Imam Hajzeri u kundërvihet vehabistëve shqiptarë të ISIS-it



Imami kosovar, Zuhdi Hajzeri u është kundërvënë deklaratave të vehabistëve shqiptarë të cilët po luftojnë në Siri dhe Irak. Para pak qastesh u postua një video nëpër mediume online ku shihet një shqiptar nga Kosova i cili kërcënon se do të rikthehen me ushtri në Kosovë për të vrarë e mbytur zullumqarët kosovarë të cilët përulën Islamin.

"Do të vijmë atje më ushtri dhe me ekspolizivin tanë. Do të ju mbysim. Do të tmerroheni edhe në ëndërr do të na shihni", thoshte ai.

Këto deklarata nuk janë pritur mirë nga imami Hajzeri. Ai ka thënë se persona të tillë nuk kanë të bëjnë asgjë me Islamin.

Madje edhe vet pejgamberi Muhamet e ka thënë një gjë të tillë.

"Paskan kërcënuar qentë e xhehenemit, vehabistët e ISIS. - Të gatshëm jemi ti luftojmë sepse e kemi urdhër nga Pejgamberi a.s. ti luftojmë vehabistët. - Pejgamberi a.s. shumë bukur i tregon duke thënë se janë njerëzit më të këqinjë moralisht, urime për atë që i vret dhe vritet duke i luftuar ata, (vehabistet) thërrasin për në librin e Allahut e skanë të bëjnë asgjë me të. Ai i cili i lufton ata është më afër Allahut.", ka shkruar Hajzeri në Facebook.



Përgatiti: ina

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...