Muslimanët nuk do të arrijnë paqen përderisa nuk heshtet vehabizmi, selefizmi dhe në fund ISIS-i



Dijetarët muslimanë anekënd botës e të cilët nuk i përkasin ideologjive të lartcekura, kanë për detyrë dhe obligim, që për hirë të një bote paqësore, për hirë të ruajtjes së parimeve madhështore të Islamit paqësorë, të distancohen fuqishëm nga vehabizmi i rrezikshëm për të ardhmen e Islamit.

Shikojeni historinë që nga themelimi i vehabizmit apo të ashtuquajturit selefizëm e deri më sot.

Kudo që gjinden këta, aty ka pakënaqësi, vuajtje, ankesa, ndasi, mallkim dhe ofendim.

Këta ikin nga vendet e tyre drejt perëndimit, për jetë më të mirë, për euro më shumë, e në të njëjtën kohë janë të pakënaqur, urrejtës, nxitës të problemeve nepër çdo xhami të botës.

Gjithë kjo vrasja, dhunë e tmerr si dhe vuajtje psiqike e njerëzve nga ta, na bën të pyesim: "Ose këta nuk janë në fenë tonë, ose ne nuk jemi në fenë e tyre".

Ne a duhet të heshtim përballë këtyre krijesave të çuditshme?!

Shqiptarët historikisht nuk kanë heshtur, po e kanë ngritur zërin dhe kanë treguar forcën intelektuale dhe materiale.



Përgatiti: foltash

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...