A jeni mashtruar ndonjëherë kështu?



Rukje me Kuran dhe Sunet

Vëllezër e motra të besimit tonë të pastërt!

Keni kujdes nga mashtrimet e shumta të kësaj kohe! Përderisa janë përmendur në Kuranin Fisnik exhinët dhe sihri, nuk e mohojmë ekzistencën e tyre dhe është pjesë e besimit tonë 'Gajbi' (e fshehta).

Por, gjithashtu jemi të vetëdijshëm se po mashtrohet shumë në lidhje me këtë temë!

Po i paraqes disa fjali të njohura, të cilat nuk janë në rregull dhe bien ndesh me sheriatin islam:

- E pashë exhinin dhe fola me të, me kapi per fyti exhini!

- Kqyre goten, çka po sheh? A pe sheh një sy duke u kall? Mos e përpi exhinin!

- E kam një exhin, e kam kthy ne islam dhe komunikoj me të, për çdo pacient e di se ku e ka të vendosur sihrin, sepse me tregon exhini, elhamdulilah, pas shumë rukjeve, na tregoj exhini se sihri qenka vendosur në një varr në filan vendin.

- Xhini ra në sexhde, notojke në xhami.

- Ordinanca e faqe të ndryshme në internet të shkruara me fjalët "Rukje, shërim me Kuran dhe Sunet".

- E kam kry shkollën bash për këtë punë, kam licensë bash për këtë punë.

- Ose: Me rastësis dikush prej diaspore, i thojnë: "Me ty duhet me i ba 7-8 seanca sepse exhini yt shumicën e kohës është në gjumë, e derisa të zgjohet".

- Ose: Më tregojnë raste si kjo: Ja lidhin sytë me peshkir, pastaj duke i këndu Kuran, e godasin tavolinen me krejt forcën që kanë, pastaj 'pacientit' i kërcen trupi nga frika e zhurmës, dhe kjo është shumë normale! Por, pas këtij veprimi ata konstatojnë se kërcej exhini apo paske exhin, dhe kjo nuk është aspak normale!

- Ose: Në moment qe kam hy në zyre të hoxhës, menjëherë me tha: "Sonte nuk ke flejt hiq, ke pas trubullim në bark, plus ke pak temperaturë", po valla hoxhë! "Podepo e di unë", ja qëlloj bre, e diti menjëherë se çka kisha!

O të dashurit e mi, mos shkoni me hargju kohë e para tek këta mashtrues!

Kjo është pjesë e 'Gajbit' (e fshehta)!

Nese dikush pretendon diqka të tillë, ose po ju mashtron, ose vet ai person ka bërë ndonjë shkelje të rëndë në ligjin islam, saqë paska mundësi me komuniku pastaj me exhinet dhe shejtanët!

O edhe me e gjetë saktë "hoxha" se çfarë problemi ke pasur mbrëmë në shtëpi, prap është gabim! Mos u mashtroni me thënë: "Krejt e diti vallah".

Shumica e rasteve janë për mjek e për psikolog! Hoxha i sinqert, maksimumi çka mundet me të thënë është: "Nuk mund ta di se çfarë ke saktësisht, por, po të këndoj Kuran, e Kurani është shërues, shërimi vjen me leje të Zotit, unë nuk kam në dorë asgjë, unë vetëm lutje mund të bëj, unë nuk mund ta shoh exhinin e të flas me të, as nuk e di cili person të paska bërë sihr, nëse ke diqka të tillë, me emrin e Zotit, Kurani do të të ndihmoj" .

Çka të del prej kësaj kornize X (iks)?

E çka me ba? Njerëzit po kanë probleme! Jeni ba edhe ju si partitë!

Nëse tu është bë merak që ke diqka, lexoja vetes Kulhuvallahun, Elhamin, Tespidoven, dy Kul'eudhat, dëgjo Kuran, bëj lutje të ndryshme e të shumta drejt Zotit! Të mjaftojnë, të mjaftojnë, të mjaftojnë!

E nëse nuk i dini as Elhamin, as Kulhuvallahin, as asgjë, çka po pret met bë ai "superhoxha"?

Për secilën fjali, kam argument, por, nuk desha të zgjatet shkrimi!



Përgaditi: Armend BEQIRI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...