E di që disa prap nuk do të pajtohen me mua!



Puna e videos me "rukje" të atij "hoxhës" e cila u bë virale, po gjykohet më shumë në aspektin se pse ai paska marrë një shumë të caktuar të mjeteve, 50€, 100€, 350€ dhe 700€. E pranoj, tek populli kjo akuza me para edhe shitet mirë, por në fakt ne myslimanët e sidomos hoxhallarët, duhet të reagojmë edhe për thelbin e "rukjes" që po bëhet tek ne dhe e cila veç rukje nuk është!

Rukja e cila bëhet tek ne nga shumica e të ashtuquajturve hoxhallarë, si me para, si pa para, ajo nuk ka asnjë bazë në sheriatin islam. Po e marr një shembull ndoshta pak banal por besoj mundeni me kuptu pastaj qështjen hala ma mirë: është njësoj sikur mem thirrë mua dikush për me ja falë namazin e sabahut në shtëpinë e tij private dhe unë të pranoj të shkoj per 2000€, por kur të shkoj aty, të filloj ta fali namazin e sabahut 10 reqate! Ai në fakt i ka 4 reqate. E krejt pas kësaj publiku me e diskutu qështjen e 2000€, e jo qështjen se namazi i tillë nuk ka bazë në islam dhe unë e kam ndryshu komplet atë! Kështu është bërë puna e rukjes tek ne dhe fatkeqësia është se askush nuk po e ngre zërin!

Ai për para ndoshta edhe mund ta gjej ndonjë argument diku në ndonjë libër apo dijetar se lejohet të marr para, por diskutimi i saktë do të ishte se a ka ndonjë bazë puna që e bëjnë këta. Se nëse është vetëm për para, dalin disa që nuk caktojnë çmim dhe çka fituam ? Puna e rukjes pa asnjë bazë prap vazhdon!

Si bëhet kjo rukja pa asnjë bazë dhe si bëhët rukja që ka bazë?

- Së pari shumica janë pa shkollë (diplomë) fetare. Ata thonë se e kemi studju vet, ose ma ka lanë zanat babgjyshi ose dikush i afërt. Në këtë grup janë mbi 90% të tyre. Edhe ai dje!

- Kuranin nuk e lexojnë aspak mirë, por përplot gabime (normal de se pa shkollë). E kur jemi tek kjo pikë, ata e kanë shpikur rregullin e parë të rukjes e cila nuk ka bazë, ai rregull është: "nuk është kusht që ta lexosh Kuranin me rregulla për me ndiku tek tjetri".

- Pastaj, disa ja lidhin syt me peshqir "pacientit", pse?! Kah kjo?

- Disa të tjerë i porosisin që ta spërkasin komplet shtëpinë me ujë, pse?!

- Disa i afrohen "pacientit" dhe e prekin atë kinse po e dijnë me e gjetë se kah gjendet exhini, pse?!

- Disa edhe e goditin me shuplaka e grushta kinse kështu e nxjerrim exhinin, pse?!

- Konstatimet e tyre si: fola me exhinin, e pash exhinin, e ke exhinin në lukth, e ke sihrin në varr, e ke exhinin në këmb, në fyt, e kam një exhin komunikoj me të dhe më shêrben, janë konstatime të pa baza dhe vetëm mashtrime.

- Pastaj medikametet!!! Përtej që kanë shpikë terapi në emër të islamit, si bre guxojnë me jua dhënë tjerëve pa asnjë analizë mjeksore, pa asnjë konsultim?

- Pastaj edhe nëse e kalon testin e parë: me qenë hoxhë tamam me shkollë, vazhdon mashtrimi me fjalët: "kam licensë" ose "bash për këtë punë e kam kry shkollen". Pse rren aga hoxhë? A mundeni dikush mema gjetë një shkollë t'shkoj ta bëj doktoraturën për rukje?

- Ku i mësuat këto mashtrime? Pse guxoni të provoni të hyni në dyert e GAJBIT? Unë mendoj që edhe shejtani quditet me këta! Edhe nëse ai superhoxha e gjenë problemin tënd, atë quaje si të duash, por jo rukje! Quaje nëse do sherim popullor apo ku ta di unë, jo rukje!

Mashtrime e mashtrime ...

- Rukja që ka bazë dhe që e bëjnë një pakicë e hoxhallarëve të sinqertë është rukja që përputhet me argumentet fetare.



Përgaditi: Armend BEQIRI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...