Imam Esh'ariu dhe braktisja e mu'tezilizmit



Imam el-Esh'ariu thotë: Gjatë dhjetë ditëve të para të Ramazanit, unë e pash (në ëndërr) Resulullahun (s.a.v.s.). Ai tha: "O Ali ndihmoi medhhebet që janë transmetuar vërtetësisht nga unë, sepse vetëm ajo është e Vërteta". Unë u ngrita dhe isha i hutuar në lidhje me këtë çështje të rëndë. Unë isha jashtëzakonisht i shqetësuar për këtë, sepse unë kisha argumente të shumta kundër besimit të "transmetuar".

Brenda dhjetë ditëve të ardhshme, e pashë atë (s.a.v.s.) sërish. "Çfarë ke bërë në lidhje me atë që të urdhërova të bësh"? I thashë: "O i Dërguari i Allahut, u përpoqa ta bëja atë por kam shumë prova (dhe argumente) të forta kundër atyre besimeve të cilat janë transmetuar nga ju. Prandaj, unë ndjek atë që ka argumente më të forta në lidhje me (cilësitë) e Allahut te'ala". Ai (s.a.v.s.) tha: "Ndihmoi medhhebet që janë transmetuar nga unë, sepse ajo është e vërteta".

U ngrita dhe isha tmerrësisht i mërzitur. Unë pastaj braktisa kelamin (teologjinë) dhe u bëra pasues i hadithit dhe lexues i Kur'anit.

Në Basra ne e kemi zakon që recituesit (kura'a) mblidhemi së bashku në natën e njëzet e shtatë të Ramazanit dhe e mbarojmë tërë Kur'anin atë natë. Por unë ndihesha shumë i përgjumur dhe nuk mundja të qëndroja më gjatë. Kështu që shkova në shtëpi dhe rashë për të fjetur, me keqardhje për humbjen e madhe të lënies së hatmës së asaj nate.

E pashë të Dërguarin e Allahut "Çfarë bëre me atë që të thash"? Iu përgjigja: "Unë kam braktisur kelamin dhe jam kapur fortë për librin e Allahut dhe sunetin tënd". Ai tha: "Unë nuk të thash ty të braktisësh kelamin. Të thash të ndihmoje medhhebet që janë transmetuar nga unë, sepse ajo është e vërteta".

I thash: "O i Dërguar i Allahut, si t'i shmangen atyre ideve që i kam ndihmuar në forcimin e vetes time dhe kam ndihmuar qëllimin e tyre për 30 vitet e kaluara, duke u bazuar në një ëndërr"?

Ai tha: "Nëse s'do ta dija që Allahu do të të ndihmojë ty (në këtë), nuk do të vija deri këtu që të të shpjegoja gjithë këtë. Mos e merr për asgjë këtë ëndërr në të cilën kam ardhur. Është ajo në të cilën unë e pash Xhibrilin, vetëm se në një ëndërr tjetër? Nuk do të vijë sërish tek ti. Bëj mirë dhe Allahu do të të ndihmojë".

U zgjova dhe i thashë vetvetes: Vetëm e pavërteta mbetet pasi e vërteta është shfaqur. Kështu që fillova ta mbrojë hadithin në cilin bëhej fjalë rreth të shikuarit e Allahut, ndërmjetësimin etj.. Dhe kam gjetur prova - pasha Allahun - për të cilat nuk kisha dëgjuar kurrë më parë, as lexuar në ndonjë libër. Këtë, e kam kuptuar si ndihmë nga Allahu, lajmi i mirë i të cilit më është dhënë nga i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.).



Autor: Sidi Ebu Hasan
Nga gjuha angleze: Alina Spahiu
Burimi: http://marifah.net/articles/Asharitoahlalsunnah.pdf.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...