Agjërimi i ditës se Ashuras



E kanë pyetur Profetin a.s. për agjërimin e ditës se Ashuras dhe ai u ka thënë: "Agjërimi i ditës së Ashuras i shlyen gjynahet e vitit të kaluar". Në radhë të parë agjerohet dita e Ashuras për arsye që të zbatojmë një thenie të Profetit Muhamed a.s. e cila ka lidhje me historinë e profetit Musa a.s., Abdullah bin Abasi thotë: kur profeti Muhamed a.s. erdhi në Medine, vuri re se hebrenjtë e mbanin agjërimin e ditës se Ashuras dhe pyeti për shkakun. Ata iu përgjigjën: "Kjo është një ditë e madhe. Në këtë ditë Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij nga dhuna e Faraonit. Si falënderim për këtë, profeti Musa e agjëroi. Edhe ne për respekt e agjërojmë". I dërguari i Allahut a.s. u shpreh: "Ne e nderojmë më shumë se ju profetin Musa a.s.". Duke mbajtur edhe vetë agjërim urdhëroi popullin e tij të agjërojë ditën e Ashuras.

Prej gjerave te cilat është mirë të bëhen në këtë ditë janë:

1. - Vizitat tek rrethi familjar

2. - Lëmoshë fukarenjve

3. - Pastrimi i trupit

4. - Parfumosja

5. - Vizitë tek dijetarët

6. - Vizitë tek të semurët

7. - Të prekesh kokën e jetimit

8. - Shtimi i shpenzimeve për familjen

Po ashtu është përmendur edhe në Fethul Bari edhe një lutje e cila nëse bëhet ditën e Ashuras zemra e tij kurre nuk do reshte dhikrin ndaj Allahut.

(سبحان الله) ملء الميزان، ومنتهى العلم، ومبلغ الرضا، وزنة العرش. (والحمد لله) ملء الميزان ومنتهى العلم، ومبلغ الرضا، وزنة العرش، لا ملجأ ولا منجا من الله إلا إليه. (والله أكبر) ملء الميزان ومنتهى العلم، ومبلغ الرضا، وزنة العرش، لا ملجأ ولا منجا من الله إلا إليه. (سبحان الله) عدد الشفع والوتر، وعدد كلمات الله التامات كلها. (والحمد لله) عدد الشفع والوتر، وعدد كلمات الله التامات كلها (والله أكبر) عدد الشفع والوتر، وعدد كلمات الله التامات كلها – أسألك السلامة برحمتك يا أرحم الراحمين، ولا حول ولا قوّة إلا بالله العلي العظيم، وصلّى الله تعالى على سيدّنا محمد وعلى آله وصحبه وسلّم أجمعين، والحمد لله رب العالمين)."

- Vlen të përmendet se prej gjërave të rëndesishme që i kanë dhënë shumë rëndesi katër shkollat e sheriatit është dhe shtimi i shpenzimeve për familjen qoftë në aspektin ushqimor po ashtu dhe ne formë dhuratash për fëmijet, etj..

- Trasnmetohet nga Ebu Sejid el-Khudrij r.a. të ketë thënë: "ai që shpenzon për familjen në ditën e Ashuras, Allahu do i japë bollek financiar gjatë gjithë vitit", Bejhekiu – shuabul iman, etj..

- Trasnmetohet prej Xhabir ibn Abdullahit r.a. tha: - kam dëgjuar Profetin a.s. të thote: "ai besimtar që shpenzon për vetën dhe familjen e tij, ditën e Ashuras, Allahu do japë bollek (financiar) gjatë gjithë vitit. Tha Xhabiri: - e zbatuam këtë hadith dhe doli ashtu siç tha Profeti a.s. – kështu tha dhe Ebu Zubejr – po kështu tha dhe Shu'betu". Ibn Abdul Berr në "istidhkar".

- Hanefitë: ka thene hiresia e tij Ibn Abidin në fusnotat e tij "redul Mukhtar ala duril mukhtar" se duhet zbatuar ky hadith i Profetit a.s. duke konfirmuar kështu hadithet për aplikimin e kësaj vepre.

- Malikitë: hiresia e tij el-Hatab el-Malikij "mewahib el-xhelil fi sherhil Khalil" ka thënë: duhet që të rriten shpenzimet në ditën dhe natën e Ashuras po te njëjtën gjë edhe shejh Zeruk i cili ka thënë se ky hadith është aplikuar dhe nga shumë dijetarë dhe ka dalë ashtu siç ka thënë Profeti a.s..

- Shafitë: Imam Shirwani në fusnotat e tij për "tuhfetul muhtaxh" – për dhjetë Muharremin – është synet të shpenzosh për familjen ditën e Ashuras me qëllim që Allahu të jape bollek gjatë gjthë vitit. Këtë gjë e kanë përmendur edhe transmetuesit e hadithit duke thënë se e kemi aplikuar dhe Allahu na ka dhuruar mirësi gjatë gjithë vitit.

- Hanbelitë: hiresia e tij el/Behuti në librin "keshful kina an metni el-ikna" 2/339 ka thënë: është mëse e domosdoshme të shpenzosh për familjen në ditën e Ashuras. Ka pyetur ibn Mensuri imam Ahmedin r.a. ai u pergjigj –PO– është transmetuar nga sufjan ibn ujejne nga xhafer nga Ibrahim ibn muhamed ibn el-Munteshir, ishte njeriu më i mirë i kohës të cilit i kanë thënë: ai qe rrit shpenzimet ditën e Ashuras Allahu do i jape bollek gjatë gjithë vitit, ka thënë ibn Ujejneh r.a.: e kemi provuar ditën e Ashuras gati 60 vjet dhe kemi parë vetëm së mirësi.

Mos harroni Ashuras!

Ashurja është traditë në vendin tonë dhe prëgatitet për këtë ditë. Pjesë e kësaj traditë fetare gjen vend në tekstet fetare dhe që nxit bujarinë që duhet të tregojmë me familjarët, komshinjtë dhe te afërmit në ditën e Ashures duke shperndarë bujari.

Ashurja ka qenë ëmbelsira e kohës. Sot mundet të ëmbëltohemi me të tjera gjëra.

E rëndesishme është të reflektojmë bujari.



Përgatiti: Eduard SHEFKIU

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...