Kronologjia e veprimtarisë së Mirza Ahmed Gulamit



Mirza Ahmed Gulami doli në skenë vitin 1880 dhe radhazi në pika të shkurta do të paraqesim gënjeshtrat e lansuara të një pas njëshme.

- Që nga viti 1880-1888 Mirza Gulami ishte vetëm si thirrës Islam i thjeshtë, porse viteve të fundit filloi të paraqitet para opinionit si besniku më i sinqertë i këtij Umeti-Populli. Në këtë periudhë pati mjaft konfruktime me myslimanët e sinqertë porse me intrigat e tija arriti të mbulohet disi.

- Që nga dhjetori i vitit 1888 dhe në fillim të vitit 1889 filloi ta konsideron veten si reformist dhe si i urdhëruar i Allahut xh.sh., ai thoshte: 'unë nuk thirri në islam ndryshe, vetëm nga cilësia e Isas a.s. që do të thotë se është veshur me petkun e Isas a.s.'.

- Vitin 1891 shpalli se Mesihu ka vdekur dhe shpalli veten se ai tani është Mesihu i premtuar. Siç thuhet në librin e tyre "Mrekullit Ahmediane" në faqen 7 si dhe në librin "Realiteti i shpalljes" faqe 149 se Mirza Ahmedi ka thënë: "Më erdhi inspirimi se ti je Mesihu i premtuar".

- Vitin 1900 të tjerët filluan që ta thërrasin me emrin i dërguar kurse ai vet herë argumentonte pejgamberllëkun e tij, e herë heshte, duke e konsideruar veten si pejgamber jo i plotë, gjysëm pejgamberi.

- Më datën 07.08.1900 kur nga Hytbeja e xhumasë Mevla Abdul Kerim shpalli Ahmedin si të dërguar duke thënë: "Dine se mesihu i premtuar është Ahmedi, ai që nuk i beson ashtu siç i besuan sahabët Muhamedit a.s. ai nuk është Ahmedij". Pas namazit të xhumasë Ahmedi iu drejtua Abdulkerimit duke i thënë: 'Vërtetë unë jam ai ashtu siç njoftove opinionin'.

- Në vitin 1901 Mirza Gulami shpall se thënjet e tija para këtij viti si pejgamber nuk janë të vërteta, që do të thotë se pas këtij viti ai konsiderohet ui dërguar i plotë e gjysëm i dërguari. Thënjet e tija i abrogoi dhe se tani sipas tij duhet të jenë në fuqi vetëm thënjet pas këtij viti.

- Mirza Ahmed Gulami vdes 26.05.1908 nga sëmundja e kolerës dhe atë në vendin më të ndytë në nevojtore.

Kadijanit sot, janë të shpërndarë në rruzullin tokësorë, me të njëjtin qëllim, pra shkatërrimin e islamit dhe të myslimanëve, duke përdorur metoda të ndryshme dhe duke u ndihmuar nga armiqtë më të përbetuar të islamit. Kjo nënkupton se kadijanitë kanë ndërruar vetëm petkun dhe metodat e tyre kurse qëllimi është i njëjti që ishte dhe ngeli.

Ajo që është shumë me peshë të përmendet se kadijanit veprojnë përmes kanaleve të ndryshme të informimit, por fatkeqësisht jo me emrin e tyre të vërtetë por me emrin e Islamit. Kadijanit sot posedojnë disa qendra satelitore nga të cilat bartet mesazhi i tyre famëkeq siç janë në Londër, Rusi dhe në Indi. Ata gjithashtu bashkëpunojnë me një organizatë të Indisë të quajtur 'ZEE', ku përmes kësaj organizate realizojnë 12 orë program për përhapjen e kadijanizmit dhe atë në katër gjuhë botërore. Aktivitetet e tyre në këtë drejtim ata i kryejnë edhe nëpër spitale, çerdhe fëmijësh, shkolla, objekte shoqërore e shpeshherë edhe nëpër faltore dhe xhami. Botojnë disa gazeta dhe revista me karakter kadijan dhe antiislam Kohëve të fundit konstatohet se kadijanitë kanë ndikim të madh në formimin e organizatave të ndryshme të njohura si organizata laike-afetare.

Tmerri ekziston në atë se tërë këto aktivitete destruktive dhe djallëzore kryhen në emër të Islamit, gjë që s'ka aspak të përbashkët me thelbin Islam.



Autor: Jusuf ZIMERI



Vërejtje:

Punimi është përgatitur vitin 1997 me rastin e përgatitjes së një debati televiziv me Zekerija Khanin - përfaqësues i Kadijanive i cili kishte ardhur në vendin tonë për të shpalosur idetë e tija Kadijanite, por fatmirësish u demaskua shpejt dhe menjëherë iku prapë nga kishte ardhur



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Kadijanizmi (xhemati Ahmedij) fraksion me tendenca të errëta".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...