Sufiu ibn Tejmije
Sufiu ibn Tejmije (661-728 h.) - Cili është qëndrimi i tij në lidhje me shkencën e tesavufit (sufizmit)!
Një grup i vogël sektar - të vetëquajtur "selefij", të njohur si "vehabistë" - i cili për burim kryesor në çështjet e fesë i referohen Hafidh Ibni Tejmijes (r.a.), janë munduar që ta paraqesin atë si armik të sufijve dhe shkencës së tesavufit në përgjithësi, duke cituar pjesërisht fragmentet nga librat e tij, në të cilat ai i kundërshton pretenduesit e sufizmit (pseudo-sufijtë), devijantë padyshim, në kohën e ti.
Ibni Tejmije s'është as i pari e as i fundit në këtë, sepse edhe para tij edhe pas tij, dijetarët e Islamit kanë përgënjeshtruar dhe refuzuar novacionet e shëmtuara dhe praktikat jo-islame (në mos, "anti-islame") në shkencën e Tesavufit - ky i fundit, në sytë e tyre, Islami i jetësuar në praktikë me sinqeritetin më të madh shpirtëror të mundshëm.
Ndonëse ai me kritikat e tij kalon ca kufij, kjo është tipike për të, ngaqë është e ditshme që ai nuk e ka kursyer askënd nga kritikat e tij, siç thotë Imam el-Nabahani {Shewahid el-Hakk} "ai kundërshtonte të krishterët, shi'itët, logjicientët, pastaj Esh'arinjtë dhe Ehli-sunetin, me pak fjalë, duke mos kursyer askënd, musliman ose jo-musliman, Sunni ose jo" prandaj dhe kritikave të tija të paverifikuara dhe të pabaza, nuk u jepet rëndësi, sepse siç thotë dijetari selefist bashkohorë "Ne e duam Ibni Tejmijen, por të vërtetën e duam më shumë". Ne më poshtë do të përmendim disa thënie të tij në lidhje me shkencën e tesavufit, apo 'sufizmin'. [*]
Ibn Tejmije ka thënë: "Shejhët e mëdhenj Sufij janë të njohur dhe të pranuar, siç janë: Tejfur Ebu Jezid el-Bistami, Abd ul-Kadir Xhilani, Ebu'l Kasim Xhuneid el-Bagdadi, Hasan el-Basriu, Fudejl bin 'Ijadi [nxënësi i Ebu Hanifes], Ibrahim ibn el-Adhami, Ebu Sulejman el-Darani, Ma'ruf el-Kharki, Sari es-Sekati, Shejh Hammad, dhe Shejh Ebu'l Bejan ... Këta Sufij të mëdhenj ishin lider të njerëzimit. Ata thërrisnin ne atë që është e mirë dhe ndalonin nga e keqja", [Ibn Tejimije, Mexhmu'a Fetava, Vëll.10, 'Ilm el-Suluk', fq.516].
Ibn Tejmije poashtu mburret për mantelin e sufiut të madh, Sejjidina Shejh Abdulkadrit Xhilanit: "Unë e kam bartur mbulesën e bekuar Sufiste të Shejh Abdel-Kadir Xhilanit (rahimullah), duke qenë ndërmjet meje dhe tij [në zinxhir] dy shejh Sufi", [Ibn Tejmije, Mes'ele el-Tebrizijje, Vëll.67a].
Poashtu ai thotë: "Hasan el-Basri, Ibrahim bin Adham, Fuheil bin 'Ijad, Maruf Kharki, Bishr el-Hafi, Shakik Balkhi, Xhunei Bagdadi, Seh'l Tastari, Ebu-Talib Mekki, Abdul-Kadir Xhilani janë dijetarët (meshaikh) e Islamit, Imam të udhëzimit (hidaja) ...", [Xhilaul-Ainein, fq.106].
Hafidhi thotë: "Tesavufi ka realitete dhe gjendje të eksperiencës rreth të cilave ata flasin në shkencën e tyre. Prej saj është edhe që Sufiu është ai i cili e pastron veten e tij prej gjithçka që e pengon atë në përmendje të Allahut dhe i cili është aq i mbushur me dituri të zemrës dhe dituri të mendjes deri në pikën që vlera e arit dhe e gurit do jetë e njejtë për të. Dhe Tesavufi është të ruajturit e kuptimeve të çmuara dhe të lënit mbrapa thirrjen për famë dhe kotësi në mënyrë që të arrijnë gjendjen e Vërtetësisë, sepse më të mirët prej njerëzve pas Pejgamberëve janë ata të sinqertit (Siddikiin)".
Siç Allahu i ka përmendur ata në ajetin: "Ata që janë të dëgjueshëm ndaj All-llahut dhe Profetit, do të jenë në shoqëri me ata, të cilët i ka bekuar All-llahu: profetët, të drejtët, martirët dhe me njerëzit e mirë. Sa shokë të mirë do të jenë ata!", (an-Nisa:69 / 4:69).
"... disa njerëz i kanë kritikuar sufijtë dhe tesavufit dhe ata thanë që ata ishin novator (bidatçinjë), jashtë Sunetit, e vërteta është që ata janë duke u përpjekur në dëgjueshmëri ndaj (urdhrave të) Allahut [muxhtehidin fi te'at-illahi], siç u përpoqën edhe njerëzit tjerë të Allahut për dëgjueshmëri ndaj Allahut. Kështu që prej tyre (sufijve) ju do të gjeni më kryesorët në afërsi nga mirësia e përpjekjes së tij. Dhe disa prej tyre janë prej njerëzve të Dorës së djathtë (Ehlel-Jemin, e përmendur në Kur'an në Suren Veki'eh), por më të ngadalshëm në përparimin e tyre. Dhe kjo është origjina e Tesavufit. Dhe pas origjinës është shpërndarë, dhe ka linjën kryesore dhe degët e saj", [Mexhmu' Fetava Ibn Tejmijje el-Kubra, Vëll.11, Libri i Tesavufit, fq.497].
Në lidhje me "mrekullitë" (keramtet) e "shenjtorëve" (ewlijave) ai thotë: "Mrekullitë e "shenjtorëve" janë absolutisht të vërteta dhe të pranueshme, sipas pranueshmërisë së të gjithë dijetarëve Musliman. Dhe Kur'ani i ka përmendur ato në vende të ndryshme, dhe Hadithi i Pejgamberit s.a.v.s. i ka përmendur ato, dhe kushdo që mohon fuqitë e çudibërëse (mrekullitë) e Velijëve, janë vetëm ata të cilët janë novator (bidatçinjë) dhe pasuesit e tyre", [el-Muhtesar el-Fatawa, fq.603].
Dhe për të sqaruar këtë formulim, ai thotë: "çka konsiderohet si mrekulli për një shenjtor është ajo që ndonjëherë shenjtori mund të dëgjoj diçka që të tjerët nuk mund ta dëgjojnë, ose shenjtori sheh diçka që të tjerët s'mund ta shohin, gjatë kohës kur s'janë në gjendje gjumi, por në gjendje të zgjuar të të pamurit. Dhe ai mund të dijë diçka që të tjerët s'mund ta dinë, përmes shpalljes ose inspirimit", [Mexhmu'a Fetavi Ibn Tejmijje, Vëll.11, fq.314].
Shpresojmë që kjo të mjaftojë për të sqaruar qëndrimin e tij mbi sufizmin, dhe të shërbej si mësim për ata të cilët secilin që nuk pajtohet me qëndrimet e tyre të izoluara sektare e thërrasin me 'sufij' - duke tentuar gjoja t'i thonë 'devijant', por në fakt ata e nderojnë atë, sepse sufiu, siç e sqaron Ibni Tejmije, është prej njerëzve të gradës së lartë.
Përshtati: Fatih IBRAHIMI
_________________________
[*] - Shumë njerëz, nga padijenia, ose mashtrimi i qëllimshëm, e kategorizojnë sufizmin si fraksion/sekt (firka'), por kjo është gabim nga ana e tyre. Sufizmi nuk ka të bëjë me shkencën e Akaidit fare, ndonëse disa shprehje të tyre mund të interpretohen si formulime të besimit, ato janë shprehje të eksperiencave të tyre personale.
Prandaj i gjejmë se shumica dërmuese e dijetarëve sufij i takojnë njërit prej katër medhhebeve të pranuara (përpos atyre që arrijnë gradën e muxhtehidit - në këtë rast pasimi i verbër është haram për ta), dhe të radhitur pas njërës prej tri shkollave akaidore të besimit (të cilat njihen si "Ehli-Sunnet we'l Xhemah"), d.m.th., Esh'arinjtë, Maturidinjtë dhe Etherinjtë (apo 'hanbelinjtë'). Imam Ebu Mensur Abd el-Kahir Bagdadi thote ne Ferk bejn el-firak: "Dije që Ehli Sunet we'l Xhema është i përbërë nga tetë grupe ... i gjashti prej tyre janë Sufijtë Asketik el-zuhhad es-se të tyre".