Karakteristikat e Havarixhëve



Shejhu, Kadiu Sulejman ibn Abdulvehab (rahimahullah vdiq 1210 Hixhri) i shkruan në vijim vëllait të tij (Muhamed Ibn Abdulvehabit):

Dije se grupacioni i parë që përçau bashkësinë e muslimanëve janë havarixhët. Ata u shfaqën në kohën e Aliut radijallahu anhu. Këta i ka përmendur Resulull-llahu në hadithe dhe ka urdhëruar të luftohen dhe të vriten ku të shihen.

Thotë në një hadith: "Dalin (havarixhët) prej Islamit, ashtu siç del shigjeta prej harkut, kudo t'i takoni vritni ata"! Gjithashtu i ka cilësuar si qentë e banorëve të xhehenemit. Vazhdon dhe thotë: "Ata (havarixhët) do të vrasin besimtarët muslimanë".

Në një hadith tjetër i përshkruan si të vrarët më të këqij nën kupën e qiellit. Përmend edhe cilësi tjera dhe thotë: "lexojnë Kur'anin, mendojnë se është me ta (se aty gjejnë mbështetjen në argumente), por në fakt, ai është kundër tyre".

Përveç këtyre, ka edhe cilësi tjera që përmenden në hadithe të vërteta nga Muhammedi salallahu alejhi ve sel-lem.

Këta, u shfaqën në kohën e Aliut radijallahu anhu dhe e akuzuan atë për mosbesim (kufër) dhe bashkë me të, Osmanin, Muaviun dhe të gjithë që ishin me ta. E shpallën të lejuar gjakun e muslimanëve dhe pasuritë e tyre dhe viset myslimane i shpallën vende lufte (dar harb), ndërsa vendet e tyre, vende të besimit.

Pretendonin se janë zbatues të Kur'anit, por prej sunnetit nuk pranonin pos atë që përshtatej me mendimet e grupacionit të tyre. Kush i kundërshtonte dhe largohej nga vendbanimet e tyre, e llogaritnin qafir.

Pretendonin se Aliu dhe sahabët i kishin bërë shirk Zotit dhe nuk e dinin se ç'kishte në Kur'an dhe më e keqja pretendonin kinse e ndjekin atë. (këtë thonin për Aliun radijallahu anhu dhe sahabët tjerë!) Argumentojnë medh'hebin e tyre me ajete që kanë më shumë se një kuptim dhe ajetet që kanë zbritur për mushrikët (politeistët) i llogarisin kinse kanë zbritur për muslimanët.



Autor: Sulejman ibn Abdulvehab

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...