Karakteristikat kryesore të vehabizmit



Pra, nismëtari i kësaj doktrine, Ibn Abdulvehhabi, lidhi marrëveshje me Muhammed ibn Saudin, në vitin 1744, sipas së cilës duheshin të përkrahnin njëri tjetrin në krijimin e ambicieve të tyre analoge fetare dhe politike në gadishullin Arabik. Fjala ishte që Abdulvehhabi të bëhej imam, udhëheqës fetar, gjersa Ibn Saudi të bëhej emir, udhëheqës politik.

Megjithatë, ashtu si Alma Imamoviq thekson në punimin e saj të magjistraturës "Wehhabism in Bosnia and Herzegovina", është e nevojës që të bëhet dallimi ndërmjet vehabizmit të shekullit tetëmbëdhjetë dhe neo-vehabizmit të shek. njëzet: "Përderisa vehabizmi i shek. 18, konsiderohet si një lëvizje reformiste dhe paraqitje e zymtë në fund të Perandorisë Osmane, neo-vehabizmi i shek. 20, është ideologji politike, e shndërruar në fenomen ndërkombëtar".

Por, Andras Riedlmayer, ekspert për historinë osmane dhe arkitekturën islame në universitetin e Hardvardit, gjithashtu vë në pah që të kuptuarit se vehabistët janë muslimanë konservativë është gabim. Vetë esenca e konzervativizmit përbën respektimin e historisë dhe traditës dhe vazhdimin e ruajtjes së vlerave tradicionale.

Vehabistët nuk janë konzervatorë, porse radikalë, të cilët - njëjtë sikur protestantët fundamentalistë amerikanë- preferojnë leximin primitiv, tekstual të Librit të Shenjtë mbi atë që ata e quajnë "hulumtim i padobishëm i librit", dhe dëshirojnë të lënë anësh vite të tëra të historisë dhe traditës islame. Vërtetë, në mes të muslimanëve, vetëm vehabistët janë ata të cilët, në njëfarë mënyre në formë novatore, pohojnë se për gjatë 1100 viteve para Ibn Abdulvehhabit dhe shtëpisë së Ibn Saudit askush nuk e kishte kuptuar Islamin aq sa duhet.

Një interpretim i tillë, tekstual, i vendeve dhe traditave tradicionale fetare islame, si rrezik i cili shpie kah idhujtaria, ka përcjell ngritjen politike të shtëpisë së Saudit në gadishullin Arabik nga fillimi i shekullit nëntëmbëdhjetë. Duke u ngritur kundër Perandorisë Osmane, në vitin 1801, gjersa ajo mbrohej nga invazioni i Napolonit në Egjipt dhe Palestinë, ushtria saudite-vehabiste pushtoi proveniencën osmane, Irakun, ndërsa në mesin e kulteve të shenjta islame të shkatërruara dhe të dëmtuara në atë luftë ishte edhe kupola në varin e imam Huseinit, nipit të Pejgamberit, në Qerbela. Më pas, ushtria e Saud bin Abdul Azizit pushtoi qytetet e shenjta, Mekken dhe Medinen, kurse qeveria e re filloi një spastrim të madh të trashëgimisë islame.

Në largimin sistematik të mauzoleve islame, vendeve të shenjta dhe përmendoreve mbi vare, u shkatërruan edhe shtëpitë ku lindën i Dërguari, vajza e tij, Fatimja, dhëndri Aliu dhe dy halifët e parë, Ebu Bekri dhe Omeri. Të ruajtura kanë qenë vetëm Qabeja në Mekke dhe Xhamia e të Dërguarit, s.a.v.s., (me varrin e tij) në Medine.

Në shtatë vitet vijuese, muslimanët e kishin të ndaluar vizitën e qyteteve të shenjta përderisa nuk pranonin të ndiqnin doktrinën vehabiste.

Perandoria Osmane, në vitin 1813, i ktheu qytetet e shenjta, mirëpo një shekull më vonë, me rënien e saj pas Luftës së Parë Botërore, të ndihmuar dhe të armatosur me paratë britanike, përsëri në to hyri ushtria saudite. Që nga atëherë, 1920, deri më sot, në vazhdimin e largimit sistematik të vendeve historike islame dhe të përmendoreve, ndër të tjerash, u shkatërrua varreza Xhennetu-l-mual-la në Mekke, me varrin e Hatixhes, gruas së parë të të Dërguarit, s.a.v.s., (dhe shtëpia e saj në qytet), dhe Xhennetu-l-baki në Medine, me varret e një numri të personaliteteve historike islame, gati se të gjitha burimet e ujit dhe bunarët në të cilat i Dërguari, s.a.v.s., i kryente ritualet e larjes, duke e përfshirë edhe atë në pronën e shoqëruesit të tij, Selman el-Farisiut, e cila edhe vetë është rrafshuar me tokën.



Autor: Rexho XHEMATOVIQ
Përktheu: Mehas ALIJA



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Thirrja vehabiste në selefizëm".



Literatura:

- Tej-jaratu-l-fikri-l-islami, Dr. Muhammed Imara.
- Es-Selefijje, merahaletun zemenijje mubarekeh, la medheb islami, Ramadan El-Buti.
- Vehabizam, šta je to? (Vehabizmi, çfarë është ky?), Fikret Arnaut.
- Dva lica islama (Dy fytyra të islamit), Stephen Schwarz.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...