Me pak fjalë për ata që duan të kuptojnë!



Prindin, gjyshin, babain e gjyshit, gjyshin e gjyshit e më radhë mbi 500 vjet i ka pasur në medhhebin hanefi dhe del e thotë unë nuk falem sipas medhhebit sepse kapem pas synetit! Po medhhebi hanefi nuk është sipas sunetit të Pejgamberit a.s.?!

Si po e njeh sunetin e Resullullahit një i ri, hoxha i tij apo shejhu i hoxhës së tij në shek 15 hixhri më mirë se Ebu Hanife që ishte tabiinë, ngase ka jetuar në shekullin e parë dhe të dytë dhe kishte takuar disa sahabinj?!

Dikush na ka futur në kurth dhe dëshiron të na mbajnë të mbyllur në një rreth vicioz.

Jomedhhebizëm do të thotë të mohosh medhhebin duke marrë mendimin tënd! Të pëlqesh mendimin tënd apo të shejhut tënd dhe të braktisësh interpretimin e kolosëve në emër të sunetit.

Imamët sikurse Ebu Hanife nuk kanë njohur sunetin ndërkaq shejhu i tij e njeh sunetin!!! Po ne që jemi musliman mbi 500 vjet dhe kemi ndjekur hoxhallarët dhe alimat tanë!? Hoxhallarët dhe muderrisët tanë që pasuan medhhebin nuk njihnin hadithe të ndryshme?!

Vallë më parë nuk kishim islamin burimor?! Prandaj, kini kujdes nga loja e rrezikshme.

Jomedhhebizmi është anarkizëm dhe shumë i rrezikshëm për umetin! Jomedhhebizmi do të thotë secili nga ne të bëhet muxhtehid! Në kohën e sahabëve numri i muxhtehidëve numërohej me gishtat e dorës.

Sot secili merr guximin dhe nxjerr dispozita e rregulla!!!



Autor: Dr. Ajni SINANI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...