Ramazanin ta fillojmë sipas BIK-ut apo sipas 'Enes Gogës'!



Ky titull rrjedh si shkak i asaj që shkruhet në librin "70 çështje rreth Agjërimit dhe rregullat e Agjërimit" me autor "Muhamed Salih El-Munxhid" [*] të përkthyer në gjuhen shqipe nga Kryeimami i Pejës (Enes Goga) sepse nga ajo që thuhet në libër muaji i ramazanit vërtetohet se hyn ndryshe nga ajo qe vepron BIK-u, sepse libri bazohet se hyn muaji i Rmazanit kur e shohim hënën me sy të lire duke mos e pranuar Takvimin i cili bazohet në shkencën e astronomisë e në bazë të cilit veprojnë myslimanët në Kosove duke u bazuar në institucionin legjitim fetar: 'Bashkësia Islame e Kosovës'.


Fenë ta mësojmë nga librat zyrtare te BIK-ut apo menaxherët Industrial?!

Libri "70 çështje rreth Agjërimit dhe rregullat e Agjërimit" autori i saj është një person që nuk ka të kryer shkollën fetare, por ka përfunduar studimet e menaxhimit industrial, dhe automatikisht nga kjo kuptohet se ai nuk e din dhe nuk e njeh fenë për vetvetën e tij e si të ua mësoj të tjerëve, kjo na bënë të kuptojmë qartë se nga kanë ardhur deri me tani këto përçarje e huti e mospajtime në aspektin fetarë shumë të theksuara pas luftës së Kosovës, sepse besimtarëve këtu ju kanë servuar libra nga autor me agjenda të caktuara, sepse këta autor as vet nuk e kanë studiuar fenë.

Përveç kësaj mund të hasni edhe libra në të cilat s'ka autor por i gjeni ku shkruan "grup autoresh", këto janë vetëm mashtrime sepse autor ka, por të fshehur, sepse janë përçarës e abuzues me aspektin fetarë, për ti ndarë e armiqësuar besimtarët në mes vete, ndërsa kjo është dyfytyrësi, dhe ajo çka na bën të dyshojmë në librin "70 çështje rreth Agjërimit dhe rregullat e Agjërimit" është se, libri ka autor por në përkthim nuk është cekur askund as shkruar autori, kjo ngreh dyshime të shumta dhe pyetjen 'PSE'?

Duhet domosdo te kthehemi te fjala e Profetit Muhamed a.s. në lidhje me mësimin e kësaj diturie, në lidhje me këtë thotë: "Vërtetë kjo dituri është Fe andaj shikoni se prej kujt po e merrni fenë tuaj", prandaj kjo dituri nuk duhet të merret nga çdo autor e çdo libër qe i servohet besimtarëve, prandaj kjo dituri nuk duhet të merret nga personi që as vet nuk e njeh fenë, nuk lejohet te merret nga personi që rruga e tij islame nuk është e drejte dhe e mbushur me gjera të kundërta me atë qe është praktikuar islami këtu, sepse kjo nga një fjale e urte konsiderohet "vendosje e helmit ne mjaltë".

Libri "70 çështje rreth Agjërimit dhe rregullat e Agjërimit" nuk është në rrugën e BIK-ut dhe formës së islamit të praktikuar këtu e as në medh-hebin Hanefi në bazë të cilit vepron BIK-u, në këtë libër duke u bazuar në librat e BIK-ut dhe botimet tjera e mësimet e BIK-ut kuptohet se adhurimi i agjërimit besimtarëve ju shkatërrohet, futet armiqësi, huti e përçarje ne lidhje me adhurimin e agjërimit, andaj i beje thirrje besimtarëve të kenë kujdes me kësi lloj librash, sepse ndoshta dikujt i duhet domosdo botimi apo përkthimi i tyre për të arsyetuar diçka, i bëjë thirrje edhe BIK-ut që zyrtarisht besimtarët ti paralajmërojnë të kenë kujdes nga ky libër dhe libra të tjera të këtilla që flasin për çështjen e agjërimit.

Sepse tani ne gjendemi në prag të muajit të Ramazanit, i bëjë thirrje BIK-ut ta analizojnë mire këtë libër të ndërmarrin masa në bashkëpunim edhe me organet shtetërore ta largojnë këtë libër dhe ti bëjnë publike përçarjet dhe hutit e mospërputhjet që ka ky libër në raport me udhën zyrtare të BIK-ut dhe medh-hebit Hanefi, BIK-u të marrë masa edhe ndaj përkthyesve nëse ata janë punëtor të BIK-ut e të cilët përmes përkthimeve i sjellin besimtarëve libra me drejtim jo si drejtimi i BIK-ut.

Profeti Muhamed a.s. thotë: 'Ai i cili flet për (rreth) Kur'anin pa pas dituri ne te (pa mos e studiuar Kur'anin dhe fenë) edhe nëse ja ka qëlluar te Zoti do i shkruhet mëkat (gabim)'.


Kush e ka lëshuar rrugën e Zotit, BIK-u apo punëtori i BIK-ut?

- Pse një nëntitull i tille?

Sepse kontributin e BIK-ut për 50 vite në çështjen e botimit Takvimit çdo vitë sipas autorit të librit "70 çështje rreth Agjërimit dhe rregullat e Agjërimit" me autor "Muhamed Salih El-Munxhid" e këtë libër e ka përkthyer punëtori i BIK-ut madje me pozite të larte në BIK (Kryeimami i Pejës), e që sipas këtij libri, BIK-u i bie qe është jashtë rrugës së Zotit dhe jashtë rrugës së Kur'anit, sepse në këtë libër Takvimi konsiderohet "Bidat" (Risi ne Fe), e që sipas Bin Bazit (njërit nga baballarët e vehabizmit, e ky emër gjendet në këtë libër nëpër fusnota) Bidati është vetëm i keq nuk ka Bidat të mirë, pra, një vepër e konsideruar bidat është diçka e keqe e cila dërgon në humbje dhe humbja dërgon në zjarr të xhehnemit, sipas asaj që thotë mu ky Bin Bazi, kinse duke u mbështet në një hadith të profetit Muhamed a.s., prandaj shtrohet pyetja kush ka dal, kush ka rrëshqit nga rruga e Zotit 'Institucioni i Bashkësisë Islame apo autori i librit e përkthyesi'? Sepse me qenë se e ka përkthyer dhe shpërndarë në 15 mije kopje falas edhe 'ai (Enes Goga) i beson atyre që thuhen në libër'.

- Ne çështjen Nr. 9 të këtij libri (e sjellë në Arabisht dhe Shqip), [ ٩ - ثبوت دخول شهر رمضان برؤية هلاله، أو بإيمام شعبان ثلاثين يوماً، وأما العمل بالحسابات في دخول الشهر فبدعة. ] , libri kur është përkthyer u janë shtuar edhe rreshta të tjerë e fjalë të tjera që në arabisht nuk gjenden në libër (në bazë të botimit të vitit 2014 të librit) e që, mu të gjithë ata rreshta sulmojnë Takvimin si diçka risi në fe dhe se mbështetja në llogaritje të tilla kohore siç është takvimi na qenka Bidat, e që takvimi i vitit 2019 është jubilar sepse është takvimi i 50 i botuar nga Bashkësia islame e Kosovës, dhe tani: 'kush e ka mire'? Rrugës se kujt duhet shkuar dhe kënd duhet ndjekur, 'cila është rruga e Zotit'?

- Në këtë libër nuk pranohet llogaritja e kohës dhe caktimi i fillimit të muajve dhe hëna e re sipas shkencës, sepse qartë duket se hëna duhet të shikohet me Sy dhe nuk duhet dhe nuk pranohet ajo që e cakton shkenca sipas takvimit, sepse takvimi sipas këtij libri është Bidat, Risi në fe, kjo nënkupton se këtu mohohet dhe nuk pranohet shkenca e astronomisë, ibadeti fillohet vetëm duke e parë hënën me sy të lirë e assesi sipas asaj që ka zbuluar dhe ka caktuar shkenca e astronomisë, kjo nënkupton thirrje në prapambeturi dhe kthim i myslimanëve në prapambeturi dhe mohim të shkencës, autori në këtë libër (të përkthyer e servuar në 15 mije kopje në gjuhen shqipe nga Kryeimami i Pejës) sipas asaj që duket a thua mos na bënë thirrje se "duhet dal ne livadhe e shkretëtira ta qesim dorën në balle dhe të shikojmë mos pe shohim hënën për të filluar agjërimin".

Prandaj si rezultat i kësaj mendësi te prapambetur duke mos e pranuar shkencën e astronomisë në këtë llogaritje shohim se çdo vite dikush agjëron një ditë më herët apo një dite më vonë, duke krijuar huti e përçarje në mes të myslimanëve e qe dëshmitarë janë mbarë populli kur në trojet shqiptare kemi festuar edhe bajramin ndaras (vitin e kaluar kur kthehesha nga xhamia ditën e parë të ramazanit vërejta se një grua e mbuluar në një restorant po hante bukë në mes dite, nuk ju besova syve, por duke u bazuar ne kësi lloj libra ndodhë një gjë e tille që besimtarët i marrin në qafë), kush e ka mirë tani 'Institucioni i Bashkësisë Islame apo punëtori i saj'? (Ne e dimë dhe jemi të bindur se institucioni e ka mirë, por si ka mundësi edhe ai që është në rruge të Zotit edhe ai qe ka dal jashtë rrugës së Zotit dhe rregullave të institucionit të jenë bashkë në një vend, pse nuk largohet ky njeri?).

- A duhet mbështet në llogaritjen e kohës sipas astronomisë për çështjen e muajit të ramazanit dhe si i konsiderojnë dijetarët ata që e mohojnë dhe nuk e pranojnë mbështetjen në takvim dhe astronomi?

Myftinia e Egjiptit në Fetfan Nr. 2345, data 10.12.2011 thotë: 'llogaritja astronomike është një nga mjetet e cila argumenton shfaqjen e gjysmëhënës dhe për këtë dëshmojnë Kur'ani dhe Suneti dhe është e arsyeshme të merret parasysh llogaritja astronomike, shumica e shkencëtarëve e marrin në konsideratë dhe se kundërshtimi i vizionit të saktë vizual nuk është i mundur përmes shikimit me sy të lire, dhe, sepse vizioni vizual është e prerë saktësia e tije, ndërsa shikimi me sy të lire është i gabueshëm dhe nuk llogaritet, e nëse bien ndesh llogaritja astronomike me shikimin e lirë atëherë merret llogaritja astronomike si baze sepse nuk mund te rrezohet e vërteta me të gabuarën'.

Në Fetfan Nr. 4389 data 09.01.2012 në pyetjen se a bën të bazohemi në hyrjen e muajit hënor përmes shikimit të hënës me sy të lire, përgjigja është: 'po, nëse nuk e kundërshton shkenca e astronomisë, andaj kuptohet se ajo që është më e sakta më e pranuara dhe e vërteta është takvimi dhe llogaria e kohës sipas takvimit dhe astronomisë'.

Ndërsa në Fetfane Nr. 4165 data 05.11.2017 ata te cilët shfaqin dhe përhapin kësi lloj dyshimesh dhe fitnesh thuhet: "... nuk është e lejueshme t'i kushtojë vëmendje deklaratave të rreme, pohimeve të rreme dhe opinioneve të parregullta që shkelin konsensusin e myslimanëve, të cilët nuk janë të besueshëm, dhe sulmojnë te saktën ne fe".

BIK-u a duhet ndërmarr masa te menjëhershme ndaj atyre që institucioni më i lart fetare jo vetëm në Egjipt por edhe në botë i konsideron opinione të pa rregullta që shkelin konsensusin e myslimaneve?, e në këtë rast edhe sulm e dyshime ndaj Takvimit si një vlere fetare e kombëtare.

Sipas atyre që thuhen në takvimin e Bashkësisë Islame të Kosovës të vitit 2019, takvimi ka filluar te botohet nga viti 1970, aty botohen shkrime me vlera të larta, shkrime shkencore e intelektuale dhe se takvimi ka arrit në shtëpitë e besimtarëve shqiptare brenda trojeve shqiptare edhe jashtë në Diasporë, kjo revistë ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen edhe vetëdijesimin e besimtarëve islam në Kosove.

Por sipas autorit te librit "70 çështje rreth Agjërimit dhe rregullat e Agjërimit" me autor "Muhamed Salih El-Munxhid" e këtë libër e ka përkthyer punëtori i BIK-ut madje me pozite te lartë në BIK (Kryeimami i Pejës) konsiderohet "BIDAT" risi ne fe, tani shtrohet pyetja ku qëndron problemi: 'pse në këtë libër kërkohet te largohemi nga Takvimi'? 'A thua se autori dhe përkthyesi kërkojnë që fenë ta mësojmë nga autor terrorist dhe menaxher industrial e jo nga institucioni legjitim fetar? A thua dikujt i intereson që shqiptarët të kthehen ne prapambeturi'? 'Që myslimanët shqiptar të ndahen e përçahen'? 'Cilat janë masat që duhet të ndërmarr Bashkësia Islame'? 'Pse me këtë libër të përkthyer nga punëtori i BIK-ut po hidhet dyshim dhe akuze e rendë ndaj takvimit si një institucion me rrënjë të fuqishme në traditën fetare dhe kombëtare'?


"Mulla Gogoli" i len shqiptarët pa Agjërim

(Gogol - Figurë e përrallave dhe e besimeve të kota, që përfytyrohet si një qenie e tmerrshme, me të cilën trembin fëmijët që të mos qajnë e të rrinë urtë. Nuk tremben më fëmijët nga gogoli.)

Prandaj autori i librit me të drejt mund të quhet Gogol, sepse në librin "70 çështje rreth Agjërimit dhe rregullat e Agjërimit" me autor "Muhamed Salih El-Munxhid" (përkthyes Kryeimami i Pajës), siç kemi thënë në fillim ky liber thërret kundër shkencës, dhe se nuk e pranon Takvimin, rrjedhimisht as Vaktin (Imsakijen) e Bashkësisë Islame të Kosovës të ndarë në rubrika, madje e quan se është edhe në kundërshtim me Sheriatin (Fenë Islame), ky autor terrorist të cilin na e sjell në shqip një punëtor i BIK thotë se Hëna dhe Dielli duhet shikuar me syrin e lire dhe nuk e pranon llogarinë kohore sipas shkencës.

E në rastin konkret sa i përket "Imsakut" kohës kur Agjëruesi duhet ta ndërpres ushqyerjen bie ndesh thellë me Vaktin e Ramazanit të BIK-ut (edhe ashtu ky nuk e pranon Vaktin madje e konsideron diçka në kundërshtim dhe jashtë Fesë Islame), duke pas parasysh se këta tipa nuk pranojnë llogarit sipas diturisë dhe shkencës por e pranojnë vetëm me shikim të lire, nga ajo që thuhet në këtë libër mund te themi se kërkohet që Agjëruesi të haj ushqim ndoshta edhe së paku 30 minuta pas ndalesës sipas vaktis së ramazanit, e që nënkupton se ata që veprojnë në këtë formë kanë mbet fatkeqësisht pa agjërim.

Gjynahu në këtë pike është se myslimanët shqiptar që i kanë thirr në këtë formë i kanë lënë pa agjërim fatkeqësisht, pastaj kundërshtim i asaj që vepron dhe punon BIK-u është se këtë vakti të ramazanit nuk ua pranon, madje i akuzon se po veprojnë në kundërshtim me Sheriatin Islam (Fenë Islame), prandaj më e pakta është marrja e masave mu në muajin Ramazan ndaj atij që akuzon institucionin fetar legjitim për veprime në kundërshtim me Fenë Islame, mashtrimi i myslimanëve, dhe lenia pa agjërim myslimanët shqiptar.

Edhe me keq se kaq është, se nga ajo që behet krahasim mes librit në origjinal në arabisht shohim se në gjuhën shqipe ka shumë fjali shtesë që duken si me qenë të autorit, por janë të shtuara nga përkthyesi, dhe ato të shtuarat janë mu ato akuzat e rrepa ndaj institucionit fetar islam legjitim BIK, edhe pse përkthyesi punon në BIK ka zgjedh qe ta shpreh mllefin e tij duke shtuar në përkthim, ndoshta për te shpëtuar nga masat që duhet ndërmarrë, kësaj i thonë "gjuaje gurin fshehe dorën" mos e prano institucionin, akuzoje institucionin për veprime në kundërshtim me Fenë Islame dhe veprime jashtë fesë islame e haja bukën po këtij institucioni.

Dhe për çudi është se, te gjitha akuzat për gjera e veprime në kundërshtim me Sheriatin (Fenë islame) ndaj BIK-ut bëhen mu në rreshtat e shtuar nga përkthyesi e që në gjuhën arabe nuk gjinden askund.

(Si ilustrim të masave që duhen ndërmarr po tregojmë se një imam në Komunën e Pejës më herët është larguar nga BIK-u edhe për arsyen se në mendimet e tij dhe veprimet e tij ka pas, edhe ka vepruar me këtë mendim si në këtë libër.)

Në pyetjen tonë drejtuar në lidhje me këtë çështje dy institucioneve me kredibile islame në botë - Qendra Botërore Al-Ez-her për Fetfa Elektronike, dhe Qendra Botërore Al-Ez-her për Fetfa - përgjigja e tyre ishte shumë e qartë dhe e shkurt: 'Përmbajuni Imsakijes'.



Përgatiti: Zuhdi HAJZERI



_________________________

- P.S.: Analizë një pjese të librit "70 çështje rreth Agjërimit dhe rregullat e Agjërimit" me autor "Muhamed Salih El-Munxhid" (i përkthyer nga Enes Goga) në lidhje çështjen e hyrjes së muajit të Ramazanit, mospërputhja, kundërshtimi i shkencës dhe akuzimi i BIK-ut përmes takvimit të cilin libri e konsideron Bidat e të cilin sa kemi njohuri BIK-u e shpërndan në 3.000 (3 mijë kopje - 3 euro kopja), ndërsa libri është shpërnda 15.000 (15 mijë kopje) edhe atë falas.

[*] - Biografi e Autorit Muhamed Salih El Munxhid
Autor i librit është "Muhamed Salih El Munxhid" me prejardhje nga Siria i lindur 13.07.1961 ne Arabin Saudite, është rritur dhe shkolluar ne Arabin Saudite, fakultetin e ka kryer ne "Universiteti i naftës dhe mineraleve Mbreti Fehd" "Departamenti Menaxhimi Industrial", ndërsa ne biografinë e tij thuhet se ka marre mësime nga hoxhallarë (vehabistë) te ndryshëm ne Arabin Saudite, nder ta: Bin Bazi, Nasrudin Albani, Bin Uthejmini, Abdurrahman bin Xhibrin, Abdurrahman Berrak, Elhabib Eshenkiti, etj., një kohe ishte imam ne një xhami ne qytetin El-Huber, (budallallëku me i madh është se ne biografinë e tij shkruan se është i pari qe ka përdor internetin ne aspektin e thirrjes islame, kjo nënkupton se sa te prapambetur janë te tillët njerëz te shkretëtirave dhe shpellave).
Ato qe vlejnë te ceken është se ky ka edhe shkrime te veçanta qe ia ka kushtuar siç thotë "Xhihadit në Sham", "Thike pas shpine Xhihadistave", "Ndyrja e vlerës se Xhihadit brenda dhe jashtë shtetit", dhe tema te tjera e mendime të këtilla që flasin vetëm për kinse xhihad dhe vrasje e luftim të atyre që nuk besojnë.
Ky njeri librin te cilit e kanë përkthyer në shqip, i është ndaluar ligjërimi ne xhami në Arabin Saudite në vitin 2016, ndërsa është arrestuar në Arabin Saudite në vitin 2017, dhe është për tu çuditur se me arrestimin e tij edhe ka filluar përkthimi i librit te tij në gjuhen shqipe, arrestimi i tij është bërë për shkak se ky ka përkrahur publikisht në media gjatë ligjërimit organizatën terroriste 'ISIS' dhe organizatën "Xhebhetu Nusra" në Siri dhe Irak, madje edhe ka shpenzuar pasuri në pagesat për udhëtimet për terroristët që kanë pas nevojë për udhëtim në këto organizata terroriste, ende me e çuditshme është se ky njeri publikisht ka përkrahur edhe grupin terrorist "Ensarullah" grup i Shiave HUTHIJ në Jemen te përkrahur nga Irani, të cilët deri më tani kanë vrarë me mijëra fëmijë e gra Sunni.
Po ashtu akuzohet se është pjesë dhe ka përkrah një grup terrorist qe konsiderohet se vepron si shërbim sekret, ky person i ka përkrahur dhe furnizuar me fetfa të gjitha këto grupe terroriste, ky njeri ne Arabin Saudite një kohë të gjatë para arrestimit është vendosur në listën e quajtur "Lista e Turpit", ne vitin 2016 i ishte ndaluar ligjërimi ne një xhami në qytetin e Xhides për shkak te shpërndarjes nga ana e tij të ideve ekstremiste radikaliste dhe te cilat shkaktojnë përçarje e probleme në shoqëri.
Nga idetë dhe fetfat e tij që kanë shkaktuar huti e përçarje mund ti përmendim disa sepse të tilla ka shumë, ajo që duhet cekur është se autori i këtij libri ka dhënë fetfan se është Haram te punohet si "Analist i Sportit dhe analist i Artit", por nuk ka ndaluar punën si analist politik, ushtarak e ekonomik, po ashtu ky autor ka dhënë fetfan për vrasjen e "Miki Maus-it" një lojtar i famshëm në filmat e vizatur, duke e konsideruar se ai është "Ushtar i Shejtani" dhe se ai duhet të vritet.
Nga ato qe thuhen për të nga vetë hoxhallarë vehabistë ne Arabin Saudite, njeri nga ta thotë se këtij njeriu nuk ja din askush se kah e ka drejtimin dhe kah është i drejtuar, është një njeri me zigzage të shumta.
Prokuroria ne Arabin Saudite me 22 tetor të vitit 2018 ka kërkuar vrasjen e tij sipas Legjislacionit Islame me mbytje duke e gurëzuar për shkak te akuzave që e ngarkonin atë në mbështetje dhe përkrahje të organizatave terroriste nepër botë edhe në përkrahje të terroristëve edhe në Libi.
Tani a e kuptuat pse iu është fshehur emri i autorit te librit kur është përkthyer ne gjuhen shqipe, sepse ky autor është një terrorist, përkrahës i terroristeve dhe me plote kuptimin e fjalës një kriminel i vërtetë qe ka kontribuar ne vrasjen e mijëra e mijëra myslimanëve me idetë dhe përkrahjet televizive dhe materiale për ata që janë rekrutuar ne organizata me të tmerrshme terroriste, emri i autorit iu është fshehur që lexuesit në gjuhën shqipe të marrin nga idetë e këtij terroristi dhe të infektohen me ide të prishura, paramendojeni ky autor siç e shënuam me larte se nga cilët hoxhallarë vehabistë ka mësuar dhe tani shikojeni ata hoxhallarë ne Arabin Saudite çfarë njeriu kanë prodhuar.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...