me larte se lartesite deri ne pafundesi dhe se disa incidentale jane te gjendura ne Qenien e Tij.
Hashevizmi dhe Antrompomorfizmi ne mjedisin Islam
Thuhet se Ibn Seba ishte ai qe perhere te pare futi termin "Trup" (Corpus) ne filozofine islame dhe ia atriboi Allahut xh.sh. Imam Raziu na rrefen se i eshte thene atij se Ibn Seba ishte ai qe i tha Aliut r.a.: "Ti je Perendia qe ne duhet te Adhurojme" dhe Aliu e perndoqi grupin e tij. Pasi Aliu r.a. vdiq, Ibn Seba kishte deklaruar se Aliu nuk vdiq dhe se Ibn Mulxhim kishte vrare nje djalle (shejtan) qe kishte marre formen e Aliut, ndersa vete Aliu qendron mbi re, bubullima eshte zeri i tij dhe vetetima eshte shprehja e merzitjes se tij dhe se Aliu do te zbrese ne toke dhe aty do te perhapet drejtesia.
Ndersa ai qe perhere te pare ka futur konceptin e antropomorfizmit ne filozofine islame eshte Mukatil bin Sulejman i cili ka miksuar mes doktrinave Judeo-Kristane komentet e dogmave qe bermbajne nje anim kah "Perngjasimi" dhe "Trupezimi".
Thuhet se Mukatili ishte i pari qe "Mekami Muahmud" (Vendin e Lavderuar, ose te Larte) e ka shpjeguar ne formatin materialist dhe pat deklaruar se "Allahu eshte mbi Arsh" (mbi Fron) ne konceptin lendor dhe hapsinor. Ai pat deklaruar se Allahu qendron mbi Arsh ne menyre te ndjeshme, pra duke patur nje kontakt mes Tij dhe Arshit dhe se Allahu eshte Trup i permasave shtate pellembe sipas pellembeve te Tij. Ai pat deklaruar se Allahu eshte trup prej mishi, gjaku dhe kocka dhe se Ai ka shqisa e gjymtyre si dore e kembe, koke dhe dy sy e megjithate - pat deklaruar - Ai nuk i perngjet askujt e askush nuk i perngjet Atij.
- II -
Ne Islam Zoti qendron i vetem, Transhedent dhe Madheshtor. Feja Islame ndryshe nga dy fete e tjera permban nje monoteizem strikt dhe te padiskutueshem, qe nenkupton ekzistencen absolute te nje Zoti te vetem, Unik, te Pashoq dhe te Perkryer ne te gjitha dometheniet e larta dhe absolute. Ne kete menyre, feja Islame, eleminon dhe refuzon çdo lloj nocioni te politeizmit, panteizmit, dualizmit, monolatrizmit, henoteizmit, triteizmit, trinitarianizmit, gjithashtu cdo lloj postulacioni apo koncepti te nderhyrjes se personave (shenjtoreve) ne hyjnishmerine e Zotit. Keshtu qe, eshte nje e vertete e universale se Islami ka paraqitur persosshmerine absolute dhe njëtimin e Zotit, ka shmangur dhe refuzuar çdo lloj nocioni korporal (trupor) dhe imazhet antropomorfe te Qenies se Tij. I gjithe ky kuptim i perosshmerise nuk mund te jete abstrakt ne sensin filozofik.
Po te hedhim nje veshtrim ne rrymat filozofike te paraqitjes se antropomorfizmit dhe te korporealizmit (texhsim) ne Mendimin Islam pergjithesisht dhe tek Kerramizmi veçanerisht, do te shohim se filozofia greke ka patur ndikimin rrenjesor tek kjo dukuri.
Nese thame me parë se Ibn Kerami dhe Kerramizmi, me pas si fraksion, jane ndikuar nga Zoroastrianizmi (mexhuset) ne dogmen e "Fusionit - miksimit - te incidentaleve ne Qenien Eternale", nuk eshte e çuditshme qe kesaj dogme t'i kete paraprire Platoni i cili ka potencuar ne "materia absoluta" ose "citoplasma absolute".
Kjo do te thote: Pranimi i te amshuarit eternal - qe ketu do te thote lenda e papercaktuar e incidentaleve, pra simptomat ose signa qe ndodhin aty dhe formatizohen.
Kjo eshte pika ku bashkohet Ibn Kerrami dhe Platoni me nje ndryshim konceptual se i pari me termin Eternal ka nenkuptuar Zotin, ndersa tjetri ka nenkuptuar Citoplazmen.
Deklarimi i Ibn Keramit "Nje qenie nje esence" kalon permes kesaj rryme ne konceptin "esence" te Zotit tek kristianet. Mbase kjo mund te jete edhe nje perqasje e pergjithshme e filozofise greke te Aristotelit qe ka folur per substancen ne "Metafizika" duke e kaluar "Formen" e Platonit ne Bërthamen qe eshte gjeja e vetme dhe bazike qe e ka quajtur "ουσία", pra esenca eshte "τι" (çfare) e diçkaje, dhe se esenca eshte realiteti i aspektit fizik i "ουσία" - substances.
Kryesisht tek Kerramizmi shohim se ekziston nje terminologji te veçante per termin "korpus" - trupi - xhism.
Tek ata "korpusi" eshte "vetekzistent me qenien", "qe s'ka nevoje per dike ne ekzistenen e tij", ketu mund te shohim qarte hallken lidhese mes tij dhe definimit te "substances".
Tek Kerramizmi, Allahu eshte nje trup jo si trupat, siç mund te thuhet "fryme jo si frymat" ose "i dijshem jo si dijetaret" ose "diçka jo si gjerat", keto i bazojne - sipas tyre - ne argumenta logjik dhe tekstual, pavaresisht se argumentat mund te çojne ne konkluzionin se Zoti eshte jo si trupat apo ne konkluzionin se eshte si ata.
E gjithe kjo dogme e ben Kerramizmin te deklarohet se perderisa Zoti eshte "korpus", ai domosdoshmerisht duhet te jete ne ndonje vend-hapsire dhe sipas tyre ky vend eshte Arshi - Froni. Zoti - sipas tyre - qendron aty dhe se Ai me gjithe Qenien e Tij ndodhet ne drejtimin "siper". Ndersa marredhenia e Zotit me Arshin eshte nje çeshtje e larte, per te cilen pasuesit e Ibn Kerramit e kane konsideruar kete si takim fizik i Allahut me Arshin.
Siç do shihet me pas, nocionet si "Takimi fizik - prekja", Transferimi - Kalimi, Shnderrimi, Zbritja, etj., i ka shqetesuar jashte mase pasuesit e Ibn Kerramit dhe u perpoqen te shpetojne prej ketyre pershkrimeve.
Disa prej tyre deklaruan se Allahu gjendet ne disa hapsira te Arshit, disa te tjere deklaruan se Arshi eshte i mbushur prej Tij.
Muhamed ibn El-Hajsam, nxenesi i Ibn Kerramit, prej te cilit rrjedh eshte fraksioni i Hajsamizmit duke dashur te shpetojne fraksionin e tyre primar deklaruan dogmen se "Mes Arshit dhe Allahut ka nje distance te pafundme", gjithashtu ata deklaruan se "Allahu eshte Qenie ekzistente e vetmuar ne vetveten e saj (pra e ndare) nga pjesa tjeter e ekzistenteve, nuk ka fusion (perzjerje) me ekzistentet e tjera dhe as gershetim ose intermiksim si gershetim i trupave, por Ai eshte i shkeputur nga Krijesat".
Pasi Kerramizmi deklaroi rinovacionin e dogmes se tij - Veçimin e Allahut nga Krijesat e Tij si Veçim eternal dhe deklaruan "iper-hapsiren" e Tij (ekzistenca e Zotit siper) - ata paten divergjenca mes tyre ne konceptimin e "limitacionit" (nihajeh).
- III -
Pasi Kerramizmi deklaroi rinovacionin e dogmes se tij - Veçimin e Allahut nga Krijesat e Tij si Veçim eternal dhe deklaruan "iper-hapsiren" e Tij (ekzistenca e Zotit siper) - ata paten divergjenca mes tyre ne konceptimin e "limitacionit" (nihajeh).
Nje grup prej tyre morren ne konsiderate limitacionin e Allahut per nga gjashte anet ose krahet (larte-poshte-majtas-djathtas-para-mbrapa), pra formimi i nje figure tre dimensionale ne aspektin optik. Nje tjeter grup deklaruan limitacionin per nga ana "poshte", ndersa te tjere e refuzuan duke thene qe Allahu eshte "Madheshtor" (Adhijm).
Por nuk do te ngeleshin as keta te fundit pa divergjence ku u ndane ne konceptimin e "madheshtise", ku disa pretenduan se "Ai, me gjithe uniken e Tij, qendron mbi te gjitha pjeset e Arshit. Arshi eshte nen Te dhe Ai eshte mbi teresine e Arshit, ne aspektin se Ai edhe ashtu eshte siper nje pjese te Arshit".
Pastaj paten disa lajthitje te tjera ne diskutimin rreth realitetit te gjerave se a qendron ne nje ane te Arshit, apo Ai e Zapton komplet Arshin dhe pati qe deklaruan edhe se Zoti eshte me i madh apo me i vogel se Arshi.
Argumentat logjik te Kerramizmit:
- Bota ekziston dhe Zoti ekziston, ose te dyja keto ekzistente ekzistoje per efekt te njera - tjetres ne fusion (sebashku) ose te veçuar ne krah te njera-tjetres. Perderisa qenesia e Zotit ne fusion me boten eshte e pamundur atehere mbetet qe Ai te jete i ndare nga bota ne nje krah (ane ose drejtim), dhe perderisa Zoti ekziston ne nje ane te percaktuar dhe çdo i percaktuar eshte korpus (xhism-trup), keshtu qe edhe Zoti eshte korpus.
- Ne shohim se çdo i dijshem ose i afte posedon korpus dhe pranimin e diçkaje jashte observimit nuk e pranon mendja, po ashtu nuk e konfirmon zemra, keshtu qe domosdoshmerisht duhet te deklarojme se Zoti posedon korpus, perderisa provohet qe ai te jete i dijshem, i afte dhe i gjalle.
- I dijshmi duhet te jete i dijshem edhe per atributet korporeale fizike te tij, ai qe i di keto duhet domosdoshmerisht qe ti jene ndodhur ne qenien e tij, keshtu qe Zoti eshte i dijshem per atributet korporeale, si rrjedhoje duhet te jete korporeal.
- Qe te shikohet pamja e Zotit eshte e pranueshme dhe vizibiliteti predispozon nje objekt viziv, ose nje kondicion paralel (te ngjashem), objekti viziv merr nje rreze ne distance dhe ne drejtim nga shikuesi dhe cdo gje qe i posedon keto atribute eshte korporeal (trup) keshtu qe edhe Zoti posedon atribute korporeale.
Argumentat tekstual te Kerramizmit
Ata jane argumenta qe ne pamjen e pare bejne te duken, si perafersisht apo terthorazi, me permbajtje korporealiste, ku qendrojne fjalet si Istiwa, Arsh, drejtim (ane), vend, hapsire, etj., duke i shtuar ketu edhe hadithet qe te gjitha sebashku i kane marre ne menyre literale - sipas imagjinates se tyre - qe te mbeshtesin dogmen e tyre korporealiste - antropomorfiste dhe kufizimin ne nje kohe-vend- hapsire te Zotit. Disa prej haditheve ne te cilat mbeshteten jane edhe te shpikura (meudu'a), ose ku kane hyre izraelizmat.
- Prej ajeteve ku mbeshtesin qenesine e Tij "siper": "I frikesohen Zotit te tyre qe eshte mbi ta", (nahl:50).
- Ajetet e Lartesimit te Allahut: "Ai eshte i Larti, Madheshtori" (bakareh:255) "Madheroje me lavdi emrin e Zotit tend, me te lartit", (a'la:1).
- Ajetet e Uruxhit (lartesimit): "Tek Ai ngrihet fjala e bukur" (fatir:10) "Tek ai ngrihen engjejt dhe shpirti (i shenjte - xhebraili)", (mearixh:4).
- Kerramizmi eshte mbeshtetur ne ajete qe duket sikur Zoti eshte ne qiell: "A e besuat kush eshte ne qiell", (mulk:4).
- Ajetet qe permbajne ngritje: "Ata nuk e vrane, sigurisht, por Allahu e ngriti tek Ai", (nisa:158).
E te tjera ajete si keto te cilat ne perkufizimin e shkences qe studjon Kur'anin jane ajete "muteshabih" - analogus.
1. - Dogmat e Neo-Antropomorfizmit
Dogma e Antropomorfizmit nuk do ta marrim si histori te ngjashme me persona dhe figura historike, por me çeshtje te cilat do t'i permendim pa emer autori qe te gjykuarit te jete pertej emocioneve apo afeksioneve kundrejt nje X personi.
Çeshtje: "Allahu i rretheqarkon (perfshin) krijesat me Qenien e Tij nga te gjitha anet, nga siper e nga poshte".
Kjo çeshtje eshte nje nga çeshtjet me te çuditshme te antropomorfisteve. Nuk do ta kisha paramenduar kurre se teprimi i antropomorfizimit te Allahut do te arrinte kete pike absurditeti.
Ajo qe kemi parasysh, siç do ta shohim edhe ne menyre te detajuar, eshte se antropomorfistet kur besuan se toka eshte e rrumbullaket ne forme sferike dhe se krahu i siperm i saj eshte siperfaqja dhe se Allahu sipas antropomorfisteve eshte ne drejtim te siperm nga krijesat e Tij, por "siper" persa i perket krijesave eshte e gjithe kjo siperfaqe sferike e cila nuk ka nje kend dhe as krah te percaktuar. Prandaj antropomorfistet kur thane se Allahu duhet te jete siper botes, atehere Ai duhet te jete siper tyre nga te gjitha anet, pra duhet qe Allahu t'i perfshije rretheqark krijesat e Tij me Qenien e Tij.
E kur iu sollen argumentet logjike nga ana e Ehli Sunnetit se ana e siperme e verioreve eshte ana e poshtme e jugoreve dhe e kunderta, po ashte edhe lindoret me perendimoret. Ata per t'i shpetuar skandalit shpiken mendimin akoma me drastik dhe me absurd se Allahu i perfshin ne menyre te rretheqarket te gjitha krijesat, si nga larte ashtu edhe nga poshte.
E megjithate, antropomorfistet klasike nuk jane deklaruar ne kete menyre siç jane deklaruar neo-antropomorfistet, per shkak te avancimit shkencor, biles ka prej atyre neo-antropomorfisteve qe duke refuzuar deklarimin e peshtjelljes rretheqark te Allahut, kane refuzuar qe toka te jete e rrumbullaket.
Per t'iu kundevene argumentit te sferikes se tokes qe nuk ka nje direksion fiks te kraheve sipas vendodhjes, ata thane se psh. qielli i lindjes nuk eshte ai qielli i perendimit apo i veriut dhe i jugut. por mangesia e tyre eshte se ata nuk marrin parasysh se orbitat e siperme si ato te poshtmet jane gjithashtu sferike. Por edhe ndryshe, pretendimet e tyre jane se Allahu eshte ne drejtimin e siperm te tokes ne nje krah te percaktuar jo ne te gjitha krahet. E megjithate ata vazhdojne te insistojne ne peshtjellimin sferik, keshtu qe Zoti per ta eshte shnderruar ne nje sfere me nje boshllik ne mes qe eshte bota.
Per te dale nga sikleti i rrezimit te dogmes se iper-hapsires si atribut fizik, u detyruan te perdorin filozofine si arme e spekulimit logjik dhe thane: "Direksionet - anet - jane dy llojesh: Direksione absolute, te pandryshueshme dhe direksione relative. Te parat jane anet absolute qe nuk ndryshojne dhe jane realet qe jane "Larte" dhe "Poshte". Qiejt jane gjithmone larte dhe nuk ndryshon drejtimi i tyre, ndersa toka gjithmone eshte ne drejtimin poshte e kjo nuk ndryshon".
Ky spekulim filozofik ne fakt eshte i pavlefshem dhe i pabaze, per shkak se keto dy krahe jane tipikale ne kuptimin konsiderativ qe pranojne rotacion, sepse jane shprehje sipas vendosjes se nje trupi ne raport me nje trup tjeter dhe kondicioni i ketyre trupave eshte qe ata jane te kufizuara, ku pa limitacion nuk mund te pershkruhen direksionet.
Keshtu qe, per shkak se direksionet ne realitet jane shprehje e vendosjes se nje trupi te kufizuar ne raport me nje trup tjeter te kufizuar, eshte e papranueshme qe dikusht e thote se disa direksione jane absolute te pandryshueshme.
Kush pretendon se disa direksione jane absolute te pandryshueshme, ne nje forme apo ne tjetren, pasojne dogmen filozofike qe thote se "Allahu eshte krijues permes shkakut".
E megjithate nuk do zgjatemi ne inkoherencen e antropomorfisteve por do te vazhdojme te shpjegojme dogmen e tyre duke iu pergjigjur sipas terminologjse me te cilen ata vete perdorin si standart.
2. - Dogmat e Neo-Antropomorfizmit ne Istiwa
Çeshtja e Istiwase eshte nje nga ato çeshtjet te cilat me se shumti ka deklarime mes atyre qe deklarojne se Istiwaja e Zotit mbi Arshin eshte Qendrim (Istikrar) i Qenies se Zotit ne kontakt me Arshin dhe mes atyre qe refuzojne, qe Qendrimi i Qenies se Tij ne kontakt me Arshin te jete qellimi i fjales Istiwa.
Per habi te te gjitheve, antropomorfistet thote se kjo dogma e Qendrimit ne kontakt me Arshin eshte besimi i shkolles se Selefit dhe se kjo eshte ajo te cilen e ka shprehur Libri dhe Sunneti qe do ta shohim se sa qendron kjo fjale.
Ashtu siç deklarojne edhe ata vete, ne lidhje me Istiwane jane dy lloje deklarimesh:
Deklarimi 1: - Istiwaja eshte thjeshte raport dhe aksesion mes krijeses dhe Krijuesit, ose mes Arshit dhe Zotit qe u rinovua permes krijimit te Arshit pa patur nevojen e levizjes dhe proçedimit dhe ky eshte deklarimi i atyre qe thone se eshte absurde fusioni - perzjerja - e incidentaleve me Qenien e Tij dhe se eshte absurde levizja si proçedim.
Ne fakt, ky eshte deklarim i atyre qe thone se Zoti eshte siper Arshit me Qenien e Tij, te cilet nje pjese e tyre thane "i limituar" nje pjese thane "i pa limituar", por te dy bien ne kompromis se Zoti eshte ne drejtimin larte. Keta i mohojne Zotit levizjen sepse levizja predispozon limitacionin nga te gjitha aspektet prandaj jane deklaruar se Ai nuk proçedon, ne kuptimin se Istiwaja e Allahut mbi Arshin nuk eshte permes levizjes se Qenies se Tij dhe me pas Ai beri Istiwane dhe qendroi (istekarre) me levizje te tjera mbi Arshin. Ky grup e ka mohuar fusionin e incidentaleve ne Qenien e Allahut xh.sh..
Ky lloj deklarimi nuk e ben deklaruesin antropomorfist. Mbase deklaruesi i kesaj dogme ka pranuar nje gje te tille thjesht duke shprehur se Zoti eshte siper Arshit me Qenien e Tij dhe ky eshte nje GABIM qe nuk e ben deklaruesin antropomorfist, sepse ai ne fakt, me gjithe gabimet e tij, i mohon aksesoret e antropomorfizmit ne menyre te qarte, siç jane ekzistenca e incidentaleve ne Qenien e Zotit apo proçedimi me ane te Qenies se Tij.
Vete antropomorfistet e refuzojne nje deklarim te tille duke u arsyetuar se ky deklarim bie ndesh me tekstet e Librit dhe Sunnetit.
Deklarimi 2: - (sipas antropomorfisteve). Ky eshte nje deklarimi i Selefit, Imameve te hadithit, dhe i shume kelamisteve, juristeve e sufisteve prej kater shkollave, etj., se Zoti beri Istiwane mbi Arsh pasi krijoi Token dhe Qiejt, ashtu sikurse na ka treguar Kur'ani, duke qene se Allahu Istiwa mbi Arsh pasi qe nuk ishte keshtu me pare, po ashtu edhe Istiwaja e Zotit mbi Qiejt, ardhja e Tij (Mexhij dhe Itjan), ashtu siç shprehen tekstet e shumetransmetueshme (mutewatir) te skata (sahih). Ne kete vleresim nuk ka peripeci (ne kuptimin e shkembimit ose alternimit te gjendjeve).
Ne fakt, duke marre parasysh perballjen edhe me deklarimin e pare, i dyti, ben te kuptohet se Istiwaja e Allahut mbi Arshin eshte kryer permes levizjes se Qenies se Tij dhe transferimit ne drejtimin ku ndodhet Arshi. Pra, Zoti levizi dhe e transferoi Qenien e Tij qe te kryeje Istiwane, kjo pikerisht eshte kuptimi i asaj qe ata kane deshiruar ne vazhdimin e deklarimit me shembujt e Ardhjes (Mexhi dhe Itjane), qe do te thote se Allahu e kreu Istiwane duke levizur Qenien e Tij ne hapsiren e Arshit derisa Arshi u be keshtu vendqendrimi i Qenies se Tij, ne menyre te qendrueshme mbi Arsh, permes kontaktit siç do ta shohim me pas.
Duke dashur te kunderpergjigjen ne te njejten kohe konceptit se "levizja predispozon incidencen", siç shohim ne pjesen e fundit te deklarimit te dyte, antropomorfistet deklarojne ne menyre absurde duke dashur te thone se "levizja nuk predispozon peripecine e Qenies se Tij", keshtu qe ne menyre spekulative te hedhin hi syve e te arsyetojne ne menyre boshe se "perderisa levizja nuk predispozon peripecine e Qenies se Tij, atehere nuk predispozon incidence", sepse tek ata parimore eshte qe nuk ekziston "ndryshim" i cili predispozon incidence perveçse ne rastin e peripecise, pra shkembimit ose alternimit te gjendjeve te qenies.
Me kete menyre spekulative filozofike duan te thone se kjo lloj Istiwaje (qe pretendojne), megjithese ne fakt eshte shprehje e fusionit te incidentes apo incidenteve ne Qenien Hyjnore, nuk predispozon incidencen e qenies dhe nevojshmerine e saj. Kjo dogme ngrihet duke u bazuar ne standartin thelbesor te antropomorfizmit qe eshte "fusioni i incidenteve me Qenien".
Besimi i Ehli Sunnetit eshte se Allahu eshte i palimite, as nga krahu i poshtem e as nga krahe te tjera, ai nuk ka permase dhe as hapsire dhe nuk pranon qe te thuhet se Zoti ekziston ne ndonje ane apo ne ndonje krah. Besimi i drejte eshte se Ai e ka perkryer menaxhimin e krijesave te Tij ku krijesa me e madhe eshte Arshi.
Allahu e ka krijuar Token dhe Qiejt dhe i ka menaxhuar ato dhe e ka perkryer menaxhimin (sipas ajetit). Shprehja e Istiwase mbi Arshin eshte e kushtezuar (pra shprehja e eshte e kushtezuar) me menaxhimin dhe dijen, etj., prej Atributeve te Aktit (te Allahut).
Dhe eshte per tu habitur se antropomorfistet kur duan te flasin rreth çeshtjes ne fjale, nuk shprehen se ekziston edhe nje deklarim i tille, megjithese ky deklarim eshte i shumices se dijetareve te Ymetit, por perkunder kesaj ata deklarojne se fjala e tyre (qe eshte deklarimi i dyte i lartepermendur) eshte besimi i Selefit dhe kjo eshte vetem propagande dhe predikim, ne fakt eshte deklarim antropomorfist ku Selefi eshte i paster prej tij. Por kjo menyre eshte zakon dhe vesi i turpshem i antropomorfisteve ku ne menyre te rrejshme i atribuojne Selefit, duke iu shmangur deklarimit te vertete dhe te vlefshem te Selefit. Kete gje do ta shohim ne vijim se si kane spekuluar mendjet njerezore permes citimeve te copetuar te imameve te selefit duke formuar, ne fakt duke hedhur hi syve permes copezave ne mbeshtetje te dogmes se tyre antropomorfiste.
Vazhdon me çeshtjen tjeter antropomorfiste qe deklarojne se "Allahu ka bere istiwane me ane te kontaktit, se ai ka rendese (peshon) dhe se engjejt e mbajne Zotin si pasoje e mbajtjes se Arshit. Dogma se krijesat ndikojne tek Krijuesi, ekzistenca e incidentaleve tek Qenia e Allahut, etj.".
3. - Dogma e Neo-Antropomorfizmit - Istiwaja si kontakt me Arshin
"Ate dite, Arshin e Zotit tend e mbajne mbi vete tete (engjej)", (hakkah:17)
Arsyetimi i Ehli Sunnetit per ajetin ne fjale, ne menyren replikuese ndaj koncepteve antropomorfiste, eshte se nese Zoti do te ishte ne Arsh, atehere mbajtesit e Arshit (qe jane tete engjej) do te jene gjithashtu edhe mbajtesit e Zotit. Sipas kesaj, atehere predispozon qe Krijuesi paska nevoje per krijesat.Keshtu qe Ehli Sunneti argumenton ne tre pika:
1. - Allahu nuk eshte i ulur mbi Arsh.
2. - Se po te ishte i ulur mbi Arsh, atehere do te ishte i mbajtur nga engjejt qe e mbajne Arshin.
3. - Po te ishte i mbajtur, atehere do te kishte nevoje per engjejt qe e mbajne Ate.
Mire po, antropomorfistet ne standartet e tyre ne lidhje me ceshtjen gjithmone e anashkalojne arsyetimin e Ehli Sunnetit dhe krijojne teza mes pranimit dhe mospranimit sipas standartit te tyre dhe dalin ne perfundimin se:Rreth çeshtjes se mbajtesve te Arshit ekzistojne dy mendime:
1. - "Mbajtesit e Arshit, e mbajne Arshin por nuk e mbajne ate qe ndodhet mbi Arshin".
Ky eshte nje nder dy mendimet e po atyre qe mendojne se Allahu ndodhet siper Arshit, por jo ne kontakt me Arshin dhe ky eshte mendimi i Kadiut Ebu Ja'la dhe i Ibn Zagunit, te cilet nuk pranojne kontaktin e Allahut me Arshin edhe pse ai ndodhet siper tij. Kjo kategori eshte te shkalles se dyte te antropomorfizmit pasiqe nuk jane te derjteperdrejte si kategoria tjeter qe do te shohim me pas.
2. - "Mbajtesit e Arshit mbajne, gjithashtu, edhe Ate qe eshte siper Arshit".
Ky eshte mendimi i kategorise se shkalles se pare te antropomorfizmit, qe perfaqsohet nga Said Ed-Darimiju dhe permes ketyre dy mendimeve, qe nuk ka te trete sipas standarteve te tyre, preferojne te nxjerrin jashte "loje" mendimin e Ehli Sunnetit duke arsyetuar ne kompleks te dyja mendimet, qe per efekt te dogmes "se qendrimit siper Arshit" takohen ne disa pika, thone: "Nuk eshte me aq siguri se, kush e mban Arshin duhet pa tjeter te mbaje edhe ate qe eshte siper Arshit, pervec se ajo qe ndodhet siper Arshit eshte "e mbeshtetur" siper tij. Keshtu kemi ajrin dhe zogjt, po ashtu qiejt siper tokes, po ashtu cdo qiell qe eshte nen qiellin tjeter nuk e mban qiellin qe eshte siper tij. Keshtu qe, nuk eshte standart absolut tek krijesat qe nje gje te mbaje ate qe eshte siper saj, por mund te jete dhe s'mund te jete mbajtese e tjetres. Keshtu qe nuk predispozon qe Arshi te mbaje Zotin siper tij perveçse me nje tregues te qarte dhe perderisa Arshi nuk eshte mbajtes i Zotit, atehere primare eshte qe edhe mbajtesit e Arshin nuk e mbajne Ate".
Ky eshte arsyetimi i mendimit te Ebu Ja'la dhe Ibn Zagunit te cilet e miohojne kontaktin, i cili bazohet ne hadithe te shpikura qe flasin per "peshen e rende te Allahut mbi mbajtesit e Arshit nese politeistet ngrihen ne ritualet e tyre, e derisa te ngrihen besimtaret te madherojne Meshiruesin, Ai fillon e i lehteson (per nga pesha) mbajtesit e Arshit". Ose "leximi i veprave te njerezve, te djeshmet i lexon sot per tre ore, ku per zemerimin e Allahut informohen te paret mbajtesit e Arshit ndaj te cileve ushtrohet nje presion rendese e Allahut mbi ta".
Keto jane transemtime te Ka'b El-Ahbar, i cili kombinoi doktrinat hebro-kristiane me ato Islame dhe antropomorfistet bazohen ne keto teza. Por me e renda ne keto koncepte eshte se antropomorfistet kane edhe nje standart te ulet moralisht, ku ata lajmerimet e hebro-kristianeve nuk i refuzojne, por ne raste ku, sipas tyre, nuk ekziston ndonje tregues tjeter, atehere per ta njoftimet e hebro-kristianeve as nuk refuzohen e as nuk pranohen por as nuk pergenjeshtrohen.
Kadiu Ebu Ja'la, babai i teorise se mos-kontaktit te Arshit me Allahun, arsyeton se "nuk eshte e papranueshme qe njoftimin ta marrim ashtu sic eshte ne menyre literale dhe se rendesa e tij ndodh permes Qenies se Meshiruesit, por megjithate ne nuk provojme dot rendese permes kontaktit, mbeshtetjes dhe peshes, sepse keto jane prej atributeve te trupave, Allahu eshte i paster ndaj tyre. Por ne e pranojme kete gje, jo nga aspekti i kontaktit edhe pse, ne normen e prezentit qe sheh, ai qe eshte siper diçkaje domosdoshmerisht ushtron presjon mbi ate qe eshte poshte".
Ebu Ja'la ne teorine e antropomorfizmit te tij, mundohet t'i shmanget disa vetive antropomorfiste siç eshte trupezimi apo kontakti me trupat dhe pasojat e kontaktit, dhe kjo eshte kategoria me e lehte ne mez'hebin antropomorfist.
Kategoria tjeter eshte nje kategori e drejtperdrejte ne atnropomorfizem qe nuk njeh deklarime dhe shmangie nga pesimi i deklarimit te tipit inkoherent sic eshte kategoria e pare.
Kjo kategori, Uljen e Allahut mbi Arsh e konsideron si "perkryerje" e qenesise se Allahut, duke ardhur ne teorine se qenesia e Allahut siper Arshit eshte me e perkryer se sa qenesia e Tij jo siper Arshit. Biles kjo kategori arrin edhe ne teorine se qenesia e Allahut i mbajtur nga mbajtesi e Arshit (engjejt) eshte me e perkryer se sa qenesia e Allahut jo i mbajtur nga engjejt siper Arshit. Dhe ketu vjen pyetja se Allahu qe te jete i perkryer duhet domsodoshmerisht qe tejete i mbajtur nga Engjejt? Dhe kjo pyetje sjell ne vetvete kushtezimin e Allahut si i perkryer permes ekzistences se engjejve dhe ekzistences se Arshit, si rrjedhoje e kushtezon perkryerjen e Allahut permes ekzistences se krijesave, duke qene ne kete menyre i kushtezuar per te krijuar krijesat qe te perkryej veten e Tij.
Antropomorfistet deklarojne: "Ne realitetin absolut Allahun nuk e mban vetem se vetja e Tij".
Kjo do te thote se Allahu e mban veten e tij, por me pranimin e qenesise se Allahut i mbajtur dhe ketu ka nje gabim te flliqur sepse predispozon qenesine e Allahut i mbajtur prej vetes se Tij por me ane te engjejve, pra ka nje nderthurje mes aftesise dhe fuqise krijuese te Allahut i cili i krijon engjejt dhe ata e mbajne Allahun por me forcen e Allahut.
Pra sipas teorise se tyre e cila vjen po nga arsyetimi i tyre se ashtu sikurse Allahu pranon lutjet e njerezve dhe Ai vete i ka krijuar lutjet e njerezve, si rrjedhoje Allahu u pergjigjet atyre gjerave qe i ka krijuar.
E gjithe kjo teori proedispozon qe qenesia e Allahut i perkryer te kushtezohet permes ndikimit te Tij tek krijesat si pasoje perkryerja e Tij te jete e ndermjetesuar me ane te krijesave.
Said Ed-Darimiju, babai i teorise se kontaktit te Allahut me Arshin, do te deklaronte per te mbrojtur teorine e tij Antropomorfiste ne repliken ndaj Bishr El-Merisit mu'tezilit, duke e ekzagjeruar ne antropomorfizem: "Allahu eshte me madheshtor se çdo gje dhe me i madh se çdo gje, Arshi nuk e mban ate per nga madheshtia e as per nga fuqia, por as mbajtesit e Arshit nuk e mbajne Ate me fuqine e tyre dhe as nuk u pavarsuan (ne gjendje te pvarur) me Arshin e Tij, por ata e mbajne Ate me fuqine e Tij. Jemi njoftuar se kur ata e mbajne Arshin dhe siper tij ndodhet Fuqiploti (El-Xhebbar) ne madheshtine dhe lavdine e Tij, u dobesuan, u perkulen dhe u gjunjezuan derisa thane: "La hawle we la kuwete il'la bil-lah", dhe qendruan me fuqine e Tij dhe me deshiren e Tij, ne te kundert nuk do te kishin qendruar as Arshi dhe as mbajtesit e arshit. Nese do te kishte deshiruar Allahu do te qendronte mbi shpinen e nje mushkonje dhe ajo do te qendronte permes fuqise dhe deshires se Zotesise (rububijeh) se Tij e pse jo siper Arshit qe eshte me i madh se qiejt ...".
Autor: Alban CULI