Vehabizmi është Terrorizmi



Feja Islame është fe e mesatares dhe tolerancës në mes njerëzve në mbarë botën dhe tolerante për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha kohërat dhe vendet, edhe pse një musliman mund te bëhet radikal apo ekstrem, muslimani nuk mund të bëhet terrorist sepse nëse është terrorist ai nuk është musliman duke u bazuar në një fjalë të një dijetari islam i cili për terrorizmin ka thënë: "Muslimani nuk është terrorist dhe terroristi nuk është musliman", atëherë nëse je terrorist musliman nuk je dhe s'mund te jesh kurrsesi, sepse feja islame jo vetëm që është kundër terrorizmit por feja islame edhe e lufton terrorizmin.

Ndërsa Vehabizmi është vetë terrorizmi dhe këtë më së miri e tregon dhe argumenton fetfaja e një terroristi i cili në Arabin Saudite konsiderohet si një dijetar i madh, madje edhe nga shumë "hoxhollar" shqiptar konsiderohet se ky është dijetar islam, por ai në të vërtetë është një terrorist, nuk po them një ekstremist por terrorist.

Idetë e këtij terroristi të quajtur Salih El-Fevzan fatkeqësisht promovohen dhe reklamohen edhe nga disa hoxhollar që zakonisht kanë përfunduar studimet në Arabin Saudite por ka edhe nga ata që kanë përfunduar aty këtu në ndonjë vend arab por janë vehabistë (terrorist) dhe përhapin idetë si të këtij personi edhe ne trojet shqiptare, qoftë përmes ligjëratave në disa xhami apo përmes ndonjë Radio TV apo duke ligjëruar nëpër lokale të organizatave të ndryshme që financohen nga burime të dyshimta e që ato burime mund të jenë nga kësi lloj njerëzish si ky Salih El-Fevzan dhe përmes ideve dhe parave të përhapet terrorizmi në mbarë botën, të arrij terrorizmi edhe te ata musliman në botë që ende nuk ka arritur.

Këtë se terrorizmi mund të financohet edhe në trojet shqiptare e bazojmë jo vetëm në këtë fetfa por edhe në dokumentet e WikiLiks i cili tregon se Arabia Saudite është vendi i cili më së shumti financon terrorizmin në botë, vend i cili një shumë të madhe të parave e përdor për përhapjen e terrorizmit (sipas disa të dhënave vitin e fundit me miliarda dollar janë ndarë nga shteti i Saudis për përhapjen e terrorizmit përmes shoqatave dhe organizatave të ndryshme), e këto para pa dyshim se kanë arritur edhe në trojet shqiptare përmes bankave apo përmes disa studentëve në Arabin Saudite (rastin më të freskët e kemi në Shqipëri ku është arrestuar një student i cili studionte në arabin saudite dhe ishte kthyer në atdhe me një shumë tepër të madhe parash e që ishin rial e jo dollar), e ndërsa kanë arritur parat idetë janë shpërnda dhe po shpërndahen nga disa hoxhollar vehabistë në Kosovë dhe trojet shqiptare, te kujtoj edhe një herë se këtu nuk po flasim për islamin por për terrorizmin i cili quhet Vehabizëm.

Tani pa dyshim duhet pyetur se çfarë ka thënë ky hoxhë i 'madh' në Arabin Saudite çfarë fetfaje paska dhënë.

Ky hoxhë nga Arabia Saudite është pyetur se si duhet të jenë sjelljet e një njeriu i cili punon me një njeri e ai nuk falë namazin (si duhet të jenë sjelljet me kolegun e punës nëse ai nuk falë namazin) në fetfan e tij thuhet kështu: ai i cili nuk falë namazin ai nuk është musliman sepse pejgamberi a.s. ka thënë: në mes robit dhe kufrit është namazi, ka edhe shumë ajete nga Kur'ani dhe hadithet e pejgamberit a.s. se ai që nuk falë namazin ai nuk është musliman, dhe me kolegun e punës i cili nuk falë namazin duhet që veprosh si me një njeri që nuk falë namazin, duhet që lidhjet me atë person të shkëputen madje atë person duhet që ta vrasim nëse ai nuk pendohet dhe nuk fal namazin ... nga ai person të cilin e ki koleg të punës duhet të kërkosh që të pendohet dhe ai ta fal namazin e nëse nuk e bënë atëherë kolegu i punës duhet të vritet.

Pastaj në fetfan e tij shton dhe thotë: vetë punësimi i tij është gabim sepse një jo musliman nuk ka të drejtë të udhëheqë ndonjë punë të muslimanve.

Kjo fetfa e këtij terroristi e cila nxit që kolegu ta vret kolegun e punës është terrorizëm dhe i përket fesë vehabiste dhe jo asaj islame, e idetë e këtij tani edhe në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë po reklamohen dhe promovohen përmes disa hoxhollarve që në fillim mund tu themi se janë ekstremist por nëse në të ardhmen i zbatojnë këta hoxhollar këto ide të këtij terrorist, atëherë trojet shqiptare mund ti gjesh në mesin e një gjakderdhje të tmerrshme sepse në një fabrikë kudo në trojet që i ka 150 punëtor e ndërsa nga ata vetëm një e falë namazin, paramendo ai do te ngrihet dhe ti vras 149 kolegët e tjerë të punës, normal edhe shefin e fabrikës duhet vrarë, apo nëse llogarisim se në një ndërmarrje private punojnë 2000 punëtor dhe nga ta 10 falin namazin atëherë 1990 do të vriten dhe me këtë rast do të kemi një masakër si të llojit të Srebrenicës.

Këso lloj masakrash nuk do të ndodhin nga armiqtë tonë por do të ndodhin nga vëlla vrasjet do të derdhet gjaku dhe do të ecë rrugëve, do të lahemi në gjakun tonë dhe vëllezërve tonë që nuk falin namazin, a thua baballarët e sa shokëve duhet ti vras dikush, a thua sa nëna të sa shokëve duhet ti vras tjetri, po sa vëllezër e sa motra do të vriten, po nëse e llogarisim numrin e atyre që falin namazin ditës së xhuma numri na del 2 apo 3% duke pasur parasysh se xhumanë e falin vetëm meshkujt, po nëse llogarisim se e falin 10% atëherë na duhet ti vrasim 90% të popullit tonë.

Mu për këtë shkak promovuesit e terrorizmit duhet burgosur apo duhet vrarë sepse më mirë ti vrasim 5 apo 10 persona që përhapin këto ide se sa pas një kohe të jenë 90% e popullit të vrarë (nëse shkojmë sipas planit dhe ideve të Vehabizmit terrorist), prandaj kujdes me këto idetë e disa hoxhollarve që po na i bartin në trojet shqiptare nga Arabia Saudite, ide vëlla vrasëse, ide që thuajse kanë ndalur nga goja e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq i cili dëshironte ti vriste 70% të shqiptarëve e ndërsa me idetë e terrorizmit (Vehabizmit) duhet të vriten 90% e shqiptarëve, as Sllobodani nuk do të mund të mendonte më keq për shkatërrimin e shqiptarëve dhe muslimanve.

Populli thotë: Nëse të vret dikush ki ku te marrësh hak e nëse e vret vet veten nuk ki ku te marrësh hak, mendja mund të na shkoi se a thua lobet sërbosllave kanë paguar hoxhollar të këtij lloji si Salih El-Fevzan për këto ide e mendime e pastaj ky Salih El-Fevzan këto ide të na i sjellë në trojet shqiptare përmes nxënësve të tij, këto ide edhe kanë filluar ngadalë të zbatohen në trojet shqiptare sepse besoi keni dëgjuar lajme të ndryshme se një burrë vret gruan e tij që nuk falë namazin, apo rastin e një djali të ri i cili vrau nënën e tij se ajo nuk u ngrit ta fal namazin e sabahut.

A dëshironi të bëheni terrorist atëherë bëhuni Vehabistë, nëse dëshiron ta vrasësh vëllanë, motrën, babën, nënën dhe të afërmit që i ke dhe të jetosh i vetëm në këtë botë atëherë bëhu Vehabistë, atëherë merr mësim nga Arabia Saudite nëse dëshiron terrorizëm, nëse dëshiron të bëhesh kriminel duke filluar me vrasjen e vëllezërve tu, atëherë merr mësime nga ata hoxhollar që reklamojnë dhe na e serojnë mësimin e fesë nga kësi lloj hoxhallarësh si Salih El-Fevzan përmes shërbëtorëve të tyre që i kanë rritur dhe furnizuar me qindra e mija dollar, e që tani janë duke u kujdesur edhe në trojet shqiptare përmes organizatave të ndryshme të dyshimta që nuk dinë askush se prej kujt financohen, sigurisht nga ato miliarda dollarët që janë dhënë nga Saudia për terrorizmin botëror që të na shpërthej edhe në trojet tona.

Dikush mund te pyet se çka ka lidhje kjo fetfa me shqiptarët dhe trojet shqiptare?

Lidhja qëndron se idetë dhe mendimet radikale, ekstremiste dhe terroriste te këtij personi kanë arritur edhe tek shqiptarët dhe po të njëjtat ide është qëllimi të përdoren dhe të merren për bazë edhe tek ne shqiptarët dhe me këto ide të helmohet edhe populli shqiptar në trojet shqiptare, të fillojmë të bëhemi terrorist e ndërsa radikal jemi bërë, e se kemi filluar të bëhemi edhe ekstremist dhe terrorist ka argumente nga shumë veprime terroriste të shumë shqiptarëve në mbarë botën të cilat vetëm ai që nuk ka mendje mund ti mohoi sepse e mbarë bota është e njohur.

Tani shtrohet pyetja se idetë dhe mendimet radikale të këtij personi a janë prezent tek shqiptarët dhe a merren për bazë dhe argument nga shqiptarët ato që i thotë ky person?

Po këto ide radikale,ekstremiste dhe terroriste janë prezent në mesin e shqiptarëve radikal dhe ekstremist, këto ide shqiptarëve u janë ofruar nga disa hoxhollar shqiptar me shkrime dhe përkthime të shkrimeve dhe videove të ndryshme në Youtube, këta hoxhollar janë të njohur për të gjithë dhe vijnë nga qytete të ndryshme shqiptare të ardhur nga Arabia Saudite, këta hoxhollar Dmth kanë promovuar ide radikale dhe terroriste, këto ide dhe të tjera të këtij personi mund ti gjesh me bollëk në forume të ndryshme të vehabistëve dhe radikalëve në trojet shqiptare.

Mjafton të lexosh një shkrim nga disa hoxhollar vehabistë dhe në atë shkrim të gjesh shumë herë të përmendura idetë dhe fetwat e këtij personi, mjafton të klikosh në Youtube me emrin e këtij dhe aty të gjesh shumë përkthime të ideve të këtij personi ide të përkthyera nga disa hoxhollar që kanë studiuar ne arabin saudite apo ndonjë që është në studime atje sepse një përkthim të tillë nuk mund ta bëjë një person i thjeshtë, madje në Yuotube mund ta gjesh edhe atë për nxitje të xhihadit (luftës së shenjët) duke u treguar se ajo vazhdon deri në ditën e shkatërrimit të gjithësisë që kjo i bie se ju duhet të luftoni dhe të vrisni deri të vijë ajo ditë, çka iu duhet ta përkthejnë këtë ide dhe këtë thirrje e nuk i përkthejnë ndonjë thirrje me këshilla dhe e cila përmban edhe moral dhe tolerancë por përkthehet ideja dhe thirrja për vrasje dhe luftë.

Se sa promovohen dhe sa merren për bazë idetë radikale dhe terroriste të këtij terroristi mjafton të shikosh rrjetin Facebook në profilet e këtyre hoxhollarve dhe aty do të gjesh video të përkthyera nga idetë e këtij personi, se sa janë të ndikuar disa të rinj nga këto ide radikale dhe terroriste mjafton të prezantosh në ndonjë forum radikal në internet apo në ndonjë debat në Facebook dhe aty do të gjesh disa të rinj që ende nuk i kanë mbushur të njëzetat apo i kanë kaluar pak të njëzetat e këta të rinj në ato debate fjalët e këtij Feuzan i marrin si shembull dhe si argumente - ka thënë sheik Fauzan - këtë shprehje nga këta të rinj të mashtruar nga ata hoxhollar do ta gjesh shumë shpesh të përdorur.

Çka mendoni sikur nesër në gjykatë një i ri të dalë si vrasës i kolegut të punës dhe kur do pyetet pse ke vrarë kolegun ai do përgjigjet kështu ka thënë sheik Fauzan?

Dhe tani ata që thonë se nuk kemi argumente se ka radikalizëm tek ne, nuk kemi argumente se ka ekstremizëm tek ne,çka do na thonë për këto, nëse ende vazhdojnë të thonë se nuk ka argumente atëherë ekzistojnë dy mundësi ose vetë ai qëndron prapa radikalizmit ose paguhet nga radikalizmi dhe ekstremizmi që të thotë se nuk ka.

Si mund të dal dikush dhe të thotë: nuk ka argument se ka radikalizëm, nuk ka ekstremizëm dhe nuk ka akumulim të terrorizmit i cili do të shpërthej nëse shteti nuk reagon me fuqinë dhe dorën e hekurt, si është e mundur një njeri me logjik ta thotë këtë e kur shqiptarit që bëri terrorizëm në gjermani i këndohet këngë në të cilën i thuhet:

Oh Arid Oh Arid
ne po bejme dua per ty
ti vella mos u merzit
Allahu Akber Allahu Akber

ne po bejme Dua per ty
qe naj gezove keta sy
Allahu ka met shperbly
Allahu Akber Allahu Akber

Muxhahid Abu Rayyan
i vrajte dy amerikan
per Sheriat n'Afganistan
Allahu Akber Allahu Akber

me Tegbir me Tegbir
me tegbir ti ja fillove
Kafirat i shpartallove
Allahu Akber Allahu Akber

Mashallah Mashallah
e morre Rrugen per Xhihad
per motrat tona morre Hak
Allahu Akber Allahu Akber

Trimi jone Luani jone
ti e ngrite nderin tone
ne ty kurre nuk dot harrojm
Allahu Akber Allahu Akber

ja ke nxi ja ke nxi
ja ke nxi ftyren Obames
na jem ushtri e Shejh Osames
rahimehullah rahimehullah

Kjo është nxitje dhe thirrje për vrasje dhe terrorizëm, edhe më e keqe se kjo është lavdërimi dhe këndimi i këngëve për krye terroristin Osama Bin Ladenin nga vetë disa shqiptar, këto bëhen nga radikalët nga ekstremistët dhe terroristët, nuk bëhen nga të tjerët sepse deri më sot nuk janë bërë asnjë herë, e tani le të na tregojnë se kjo nxitje terrorizmi dhe nxitje që rinia jonë të bëhen terrorist për dikën nuk qenka radikalizëm nuk qenka ekstremizëm nuk qenka terrorizëm, e çka mund të jetë nëse nuk është terrorizëm, mos vallë është paqe të vrasësh, mos vallë është paqe dhe tolerancë të nxisësh për terrorizëm me lëvdata dhe këngë për terroristët, mos vallë është promovim i paqes dhe tolerancës tu thuash në mënyrë indirekte përmes këngëve rinis të ngrihen dhe të vrasin se ne u këndojmë këngë, se ne ende pa vdekur u dërgojmë në xhennet duke u thur lëvdata dhe poezi vetëm e vetëm pse jeni bërë terrorist.

Turp është të thuash se nuk ka argument se ka radikalizëm se nuk ka argument për ekstremizëm se nuk ka argument për terrorizëm.



Përgatiti: botasot

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...