Si de-radikalizohen të rinjtë ekstremistë? Përmes dijeve të vërteta mbi islamin!
Si do t'i de-radikalizoja unë të rinjtë e indoktrinuar. si Shamima Beguma? Si pjesë e ideologjisë së tyre, grupet terroriste takfiriste sikurse është edhe Shteti Islamik dhe Al-Kaida, e justifikojnë agresionin e tyre ndaj Perëndimit, duke krijuar një ndarje mes myslimanëve dhe jo-muslimanëve.
Ata thonë se modeli modern i qeverisjes së kombit, është i papajtueshëm me parimet islame, dhe se bota myslimane duhet të qeveriset nga një kalifat i bazuar në jurisprudencën mesjetare islamike. Nga intervistat e saj të fundit, është e qartë se Begum është në konfuzion dhe kontradiktore në lidhje me këto çështje.Ajo ka një besnikëri të qartë ndaj ISIS, por ajo gjithashtu i kritikon ata, dhe e quan "shtëpi" të sajën Britaninë e Madhe.
Modeli mesjetar mysliman i botës, është përshtatur dhe ka evoluar për të paktën 700 vjet, dhe jurisprudenca moderne islame, e pranon se sistemi kombëtar shtetëror, është plotësisht i pajtueshëm me Islamin.
Gjatë punës sime në vitin 2018, u përpoqa të ndihmoja disa të rinj të radikalizuar, duke përfshirë një të dënuar për terrorizëm, dhe një të dyshuar për terrorizëm, që të re-deradikalizoheshin, të pranonin dhe vlerësonin nënshtetësinë e tyre britanike, pasi të shihnin se si ajo mbështetet nga vlerat islame.
Puna ime përfshiu diskutimin e koncepteve të ndryshme për t'u studiuar me ta. Sipas jurisprudencës islame të shekullit IX, bota u nda në dy tokat e Islamit (dar al-islam) për myslimanët, dhe tokat e mosbesuesve (dar al-kufr) për jo-muslimanët.
Brenda dar al-kufr, tokat dalloheshin midis tokave të luftës (dar al-harb), dhe tokave të traktatit të paqes (dar al-sulh). Megjithatë, ky botëkuptim është mesjetar, dhe nuk është më i përshtatshëm për një botë moderne.
Ndërsa teologët terroristë, besojnë se gjendja e paracaktuar e marrëdhënieve ndërkombëtare, bazohet në luftën me botën jomyslimane, marrëdhëniet ndërkombëtare moderne islame bazohen tek paqja. Edhe në shekullin XIV, dijetari Selefit Ibn Tejmije, lëshoi Fatva Mardin.
Mardin, që gjendet në Turqinë e sotme, ishte një qytet me shumicë myslimane, i pushtuar nga mongolët paganë. Kur u pyet nëse kjo tokë, një popullsi myslimane me sundimtarë jo muslimanë, ishte dar al-islam apo dar al-kufr, Taemije arsyetoi se nuk ishte as njëra dhe as tjetra.
Ai prezantoi konceptin e 'dar murakkab' (tokë e përbërë nga fe të ndryshme). Kjo fetva është vendimtare pasi bëri që myslimanët të pranojnë strukturën e ndërlikuar shoqërore të shteteve tona moderne multikulturore.
Sipas juristëve kryesorë të shekullit XX-të, si Muhamed Abu Zahra, Uahba Al-Zuhajli dhe Abdullah bin Bajah, të gjitha vendet me shumicë myslimane janë anëtarësuar në Kombet e Bashkuara, dhe sipas Kur'anit (5:1) të gjithë myslimanët janë të detyruar të respektojnë marrëveshjet e tyre.
Ndaj, të gjithë muslimanët duhet të respektojnë marrëveshjet e arritura nga organet ndërkombëtare si OKB. Të gjitha shoqëritë modern, konsiderohen se i përkasin dar al-muëatanah (tokave të shtetësisë).
Në përpjekjet e mia të de-radikalizimit gjatë vitit të kaluar, një hap i rëndësishëm ishte të ndihmoja këta të rinj të kuptonin se edhe sipas formulimeve mesjetare, Britania nuk është një "tokë e luftës", por një vend i traktatit ose besëlidhjes së paqes, ose së paku një "tokë e përbërë" e feve të ndryshme.
Disa nga të rinjtë, mendonin fillimisht se Britania ishte një "tokë e luftës", me sulme terroriste, që justifikoheshin nga luftërat britanike jashtë vendit. Një kundërargument i rëndësishëm për këtë pikëpamje narcisiste, ishte t'u kërkohej atyre të zgjeronin atë:logjika e tyre, do të justifikonte sulme të së djathtës ekstereme apo neo-nazistëve në xhami apo në objektiva të tjera të bashkësisë islame, me vrasjen e myslimanëve britanikë të justifikuar në shenjë hakmarrje për sulmet terroriste të ndodhura këtu.
Pasi e kuptuan këtë, ata kuptuan edhe implikimet e logjikës së tyre. Shamima Begum, në një intervistë të fundit në BBC, e përdori pikërisht këtë proces të mendimit për të justifikuar sulmet më bomba në Mançester në vitin 2017, dhe vrasjen e dhjetëra të rinjve britanikë.
Donald Trumpi, u ka bërë thirrje vendeve të BE-së të pranojnë luftëtarët e ISIS të kapur nga forcat e mbështetura prej SHBA-së në Siri. Unë bie dakord me të. Kjo është detyra jonë morale, pasi shumica prej tyre u radikalizuan këtu. Reagimi i nxituar i heqjes së kombësisë së tyre, do të thotë që ne të eksportojmë terrorizmin jashtë vendit.
Ky akt bart një element të racizmit, pasi zakonisht zbatohet ndaj britanikëve me origjinë pakistaneze ose nga Bangladeshi, ndërsa nuk kemi dëgjuar kurrë thirrje për t'u hequr kombësinë britaniko-amerikanëve, britaniko- evropianëve apo britaniko-australianëve, kur kryejnë krime të rënda.
Autor: Dr. Usama HASAN, The Guardian.
Përktheu: Alket GOCE, Gazeta Mendimi.
_________________________
Shënim: Dr. Usama Hasan, është imam, dhe studiues mbi studimet islame në Fondacionin Quilliam.