Kur Stambolli ishte kryeqytet i botës
Kur djaloshi turk Muhamed Fatih e çliroi konstantinopojën, iu përgjigj përgëzimit të Muhamedit - paqja e Allahut qoftë mbi të -, dhe e realizoi dëshirën që u munduan muslimanët ta realizojnë që nga varrosja e Sahabiut të nderuar Ebu Ejub Ensariut nën muret e saj, kur e hapi Muhamed Fatih e ndryshoi emrin e saj në (Islam bul) apo përhapja e Islamit, dhe e bëri kryeqytet pas (Edrenës), duke qen optimist dhe duke shpresuar që të përhapet Islame anekënd botës, dhe u shndërrua emri në (Istanbul) gjatë përdorimit, dhe kështu mbeti deri në ditët e sodit.
Dhe lulëzoi Stambolli dhe u bë qendër e shkencës, artit, kulturës, civilizimit dhe progresit, dhe para së gjithash, u bë qendër e lirisë dhe tolerancës.
Na tregon Tomas Arnold (orientalist) prej Martin Crusius (historian) dëshminë e tij për realitetin e jetës në Stamboll, dhe thotë: "Është e çuditshme se ne nuk kemi dëgjuar asnjëherë për krime apo padrejtësi që kanë ndodh në mesin e berberëve (ka për qëllim turqit) dhe ndaj komuniteteve tjera në këtë metropol (ka për qëllim ata që kanë mbet të krishterë), drejtësia i garantohet çdo personi, dhe për këtë Sulltani e përshkroi konstantinopojën (shiko këmbënguljen e tij në emrin e vjetër) se ajo është strehimore për gjithë botën (imagjinoje këtë mirë), sepse të gjithë të rraskapiturit të sigurt fshihen aty, sepse drejtësia është për të gjithë njerëzit, që nga ata të parëndësishmit deri tek vendimmarrësit, ndaj të krishterëve dhe jobesimtarëve (ka për qëllim muslimanët) në mënyrë të barabartë".
Shiko dhe imagjino: "Sulltani e përshkruan kryeqytetin e tij si strehimore të botës, ai është i vetëdijshëm se çfarë vepron, dhe njohës i gjendjes së botës rreth tij, dhe krenohet që kryeqyteti i tij është strehimore e botës".
Shiko dhe imagjino historiani perëndimor i krishterë fanatik ndaj turqve dhe ndaj Islamit, ky historian që fanatizmi i tij ka arrit deri aty sa që i quan turqit (berber) dhe i quan muslimanët (jobesimtar), dhe nuk dëshiron ta shqipton apo ta shkruaj emrin e ri të qytetit (Istambul), dhe këmbëngul se ajo është (konstantinopojë), ky historian me gjithë fanatizmin e tij i konfirmon dhe i pranon këto:
1. - Nuk ka dëgjuar asnjëherë për krime dhe padrejtësi në mes (berberëve!!) dhe të krishterëve.
2. - Drejtësia është për çdo person.
3. - Drejtësia përfshin të gjitha shtresat e shoqërisë, nuk ka ndikim pozita ose autoriteti i individëve në të.
4. - Se të gjithë të rraskapiturit fshihen aty të sigurt. Dhe nuk e kuptoj çfarë ka dashur të potencoj me të rraskapitur, mirëpo ajo që më shkon ndërmend, dhe kuptohet prej fjalës (fshihen) e ka për qëllim të përndjekurit dhe të shtypurit.
Imagjinoje atë çka lexove dhe kujtoje këtë:
1. - Imazhi i deformuar tek intelektualët tanë për vrazhdësinë e turqve, padrejtësinë dhe arrogancën e tyre.
2. - Imazhi i të përndjekurve politik tani në perëndim, dhe se si ka ndryshuar gjendja!
3. - Përpjekjet për emigrim në kryeqytet perëndimore, dhe kushtet arbitrare të cilat i qesin perëndimorët, duke kushtëzuar nivelet shkencore dhe përvojën, dhe mundësit material të cilat i kushtëzojnë disa shtete për ata të cilët dëshirojnë të emigrojnë të posedojnë një shumë të mjaftueshme prej disa mijëra dollarësh, dhe nuk mjaftojnë vetëm me kuadrot, përvojat dhe eksperiencat por gjithashtu edhe në anën materiale, dhe kështu dëshirojnë ti absorbojnë të gjitha të mirat e emigrantëve dhe të përfitojnë prej tyre, e jo që janë të mëshirshëm ndaj tyre apo ua ofrojnë mundësit ose ia realizojnë dëshirat e tyre.
4. - Imagjino gjithashtu konferencat dhe takimet dhe projektet për të cilat flasin natë e ditë, për ndalimin e emigrimit të cilin e quajnë të paligjshëm.
5. - Imagjino çlirimin e konstantinopojës, dhe krahaso, nuk them me hyrjen e batalioneve krishtere në Kudsi sherif apo në damask dhe rrethin, dhe as hyrjen e kolonializmit perëndimor në botën Islame, por krahaso me hyrjen e ushtrisë gjermane në Paris në luftën e dytë botërore, të cilës nuk i kanë kaluar më shumë se gjashtëdhjetë e ca vite, krahaso dhe shiko se çfarë mizori vepruan ushtria gjermane në rrugët e Parisit, dhe çfarë sprove dhe poshtërsi shijuan francezët, dhe se si u përdhunuan vajzat franceze në skajet e rrugëve - dhe disa prej të përdhunuarave ende janë të gjalla, dhe ende rrjedhin lotët e tyre sa herë të ju përmendet emri gjerman - krahaso këtë me atë që të treguam më lartë për tolerancën e turqve kur hyrën në konstantinopojë, kjo tolerancë për të cilën dëshmojnë historianët perëndimorë, dhe vetë udhëtarët bashkëkohorë, kjo tolerancë që ka qenë më e dukshme dhe më gjithëpërfshirëse se sa ta fshehin ata, me urrejtjen e tyre dhe egoizmin i cili gjendet në mes të rreshtave.
6. - Dhe ajo që është e çuditshme se francezët kanë gjetur - me gjithë këtë -çka i bashkon me gjermanët, dhe udhëhoqën krah për krah Bashkimin Europian, dhe janë bërë shembull i miqësisë, bashkëpunimit dhe afërsisë. Kurse ne ende e mbajmë në gjokset tona imazhin e shtrembëruar dhe të deformuar për Perandorin Osmane, e cila e mbajti të ngritur flamurin Islam më se pesëqind vite.
Autor: Abd el-Adhim Dib
Përktheu: Rijad Imeri