Çka përfitohet nga kyçja në rrymat vehabiste



Çka përfitojnë të gjithë pjesëtarët që i bashkohen lëvizjes vehabiste fetare në Maqedoni.

Portali telegraf.mk në Shkup përmes një storjeje hulumtuese nënvizon se çdo pjesëtar i rekrutuar në këtë lëvizje përfiton mirë, 'duke i'u përshtatur kushteve dhe pamjes së kërkuar'.

Sipas portalit, 'për mbajtjen e mjekrrës karakteristike paguhen 100 euro', 'ndërsa për pantollonat e shkurtëra apo fustanellat e njohura paguhen 200 euro'.

Financimi thuhet se vjen kryesisht nga qendrat botërore vehabiste, 'ndërsa paratë shpërndahen në rrugë ilegale, por edhe përmes shoqatave të ndryshme joqeveritare'.

Ekspertët për çështje fetare kanë theksuar për portalin se shumat financiare mund të rriten, 'në rast se edhe gratë në një familje i përkushtohen rregullave dhe normave të kërkuara. Ato duhet të mbulohen sipas rregullave të përcaktuara'.

Portali shkruan se kryesisht pjesë e këtyre rregullave, 'bëhen familjet dhe individët e varfër me kushte të rënda sociale'.

Në Maqedoni theksohet se janë disa xhami që janë jashtë kontrollit të Bashkësisë Fetare Islame, 'dhe e predikojnë dhe praktikojnë vehabizmin'.



Përgatiti: ina, shtator 2014.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...