Kam kuptuar që islami është e vërteta definitive
Maurice Bucaille (Moris Bukai), filozof dhe shkencëtar, anëtar i akademisë së shkencave franceze ka shkruar librin: "Bibla, Kurani dhe Shkenca", që është publikuar në vitin 1976. Në Paris ky libër shkaktoi tronditje të vërtetë në qarqet akademike e veçanërisht ato teologjike të shoqërisë franceze dhe më gjerë.
Çka ju shtyri më tepër në studimin më të thellë të Kuranit fisnik?
Sikurse edhe francezë të tjerë edhe unë e njihja islamin si fe, që e kishte themeluar Muhammedi gjenial. Pata fatin që si kirurg të takohem me pacientët myslimanë dhe të dijë më tepër për islamin. Dhe gradualisht kur më janë cituar disa ajete nga Kurani kam filluar të kuptoj se sa pak dija për islamin. Një numër lajthimesh vijnë edhe nga shtypi, televizioni dhe rrugë të tjera të zakonshme. Kjo ishte rreth 1926 kur dialogu mes myslimanëve dhe të krishterëve ishte akoma vazhdimisht mundësi e largët.
Si reaguat në atë situatë?
E kuptova se më duhej ti qasem studimit të Kuranit drejtpërdrejtë, kështu që dy vjet e studiova literaturën dhe gjuhën arabe, gjë që më lehtësoi leximin e Kuranit në origjinal. Shpejt, pas kësaj, e kuptova se ai është libër i Zotit dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij i fundit.
Tash kremtohet njëqind vjetori i Darvinit. A jeni për apo kundër teorisë së tij?
E kundërshtoj atë, sepse nuk është e bazuar në shkencë. Qëndrimet e tij janë përfundime të gabuara ... Në librin tim të ri "Origjina e njeriut", këtë e kam zbuluar në tërësi. Më vonë edhe vetë Darvini e ka kuptuar se është në lajthim, sikur edhe disa që e kanë ndjekur atë. Disa nga ata ithtarë i kam kritikuar në këtë libër edhe pse madje e kanë marrë çmimin Nobel!
A kanë patur librat tuaja ndikim edhe jashtë Francës?
Kohëve të fundit shumë herë i kam vizituar disa vende të Afrikës Veriore ku krahas ligjëratave kam diskutuar me dijetarë të shquar dhe kundërshtarë të ideve të mija. Shumë student i pranuan idetë e mija mbi krijimin e gjithësisë dhe origjinën e njeriut, duke iu afruar kështu Islamit, ata i braktisën teoritë e rrejshme të perëndimit.
A është shkaktuar konflikti midis njerëzve edhe për shkak të mospajtimit të religjionit dhe shkencës?
Në veprën e tij "Origjina e specieve", botuar me 1851, Darvini ka bërë gabim tragjik ku ngatërroi origjinën e njeriut me evolucionin e majmunit. Është e kuptueshme që Kisha e krishtere e kundërshtoi atë. Mirëpo në disa shkrime të shenjta, (të krishterët dhe çifutët) me siguri kanë futur më vonë teori të çuditshme që i kritikuan disa shkencëtarë.
Në Jehova nga shek. 9-të para erës sonë dhe në disa lloje të hyrjeve në Bibël, nga shek. i 6-të flitet për krijimin e botës dhe të njeriut. Qëndrime të ngjashme përsëriten në Ungjill (Ungjillin sipas Lukës). Në Kuran që është tekst i pastër i Zotit dhe autentik nuk ka shtesa të njerëzve, ndaj për këtë arsye nuk ka as mashtrime në këtë aspekt.
Pjesërisht disa qëndrime janë trajtuar edhe në dokumentet e Koncilit të Dytë të Vatikanit.
Si i vështroni tekstet e Kuranit në këtë aspekt?
Jam përpjekur që të depërtoj sa më thellë në Librin e Zotit dhe kam vërtetuar se gjatë 14 shekujve, që nga shpallja e Kuranit e gjer më sot nuk ka pasur në të kurrfarë ndryshimesh. I tërë zhvillimi i diturive (shkencës) gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka ardhur në kundërshtim me parimet kuranore. Hulumtimet i kam kryer me metodën rigoroze shkencore dhe asnjëherë nuk kam hasur në të kundërshtuarit e Kuranit me shkencën.
Kur e keni pranuar Islamin?
Në të vërtetë, unë jam bërë mysliman para se të mësoja fjalën e parë arabe, sepse e kam kuptuar se Kurani është fjalë e Zotit, drejtuar gjinisë njerëzore nëpërmjet Muhamedit (paqa e Zotit qoftë mbi të). Në librat e mijë jam përpjekur që si shkencëtar e jo si teolog ti shkoqis gjërat dhe në këtë mënyrë edhe kam kuptuar se Islami është e vërteta përfundimtare.
Si mendoni që Islami mund ti shërbej njerëzimit në të ardhmen?
Kuranin dhe Islamin duhet ofruar njerëzve dhe popujve të botës në gjuhën e tyre. Kështu kam vepruar edhe unë në librat e mijë, për këtë arsye shumica në perëndim i kanë pranuar më lehtë shtjellimet e mia. Me botimin e këtyre librave kam pranuar shumë letra nga dijetarë dhe njerëz të shquar që kërkonin sqarime të mëtejshme.
Çfarë sugjerime mund ti ofroni francezëve dhe të tjerëve?
Kjo është e vështirë sepse çdo popull është i ndryshëm. Përgjithësisht porosish që njerëzit ta mësojnë arabishten në mënyrë që ti afrohen të kuptuarit të Kuranit. Kuptohet që ende jemi larg asaj që shkencërisht është zbuluar tërë ajo që Kurani e ka theksuar në mënyrë të përgjithshme apo që ka aluduar. Mirëpo zhvillimi i shkencës do të ndihmoj në këtë. Me rëndësi është që askund nuk kam hasur në mospajtime mes të arriturave shkencore dhe Kuranit.
Tash çfarë jeni duke punuar?
Aktualisht jam duke u marrë me idenë që të regjistrojë një dokumentar me tematikë "Shkenca, Kurani dhe origjina e njeriut", ...
Dokumentari i dytë është "Mjekësia dhe mumiet e faraonit", ku do të citohen shumë ajete nga Kurani fisnik.
Zoti i Gjithëdijshëm në Kuranin fisnik thotë: "Ne do tu tregojmë argumentet Tona në horizont si dhe në vetë ata, derisa tu bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë", (Kurani, kaptina 42, ajeti 53).
Përktheu: Ajni SINANI