E drejta për shkollim dhe Shamia



Hyrje

Me ketë punim do të trajtohen dy të drejta dhe liri themelore te njeriut, e drejta për shkollim dhe e drejta e besimit, si te drejta elementare për një jetë te dinjitetshme. Të drejtat dhe lirit themelore të njeriut janë ato te cilat i takojnë çdo njeriu pa përjashtim, pasi këto te drejta janë elementare për një jetë te dinjitetshme edhe kufizimi i tyre mund te behet vetëm në raste të veçanta, dhe at vetëm me an te kushtetutës apo ligjit dhe jo me diçka me te ultë se këto.

Duke treguar për rendësin dhe vlerat e këtyre te drejtave dot kem si qëllim udhëzimin administrativ, Nr.6/2010 "Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta", të nxjerrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, në vitin 2010, përputhshmërinë e keti udhëzimi me aktet-dokumentet ndërkombëtare kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, i cili e ndalon bartjen e shamisë apo siç e quan ministria e arsimit uniform fetare në shkollat publike. Me nxjerrjen e këtij udhëzimi filluan largimet e vajzave me shami nga shkollat dhe bashkë me to filluan edhe debatet në nivele te ndryshme. Nga kureshtja si studiues i drejtësisë, ju qasa kësaj teme për të bërë një hulumtim se sa është i ligjshëm ky udhëzim administrativ pasi që prekë dy të drejta themelore të njeriut, atë të besimit dhe shkollimit.

Lufta për të drejtat e njeriut fillon me përpjekjet për t'i njohur të drejtat e tij themelore (më elementare): e drejta për jetën dhe lirinë, të cilat kanë qenë të rëndësishme sidomos në periudhën e sistemit skllavopronar dhe feudal. Revolucionet borgjeze, këtyre të drejtave elementare ua shtuan edhe disa të drejta të tjera, të cilat u takojnë të ashtuquajturave të drejta natyrore, siç janë e drejta e barazisë, e drejta e sigurisë dhe e drejta për t'i bërë rezistencë shtypësit.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut na japin mundësinë të zhvillojmë dhe të përdorim tërësisht cilësitë tona njerëzore, inteligjencën tonë, talentin dhe vetëdijen tonë, si dhe të kënaqim kërkesat tona shpirtërore dhe nevojat e tjera.

Arsimimi është një e drejtë e pamohueshme, është një nga të drejtat themelore të individit, duke ja mundësuar këtë të drejtë, atij i mundësohet e drejta që ti ushtrojë të drejtat e tjera, pasiqë nëpërmjet ushtrimit të kësaj të drejte, individi ka mundësi të ushtrojë të drejtat e tjera siç janë ato civile, politike, ekonomike, kulturore. Për të realizuar këtë të drejtë, arsimi duhet të jetë i mundshëm, i arritshëm, i pranueshëm dhe i përshtatshëm. Në këtë mënyrë, arsimi e pajis individin me njohuri, shprehi dhe shkathtësi që e ndihmojnë për të bërë zgjedhjet e duhura në jetë.

Mohimi dhe shkelja e të drejtës për arsimim dëmton aftësinë e njerëzve që t'i zhvillojnë personalitetet e tyre, të mbështesin dhe t'a mbrojnë vetvetën dhe familjet e tyre, si dhe të marrin pjesë përshtatshmërisht në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike. Në shkallën e gjerë të shoqërisë, mohimi i arsimimit dëmton çështjen e demokracisë dhe të përparimit shoqëror, dhe si vazhdim paqen ndërkombëtare dhe sigurinë njerëzore.

Me lirinë e besimit kuptojmë të drejtën e individit për të besuar një fe ose një tjetër, ose për të mos besuar asnjë, si dhe të drejtën që lirisht e botërisht të shprehë bindjet e veta fetare, përkatësisht mos të shprehë kurrfarë bindjesh fetare.

Kjo bindje i ka përcjellë popujt gjithmonë qysh nga kohërat e lashta. Që në vitin 1941, presidenti i SHBA-ve në mesazhin vjetorë drejtuar Kongresit, duke ju referuar bazave mbi të cilat duhet të mbështetet bota në të ardhmen, ka kërkuar respektimin e katër lirive esenciale të njeriut, lirisë së fjalës, lirisë së besimit, lirisë nga frika dhe lirisë nga mjerimi. Për këtë arsye, lirinë e besimit e gjejmë të garantuar qysh në dokumentet e para që janë miratuar, duke qenë të bindur se me garantimin e kësaj të drejte plotësohen të drejtat themelore të individit.

Neni 18 i Deklaratës Universale mbi të drejtat e njeriut, i referohet një të drejte me karakter të shenjtë e të pacenueshëm siç është e drejta e mendimit e besimit, të drejta këto që kanë rëndësi metafizike për të gjithë, mandej gjatë gjithë jetës pyesim mbi arsyen e ekzistencës sonë, justifikimin e kësaj ekzistence.

Rendësin, vlerën dhe mbrojtja e këtyre të drejtave është ber duke hulumtuar ne dokumentet me të rëndësishme ndërkombëtare, kushtetutat dhe ligjet e shteteve demokratike duke filluar me Deklarata Universale mbi te Drejtat e Njeriut për të vazhduar me paktet e konventat ndërkombëtare, me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Se e drejta e shkollimit dhe e drejta e besimit, si dy nga të drejtat që ndihmojnë në përparimin dhe zhvillimin e individit dhe shoqërisë, i është kushtuar një vëmendje e veçantë nga ana e shteteve dhe ju është dhënë një rëndësi në konventat dhe deklaratat për të drejtat e njeriut, në kushtetuta dhe ligjet e shteteve si në ato regjionale ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Mosnjohja apo mohimi i të drejtave themelore të njeriut, ja mohon shoqërisë (individit) të drejtën për një jetë të dinjitetshme, dhe për këtë arsye është bërë përpjekje e vazhdueshme në nivel regjional e ndërkombëtar duke miratuar deklarata e konventa për të njohur e mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut i gjejmë edhe në kushtetutat dhe ligjet e shteteve demokratike, ashtu siç i gjejmë edhe në shtetin tonë, Republikën e Kosovës, e cila garanton dhe mbron të drejtat e njeriut, po ashtu lejon kufizimin e këtyre të drejtave kur është e domosdoshme, por vetëm me anë të ligjit e jo me ndonjë akt i cili është më i ulët se ligji.



Autor: Lulzim KASTRATI



Literatura:

- Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008.
- Enver Hasani & Ivan Qukaloviq, Komentar.
- Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2013.
- Gudmundur Alfredsson & Asbjore Eide, Deklarata Univerzale mbi të Drejtat e Njeriut (Standardi i Arritjes së Përbashkët).
- Marjana Sinani dhe të tjerët, Komentar i Deklaratës Univerzale mbi të Drejtat e Njeriut, UNESCO, 2008.
- Dr. Ismail Hasani, Vetëdija fetare dhe kombetare tek shqiptaret, Prishtinë, 2001.
- Dr. Kurtesh Salihu, E Drejta Kushtetuese, (Libri 1 botimi I katërt), Prishtinë 2004.
- Dr. Zejnullah Gruda, E drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2003.
- Ekrem Sarikçioglu, Historia e Feve, Shkup 2007.
- Kuptimi i të drejtave të njeriut-doracak mbi arsimimin për të drejtat e njeriut. publikuar nga Ministria e Punëve te Jashtme e Austris ne bashkëpunim me ETC-Grac, 2003.
- Arsimimi për të drejtat e Njeriut.
- Te Arriturat dhe Sfidat. Univerziteti i Abo Akademisë ne bashkëpunim me UNESCO-n, 1998.
- Ahmet H. Sherif, KUR'AN-i Përkthim me komentim në gjuhën shqipe.



Deklaratat, konventat, ligjet:

- Deklarata Univerzale mbi të Drejtat e Njeriut. (E miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar, Rezoluta 217 (III),10 dhjetor 1948).
- Mbështeten në Fe ose Besim, (E shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me rezolutën 36/55, të datës 25 nëntor 1981).
- Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike. (Miratuar dhe hapur për nënshkrim, për ratifikim dhe për aderim nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutën e saj 2200 A (XXI) të datës 16 dhjetor 1966. Hyrë në Fuqi: 23 mars 1976).
- Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. (Miratuar dhe hapur për nënshkrim, për ratifikim dhe për aderim nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutën e saj 2200 A (XXI) të datës 16 dhjetor 1966. Hyrë në Fuqi: me 3 janar 1976).
- Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe protokollet e saj.
- Konventa për të drejtat e fëmijëve, (Miratuar dhe hapur për nënshkrim, për ratifikim dhe për aderim nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutën e saj 44/25 të datës 20 nëntor 1989. Hyrë në Fuqi: 2 shtator 1990).
- Konventa për luftën kundër diskriminimit në lëmin e arsimi.
- Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racial, (Miratuar dhe hapur për nënshkrim e ratifikim nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutёn e saj 2106 A (XX) të datës 21 dhjetor 1965. Hyrë në Fuqi: mё 4 janar 1969).
- Marrëveshja Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Fëmijëve.
- Ligji për lirit fetare në Kosovë, (Ligji Nr. 02/L-31).
- Ligji për arsimin paraunverzitar në Republiken e Kosovës, (Ligji Nr. 04/L-032, 29 gusht 2011).
- Udhëzimi Administrativ Nr. 6/2010, Dt. 11.05.2010, (kodi mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënësit të shkollave të mesme të larta).
- Udhëzimi Administrativ Nr. 6/2014, Dt. 28.01.2014, (kodi mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënësit të shkollave të mesme të larta).

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...