Mesele mbi Mevludin 2
Pyetja:
Më ka ra në duar një broshurë e Shejh Bin-Bazit të nderuar rreth asaj se manifestimi i ditëlindjes "mevludi" i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi vesel-lem është haram njashtu manifestimi i gjysmës së muajit shaban apo i vitit të ri të hixhretit ... dhe se gjithë këto janë bidate (risi).
Si thoni ju?
Përgjigjja:
Manifestimi i ditëlindjes së gëzuar të Pejgamberit është aktivitet shoqëror i cili ka dobi fetare të mëdha, nëse nuk ka gjëra të shëmtuara.
Çështja e ligjshmërisë së kësaj është si ligjshmëria e manifestimit që e mbajti Arabia Saudite para disa viteve, pra, kalimin e 100 vjetorit të vdekjes së Shejh Muhamed bin Abdul-Vehabit.
Nëse manifestimi i ditëlindjes së Pejgamberit është bidat (risi) atëherë manifestimi i lindjes së Muhamed bin Abdul-Vehabit dhe përkujtimi i tij është më e udhës që të jetë bidat dhe i ndaluar.
Shejh - Dr. El-Buti