Thirrje imamëve që ndjekin doktrinën vehabiste: 'pendohuni dhe kërkoni falje popullit'!



Këtë thirrje po ua bëjë të gjithë imamëve vehabistë në trojet shqiptare duke e pas parasysh atë që po ndodh vet në Arabin Saudite, aty ku në shumicë keni mësuar, ose, sepse nga aty kanë ardhur idetë e ideologjisë vehabiste, u beje thirrje publike ti kërkojnë falje popullit shqiptar duke u bazuar në kërkimin falje publike nga Imami vehabistë Aid El-Karnij, e që librat e tij janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe, që nënkupton se jo vetëm se kanë mësuar e shpjeguar nga ky vehabistë, por idetë dhe ideologjinë e tij e kanë sjell në libra këtu, dhe se populli është infektuar nga ato ideologji, prandaj duhet kërkuar falje dhe pranuar gabimin mu si Aid El-Karnij (edhe pse për dëmin e madh që ka shkaktuar ky nuk mjafton një kërkim falje dy minuta).

Një nga librat e këtij vehabisti, në gjuhen shqipe, është edhe libri "Mos u trishto" por ky libër ka rezultuar i vjedhur nga Aid El-Karnij nga një libër tjetër i një gruaje, gjykata e ka dënuar me një shumë të madhe parash këtë imam vehabistë, imamët shqiptar vehabistë duhet të kërkojnë falje, të pendohen dhe të betohen se nuk do kthehen asnjëherë në ato që i kanë bërë gjatë këtyre viteve, sepse vet Aid El-Karnij si një nga idolët e imamëve vehabistë shqiptar po e pranon se: veprimet, ligjëratat, librat dhe mësimet e atij "zgjimit islam" (e quanin zgjim islam se kinse rinia ka filluar ta praktikoj fenë) po na del se në të gjitha këtyre viteve kanë qenë të preokupuar vetëm me formalitetet, mjekrën, pantallonat, akuzat ndaj myslimanëvepër mos besime dalje nga feja.

Vet Aid El-Karnij po e pranon, po kërkon falje për dëmet që ua ka shkaktuar myslimanëve, e pranon se ligjërimi dhe çdo gjë në këtë lëvizje ka qenë ekstremiste, kanë qenë veprime në kundërshtim me Kura'anin dhe Synetin e profetit Muhamed a.s. (ndërsa pak para luftës dhe pas luftës na patën lodh imamët vehabistë qe studionin ne arabin saudite se janë duke studiuar atje ku ka buruar islami dhe se ai është islami i vërtet) por, po del se ai islam nuk ka qenë i vërteti, por ka qenë ekstremizëm, vet Aid El-Karnij e pranon se ligjërimi, predikimi dhe librat kanë qenë jashtë islamit tolerant dhe të mëshirshëm, siç thotë Aid El-Karnij tani e 30 vite është bërë kjo propagandë e cila është kundër Kur'anit e Synetit, janë mësime ekstremiste, janë mësime larg nga shpirti paqësor i islamit.

Me gjuhen e tij ky imam vehabistë tregon sa helmimin me ideologjinë vehabiste e ka bërë nëpër botë, thotë se ka vizituar mbi 40 shtete të botës duke ligjëruar e shpërndarë librat e tij në shumë gjuhë të botës, dëmi që ia ka shkaktuar ky islamit dhe myslimanëve nuk mjafton vetëm me një kërkim falje, armiqësitë e përçarjet që i ka fut ky nuk mjafton me një kërkim falje dy minuta, duhet që shteti i tij ti thërras te gjithë ata që i ka mësuar atje, që te pendohen ne shtetet e tyre ku shërbejnë si imam dhe te kërkojnë falje, duhet shteti i tij te kërkoj falje, duhet shteti i tij mos të na i financon shoqata e imam vehabistë në trojet tona (flitet se ka imam qe paguhet deri në 1400 dollar në muaj me arsyen e përhapjes se traditës profetike) ndalini këto, kjo duhet të jetë pjesë e kërkimit të faljes dhe pendimit tuaj.

I thërras imamët qe kanë një ideologji tjetër nga BIK-u dhe punojnë në BIK apo ende nuk punojnë, të pendohen, të kërkojnë falje, të fillojnë ti mësojnë disa mësime nga e para, ti largojnë ato me ideologjinë vehabiste, ashtu si kanë vajtuar në ligjërime neper xhami apo TV e Radio, tani të lotojnë para popullit, të penduar, e duke kërkuar falje për dëmet qe ia kanë shkaktuar, të gjitha po vërtetohen ato qe i kemi thënë që nga viti 2003 prej kur merrem me këtë fenomen, se ky islam qe e kanë shpjeguar nuk ka qenë islam, por sipas vet Aid El-Karnit ka qenë ekstremizëm, në kundërshtim me Kur'anin dhe traditën profetike dhe kundërshtim me shpirtin paqësor te islamit.

Imam të nderuar me ideologji vehabiste, pendohuni, kërkoni falje, mos e leni më vone, bëjeni tani, sot, ashtu si po e bëjnë imamët dhe mësuesit tuaj në Arabin Saudite, këto që sot po na ndodhin neve, këto libra e ligjërime, atje kanë ndodhur para 30 vitesh sipas Aid El-Karnij, prandaj mos e shtyni pendimin dhe kërkim faljen pas 30 vitesh derisa ti plotësojmë vitet e vehabizmit tek ne aq sa janë bërë në Arabin Saudite.

Mjafton me kaq dëm që i keni bërë popullit dhe trojeve shqiptare, por si duket tek ne nuk keni filluar të mbusheni mend dhe ti bini pishman, por jeni duke vazhduar ne atë frymë, sepse nuk po ndaleni me ligjërime e përkthime librash të autorëve terrorist (rast konkret libri "70 çështje rreth Agjërimit dhe rregullat e Agjërimit" me autor "Muhamed Salih El-Munxhid" një autor i burgosur si nxitës, përkrahës e financues i terrorizmit e përkthyes i librit është Kryeimami i Pajës), në kohën kur Aid El-Karnij ishte ekstremist, ashtu siç edhe vet tani publikisht e pranon ai, ju i përkthenit librat e tij, tani dilni, kërkoni falje si po kërkon ai, pendohuni, pse tani vraponi në përkthim të librave të autorëve terrorist, ju lutem mjafton kaq çka i bëtë popullit dhe myslimanëve, atje mund të dalin çdo dite imam terrorist, andaj mos i ndërroni e të kaloni nga njeri te tjetri, posa njeri të pendohet atje e ta len ekstremizmin ju ta leni e ta merrni një tjetër për mësues, qëndroni te Aid El-Karnij, kërkoni falje e pendohuni si ai, mos merrni për shembull tash imam e autor te tjerë te burgosur për terrorizëm.

Mjaft më me ligjërime edhe ne atë TV (Peace TV) që në shumë shtete është ndaluar dhe mbyllur, mjaft më me ligjërime në atë TV ku pronari i saj po akuzohet për shpëlarje parash e për vetësim të pasurive kriminale miliona dollarë, sepse vet shteti i pronarit e ka akuzuar pronarin për përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe nxitjen e terrorizmit, nuk është e udhës ligjërimi në një media me pronar me para kriminale, haram janë ato para.

Më poshtë një pjese te intervistës së Aid El-Karnij për median në Arabin Saudite:

Aid El-Karnij pranon gabimet e "zgjimit islam" dhe kërkon falje: 'Ishim arrogant, ne kemi qenë të zënë dhe të preokupuar me formalitete, e kemi zhdukur shpirtin e gëzimit nga populli ynë, vrazhdësia dhe ashpërsia kanë qenë pjesë e ligjëratave tona sikur të kishte vetëm ferr dhe jo parajsë, vetëm dënim dhe jo shpërblim e mëshirë'.

Aid El-Karnij e pranoi se me shfaqjen e lëvizjes së zgjimit u bënë në një numër gabimesh që dëmtuan shoqërinë saudite, ai kërkoj falje paraprakisht për dëmin që rezultoi prej kësaj.

Aid El-Karnij ka thënë: "Unë në emër të atij zgjimit islam, i kërkoj falje shoqërisë saudite për gabimet e theksuara që kanë kundërshtuar Kur'anin dhe Sunetin dhe tolerancën Islame, Islami iu ngushtua shoqërisë Saudite. Tani jam me Islamin e moderuar të hapur për botën".

Aid El-Karnij tha gjatë paraqitjes së tij në kanalin televiziv Rotana se lëvizja Sahwa ka shkuar në formalitete të tilla si kujdesi për mjekrën dhe veshjen pa ndonjë përmbajtje islame.

Ai shtoi se lëvizja zgjimi islam është preokupuar duke mbajt "kujdestari" ndaj shoqërisë, duke e ndarë atë në "ata që janë praktikant fetar" dhe ata që "nuk janë praktikant", duke përdorur retorikën e gjykimeve dhe mendimeve arrogante ne lidhje me fetfat.

Aid El-Karnij, një prej simboleve të lëvizjes Sahwa (zgjimit islam), tha se disa fatfa ndaluan televizionin dhe fotografinë, ndërsa disa nga takimet e ligjëratave u shndërruan ne ligjërime për vuajtjen e varrit. Larg nga ëmbëlsia dhe butësia e islamit.



Autor: Zuhdi HAJZERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...