Ibn Tejmijje dhe Teshbihizmi në librin e tij El-Akida El-Vasitijja



Një shpjegim të shkurtër: Librin e ka shkruar në vitin 705 h., në fillimet e tij që nenkupton se nuk ishte i njohur.

Shkaku: Ibn Tejmijja thotë se këtë libër e ka shkruar me kërkesë të "Kadij Radijiddin El-Vasi" që është një gjykatës i panjohur në historinë islame, banues në Qytetin e Vasit që gjendet në mes Bagdadit dhe Basrës të Irakut.

Po kështu ka vepruar edhe me librin apo Fetvan "El-Akida Hamavija" ku përsëri pretendon se Hamad i ka bërë një kërkesë ... metoda e Ibn Tejmijjes ka qenë e njohur me pretendimin e njejtë ... Sidoqoftë!

Pas publikimit të librit Vasitija, dijetarët e kohës i kërkuan shpjegime në lidhje me përmbajtjen e librit dhe qendrimet e tij.

Për këtë ibn Tejmijja vendosi të shkruajë librin El-Munadhara për të mbrojtur qendrimet e tija në librin El-Vasitija dhe për ta shpjeguar atë, që do të thotë se komentator i librit Vasitija është vetë autori nëpërmjet një libri tjetër.

Thotë ne Akida el-Vasitija se flet vetëm sipas asaj që është transmetuar nga Selefët e vërtetë dhe thotë: الإِيمَانُ بِمَا وَصَفَ بِهِ نَفْسَهُ فِي كِتِابِهِ الْعَزِيزِ، وَبِمَا وَصَفَهُ بِهِ رَسُولُهُ مُحَمَّدٌ صلى الله عليه وسلم؛ مِنْ غَيْرِ تَحْرِيفٍ وَلَا تَعْطِيلٍ، وَمِنْ غَيْرِ تَكْيِيفٍ وَلَا تَمْثِيلٍ - "Imani është që të besojmë në Sifatet ashtu si i ka Urdhëruar për Veten e Tij në Kur'an dhe i Dërguari i Tij Muhamedi s.a.v.s., (ky qëndrim është i gjithë dijetarëve të Ummetit)".

Pjesa tjetër është qëndrimi i tij dhe për këto shprehje të tija i është kërkuar sqarim nga dijetarët:

- مِنْ غَيْرِ تَحْرِيفٍ وَلَا تَعْطِيلٍ - (që do të thotë) Pa falsifikim dhe pa anuluar (domethënien e Sifatit).

- وَمِنْ غَيْرِ تَكْيِيفٍ وَلَا تَمْثِيلٍ - Pa SI dhe pa përngjasim.

_________________________



Vihet re se: Ibn Tejmijje qëllimisht e ka zëvendësuar ( التأويل - që do të thotë interpretim) me fjalën ( التحريف - që do të thotë falsifikim). Dhe këtë e shpjegon ai vetë!

Thash: E zëvendësova fjalën التأويل - Interpretim me fjalën التحريف - Falsifikim, për shkak se التحريف - falsifikimi në Kur'an është quajtur në formë negative (që është zbritur kundër Ehli Kitabit të cilët kanë fallsifikuar Ajetet e librave të Allahut) kurse Te'uli është i lavdëruar. Dhe në këtë Akide (librin e besimit) kam ndjekur Kur'anin dhe Sunnetin ... (Me këtë ai tregon se është kundër interpretimit të Sifateve dhe se kjo është e ndaluar në Islam sipas tij pasi që Kur'ani dhe Sunneti nuk e lejojnë Te'ulin-interpretimin), (Sipas ibn Tejmijjes, Selefët, Maturiditë dhe Esh'aritë që kanë interpretuar Sifatet përfshihen në grupin e falsifikusëve).

Të njëjtën thotë edhe për perdorimin e fjalës تَمْثِيلٍ - përngjasim dhe jo Teshbih.

Thotë: U thashë në lidhje me pasazhin وَمِنْ غَيْرِ تَكْيِيفٍ وَلَا تَمْثِيلٍ - SI dhe pa përngjasim, se është e mjaftueshme kundër batilit.

Dhe thotë se ka zgjedhur që të përdor këto dy terma pa përdorur fjalën Teshbih, pasi që kjo ka qenë rruga e Selefëve, (Me këtë ai pretendon se asnjë nga Selefët nuk ka mohuar termin Teshbih).

Termat: مثل تَمْثِيلٍ - shembull, përngjasim. التشبيه - asimilim.

Pretendimi se te Selefët nuk është mohuar termi Teshbih është një manipulim i qëllimshëm.

Nuk mund të mendohet se Ibn Tejmijje nuk kishte njohuri për këtë çështje. E vërteta është se Ibn Tejmijje nuk pranonte mohimin e Teshbihizmit nga ana e dijetarëve Esh'aritë, dhe që është e njohur te Ehli Suneti se Allahu Te'ala nuk është trup, nuk ka dorë, etj.. Problemi kryesor i Ibn Tejmijjes ishte se ai vetë ka ra në Teshbihizëm kur pretendon se Allahu Te'ala është trup, i ulur, etj..

_________________________



1). Selefët e vërtetë duke filluar nga dijetari i Ummetit Ibn Abbassi r.a..

Në tefsiret e njohur transmetohet komenti i Ibn Abbassit r.a.: mos i përshkruani All-llahut ( أَنْدَاداً - endeden - rival ... shok, i barabartë).

Shihet qartë se fjalën ( أَنْدَاداً - endeden - rival ... shok, i barabartë) ibn Abbassi e komentuar me fjalën ( أشباها - Eshbahe-Teshbih), mos e përshkruani Allahun me asimilim.

Nuk mund të imagjinohet se Ibn Abbassi r.a. të jetë më injorant se Ibn Tejmijje pasi që kuptimin e vërtetë të Ajetit e shpjegon me Eshbaha.

2). Sureja Merjem Ajeti-65: هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيًّا - A di për Të ndonjë emnak.

Muxhahidi e interpreton: هل تعلم له شبها - shebiha - Ibn Abbassi e komenton "A njeh për Zotin të (methelen) ngjashëm ose shbiha-teshbih".

Selefët kanë thënë se ne i besojmë Sifatet e Allahut xh.sh. pa Teshbih dhe jo sikur thotë Ibn Tejmijje duke pretenduar se Selefët kanë mohuar pa Temthijlin dhe jo Teshbihun. (Në fakt të dy termat kanë të njëjtin kuptim).

Abu Hanifa thotë: Kanë arritur tek ne dy mendime të devijuara nga Mashriku (lindja).

Mukatilun Mushebih - Mukatil ibnul Sulejman i cili është i njohur si asimilues ...

Ebu Hanifa r.a. është nga Selefët edhe ai e ka kundërshtuar Teshbihizmin dhe e ka quajtur devijim.

Trasmeton Dhehebiu fjalët e Nuajm (Naim) Ibnu Hamad Shejkhu i Imam Buhariut i cili thotë: (Men Shebeha (Teshbih) Allahu bi khalkihi ...) kush asimilon Allahun me krijesat ka bërë kufër.

Imam Shafiu ka thënë Sifatet e Allahut pa Teshbih dhe shumë të tjerë nga dijetarët e njohur kanë mohuar Teshbihizmin.

Imam Ahmedi gjithashtu e ka thënë të njëjtën gjë (min ghajri Teshbih) pa Teshbih sikur e përmend Kadi Abu Ja'la që është edhe një nga referencat e ibn Tejmijjes.

Për këtë është e pamundur që Ibn Tejmijje të mos kishte pasur njohuri mbi mohimin e Teshbihizmit nga ana e Selefëve të vërtetë.

Është e pakuptueshme që të ndiqet një person në një çështje kur vërtetohet se ka gënjyer qëllimisht.

Kjo është për sa i përket pretendimit se fjala Teshbih nuk ka egzistuar te Selefët e vërtetë.

Pastaj vazhdon: mbi kejf-SI duke sjellë fjalën e Imam Malikut dhe thotë:

- El-Istava Ma'lum - (Istava është e njohur)
- Ue Kejf Mexhhul - (Si-ja është e panjohur)
- Uel ijmene bihi Uexhib - (t'a besosh është Vaxhibi)
- Ue suel anhu Bida'ah - (dhe të pyesni për të është Bidat).

Dhe thotë: të gjithë Selefët janë dakorduar se (Kejf-Si) për ne është e panjohur.

Është duke thënë se Istava është e njohur por Si-ja nuk dihet, që d.m.th. se ai ka qenë i sigurt se Allahu xh.sh. është mbi Arsh por nuk dihet se si.

Imam Dhehebiu trasmeton fjalët e El-Makdisit (shekullit të tretë) i cili thotë: Ai nuk ka as Ejn (ku apo vend) as Kejf (si) dhe Ai është Zoti i kejfit dhe Ejni (ku-ja) është e pamundur për Të.

Nuk mund të pretendohet se Kejfi është i panjohur për ne.

Fjala e imam Malikut që është transmetuar në mënyrë të saktë nga pesë transmetues është:

1). El-Kejfu anhu Marfua - Si-ja për të është e pamundur.

2). El-Kejfu ghajru Makul - Si-ja është e pamundur për aklin - atë që ka pak mend.

Të pesë versionet janë autentike dhe asnjëri nuk e ka transmetuar ashtu si thotë Ibn Tejmijje ...!

Allahu Te'ala e faltë dhe e mëshiroftë.



Përgatiti: Kurtis CERKEZI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...