A janë muslimanët pasqyrë e Islamit?



Muslimanët e menqur dhe të vëmendshëm u befasuan me paraqitjen e një feje të re në emër të Islamit e të cilën e përfaqësojnë grupimet ekstremiste që argumentojnë veprimtarinë e tyre në thirrjet e disa të ashtuquajturve jurist të Islamit, të cilët jetuan gjatë shekujve të largët por edhe të vonshëm. Argumentimet e tyre janë pothuajse tërësisht në qëndrimet e atyre juristëve të cilët jetuan në kohëra të ndryshme dhe rrethana krejtësisht specifike, port ë cilët kanë me qindar opinione që cenojnë jetët e njerëzve. Këto grupime assesi nuk sollën asnjë argument nga Kur'ani që legjitimon veprimtarinë e tyre e as një ngjarje nga jeta praktike e të Dërguarit Muhamed a.s.. Por çfarë bënë me fenë e re të tyre.

Lexuan qëndrimet e të ashtuquajturve jurist që jetuan në kohën e prapambeturisë totale, dhe ato qëndrime i zbatuan aty ku u erdhi mundësia e rasti. I shenjtëruan juristët e tyre dhe vazhdojnë të shenjtërojnë thëniet e disa dijetarëve Islam që assesi të lirohen nga diskursi i tyre se vetëm ata janë dhe e dijnë të saktën se si duhet vepruar. Por ku qëndron problemi në tërë këtë rrëmujë sektare, ideologjike përballë secilit të vetshpallur "përfaqësues i Zotit" në tokë?! A janë muslimanët e sotit pasqyrë e thirrjeve të Islamit? A është problemi te Islami (e që nuk është) apo tek muslimanët?. Islami thërret në Paqe, ndërsa nëse muslimani i duartroket dhunës, atëherë çfarë të themi!

Ku është problem dhe si duhet t'i qasemi në mënyrë që të dëshmojmë mbrojtjen tonë ndaj mësimeve të Islamit. Nëse themi që problem është tek muslimanët, atëherë kemi të bëjmë që Islami është mbetur në letër dhe i vendosur në vakuum. Në suren Aliimran 110 I Madhërishmi Zot u thotë besimtarëve: "Ju jeni populli më i dobishëm ndër njerëzit". Atëherë për cilët musliman është fjala këtu? Një gjë dihet, se nuk është fjala për muslimanët që nxisin dhe kënaqen me gjakderdhjen apo të atillë që nga larg i durtrokasin dhunës sektare. Por, ajeti Kur'anor flet për besimtarë normal, që e çmojnë besimin, jetën dhe punën e pastërtinë. Flet pë rata besimtarë që në emër të fesë nuk krijojnë kaos e shkatërrim në tokë dhe pë rata që janë të mëshirshëm, të dashur dhe punëtorë në shërbim të së mirës njerëzore.

Nëse ne duam dhe kemi vullnet e jo tendencë, urgjentisht të ndajmë Islamin që është në Kur'an dhe në praktikën profetike, nga thëniet dhe opinionet e të ashtuquajturve jurist të mëdhenjë e të cilët në realitet janë më se të vegjël. Nëse themi që muslimanët janë pasqyrë reale e Islamit, vërtetë ne gjindemi përballë një problem të madh që nuk përfundon me mposhtjen e ISIS-it por do të jetë betejë e gjatë për të reformuar shumëqka. Rishikimi i teksteve të autorëve, apo edhe shmangia krejtësisht nga thirrjet e tyre dhe rikthimi drejt Kur'anit dhe praktikës profetike, do ishte betejë e gjatë me mundime, por gjithësesi me rezultate të shëndosha e të dobishme. Andaj, literatura e trashëguar dhe praktikuar me fanatizëm dhe paralelizmi ndaj Fjalës së Zotit e praktikës profetike, ka bërë që të kemi grupime me një praktikë të re të quajtur Islame por assesi e mbështetur në mësimet Islame. Muslimanët sot, kanë nevojë immediate që t'i shpallin një moratorium pothuajse të përjetshëm literaturës që jep pasqyrë të kundërt me Kur'anin dhe praktikën profetike si dhe vlerat njerëzore.


Kuptimi i ideologjive ekstremiste është i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit

Ish-kryeministri britanik Tony Blair publikoi të mërkurën një raport mbi gjendjen e ekstremizmit islamik për vitin 2017. Ai u përpoq të gjurmonte të gjitha rastet dhe pasojat e ekstremizmit islamik në të gjithë botën gjatë këtij viti. Numrat që dolën me të janë mjaft befasuese dhe ato tregojnë përfundimisht se myslimanët vuajnë më së shumti nga sulmet e tilla.

Monitoruesi i Ekstremizmit Global regjistroi më shumë se 84.000 vdekje të shkaktuara nga ekstremizmi në vitin 2017. Për ta vënë atë në perspektivë që i bie se është rreth 1.2 vdekje për 100.000 njerëz - më shumë se vdekjet vjetore globale nga kanceri i lëkurës. Ose, për ta vënë atë në një mënyrë tjetër, është rreth 85 përqind e vdekjeve të përgjithshme të vitit 2016 nga konflikti i dhunshëm. Ideja nuk është që të trembim askë (sepse me një mesatare globale, ka më shumë gjasa të vdesësh në një aksident trafiku), por ne po sugjerojmë se diçka nuk po shkon drejt në luftën globale kundër ekstremizmit.

Duhet të deklaroj një interes: E kam ngritur ekipin tim dhe konceptin e këtij raporti në jetën time më heret duke organizuar programin "think tank" kundër-ekstremizmit me Tony Blair. Arsyeja që ne dëshironim të mbledhim të dhënat ishte matja numerike e efekteve të ekstremizmit islamik global: 'Kush është në shënjestër, nga kush, ku dhe pse'? Me përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve, mund të shohim se ku bota po dështonte në luftën kundër ekstremizmit. Në parathënien e tij, Blair tërheq vëmendjen tek pabarazia midis sigurisë së fortë dhe të butë. Sipas raportit, vetëm 1 përqind e shpenzimeve britanike për sigurinë u përqendruan në kundërshtimin e ideologjisë ekstremiste. Në Mbretërinë e Bashkuar, debati është qarkor, me të kuptuarit e Luftës së Ftohtë për domosdoshmërinë e mbrojtjes së demokracisë tonë parlamentare duke u zëvendësuar nga një ndjenjë postmoderne se kjo kërkesë është një formë e shtypjes kulturore. Përveç numrit të vështirë, ajo që ne vërtetë kemi nevojë është më shumë informacion mbi ideologjitë që ngasin dhunën.

Raporti pretendon të ketë identifikuar 121 grupe ekstremiste të ndryshme. Por, nëse politikëbërësit duhet të kenë shpresë për të siguruar disfatën e tyre, ata duhet t'i shqyrtojnë dhe t'i kuptojnë aspektet e ndryshme ideologjike të ekstremizmit që i shtyn ata. Ushtarët këmbësorë që kryejnë sulmet mund të kenë vetëm një kuptim të deformuar dhe të dobët të Islamit, por ideologët që i radikalizojnë ata kanë një kuptim të thellë se si të përdorin interpretimet e shtrembëruara të fesë për të krijuar siguri në forcat e tyre. Kjo siguri mund t'i bëjë pasuesit të kryejnë akte të papërshkrueshme pa hezitim dhe të japin jetën e tyre pa u penduar. Përveç informacioneve që gjenden në raporte si këto, politikëbërësit duhet të njohin dallimet e mëdha dhe rivalitetet ndërmjet grupeve ekstremiste - për shembull - ringjalljes militante Zaidi dhe nacionalizmit militant selefist nëse ata duhet të përshkruajnë politikat e duhura. Ndoshta një nga aspektet më pak të çuditshme të raportit, por një gjë që në Perëndim nuk mund të thuhet e mjaftueshme, është se myslimanët përbëjnë shumicën e viktimave të dhunës islamike. Nga 60 shtetet në të cilat raporti gjurmon ekstremizmin, shumica dërrmuese janë në botën myslimane - dhe dy të tretat e të gjitha sulmeve të regjistruara kanë ndodhur në vendet me shumicë myslimane.

Raportet si ai i Monitorit Global të Ekstremizmit bëhen interesant për lexim për ata prej nesh kërkojnë përgjigje. Bota e kundër-ekstremizmit është e gjatë në mendime dhe të dhëna të shkurtra. Ky raport merr një hap të madh drejt zgjidhjes së balancit. Ajo që nuk mund të bëjë vetë, megjithatë, na jep të gjitha përgjigjet. Bota ka ndërmarrë hapa të shkëlqyeshëm - jo më pak në përpjekjet e Arabisë Saudite - në kuptimin e komponentit ideologjik të luftëtarëve të deradikalizuar. Por ne jemi më të dobët në inokulimin e atyre që janë të pambrojtur ndaj mesazheve ekstremiste. Duke kërkuar përgjigje ndaj goditjes së dhunës të bazuar në interpretimet ekstreme dhe të cekëta të Islamit, sigurisht që është e drejtë që ne të shqyrtojmë se si të bëjmë një rast më të fuqishëm religjioz ndaj këtyre lëvizjeve globale. Kjo është urgjentisht e nevojshme pasi, pavarësisht përpjekjeve të kota të disa organizatave në Perëndim, shumë shpesh rruga e rezistencës më të vogël për politikëbërësit është të kërkojnë përgjigje laike ndaj një problemi, i cili në thelbin e saj është ideologjik dhe fetar.

Shënime: Peter Welby është një konsulent për religjionin dhe çështjet globale, i specializuar në botën arabe. Më parë ai ishte redaktor menaxhues i një instituti për ekstremizëm fetar, në qendrën për religjion dhe gjeopolitikë, dhe punoi në çështjet publike në Gjirin Arab. Ai jeton në Londër dhe ka jetuar në Egjipt dhe Jemen.


Nuk madhërohet Zoti duke i lënduar krijesat e Tij

Islami është paqë dhe nënshtrim ndaj Krijuesit, Zotit Fuqiplotë. Në islam paqja është standard, është parim, dhe secili ka obligim moral dhe fetar që ta ruaj dhe kultivoj paqen, pa e kompremetuar drejtesinë dhe të vërtetën. Islami na fton të trasojmë shtegun e paqes. Paqe në mendime, paqe në ndërgjegjje, paqe në familje dhe shoqëri, si dhe të jetuarit në paqe me Krijuesin dhe krijesat e Tij. Besimtarët duhet të jenë një komunitet që shërben si model për të tjerët, duke u sjellur me butësi, siç edhe na mëson Kur'ani Fisnik.

Mësimet e mirëfillta islame janë antivirusi i teprimit, vrazhdësisë, abuzimit, ashpërsisë dhe ekstremizmit në të gjitha format e tij. Besimtari po ashtu duhet të jetë koherent. Orientimi në kohë dhe hapësirë është shumë i rëndësishëm për besimtarin, ngaqë ai vazhdimisht duhet të jetë i vetëdijshëm për realitetin. Besimtari duhet të jetë ndërveprues në shoqëri dhe t'i sjellë dobi asaj, e jo të mbesë me mendjësinë mesjetare, përderisa e gjithë bota ecën përpara.

Është fatkeqësi të shohësh se si ata që i thonë vetes mysliman, të një feje që promovon diturinë, shkencën, meditimin mbi botën dhe studimin, kanë çasje aq primitive, sa që banalizojnë fenë në tërësi. Po prej nga e gjithë kjo vrazhdësi? Si ka mundësi që disa që i thonë vetes mysliman të jenë aq jotolerant ndaj pjestarëve të religjioneve të tjera?! Si ka mundësi të jemi dëshmitarë i gjithë kësaj dhune, si mund të kryhen krime të llahtarëshme dhe të vriten njerëz me gjakftohtësi të plotë dhe krejt kjo në emër të Zotit, të Gjithmëshirëshmit, Mëshirëbërës.

A nuk janë të vetëdijshëm këta individ se çfarë sjellje të mira ka patur Muhamedi a.s. ndaj jo myslimanëve? Vërehet se këta individ vetëm thirren në emër të Islamit, kurse nuk kanë as njohuritë më të vogla për Kur'anin, Sunetin dhe historinë islame. Të gjitha mësimet islame, ato kur'anore dhe profetike i zëvendësuan me vrazhdësi,dhunë dhe tirani. Nuk ekziston asnjë mësim islam që arsyeton dhunën ndaj njerëzve të pafajshëm. Ata që orkestrojnë sulme ndaj shoqërisë, krime, dhunë dhe vrasje nuk përfaqësojnë islamin, përkundrazi ata vetëm janë duke e njollosur atë. Ata persona që bëjnë krime në emër të islamit, ata janë duke e dëmtuar më së shumti islamin dhe myslimanët në përgjithësi.

Duke e krijuar një imazh prej përbindëshi, kështu që askush mos të dojë të ketë asgjë me islamin dhe myslimanët. Njerëzit që i duartrokasin dhunës dhe ekstremizmit janë njerëz plotë urrejtje, të cilët nuk ndjejnë dhembshuri as ndaj antarëve të familjeve të tyre. Ekstremistët radikal janë fatkeqësi për islamin dhe shoqërinë. Ekstremistët nuk e duan pluralizmin dhe diversitetin në të cilën Zoti i krijoi njerëzit. Ata e shohin botën vetëm bardh e zi, dhe veprojnë me rregullin 'ose me ne, ose kundër nesh'. Për ta çdo kush që u kundërvihet është i keq dhe pabesimtar. Ekstremistë nuk zgjedhin rrugë apo mënyrë, atyre iu intereson vetëm realizimi i qëllimeve të tyre djallëzore. Synimet e tyre janë shkatërrimi I çdo vlere shoqërore, qofshin ato kombëtare, kulturore, por edhe fetare. Duhet ta dijmë se islami nuk është asesi fe e dhunës dhe shtypjes, ajo promovon paqen, dashurinë dhe harmoninë ndër njerëzore, kurse tiranët edhe pse thirren në emër të islamit, ata në të vërtetë janë kundër tij.



Përgatiti: foltash

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...