Një këshillë nga Dhehebiu drejtuar Ibn Tejmijjes



- Kjo është një letër të cilën Hafiz Imam Dhehebi, rahimehUllah, ia shkroi Ibn Tejmijjes kur e kuptoi se Shejhi i dikurshëm i tij ishte duke devijuar nga "Akideja e Ehli-Sunneh vel-Xhemaah". -

Në Emrin e Allahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Lavdi i takon Allahut nga përulësia ime. O Zot, ki mëshirë në mua, pakësoj gabimet e mia, dhe më mbro Imanin tim. Çfarë brenge në mungesën e brengës sime, çfarë pikëllimi mbi Sunnetin dhe largimin e njerëzve të tij, çfarë përmallimi për vëllezërit e mi besimtar për ndarjen e lotëve së bashku me mua, çfarë mjerimi nga humbja e njerëzve të cilët ishin llamba-ndriçuese të Diturisë së Shejtë, bura të takva'së, dhe thesar i çdo të mire, mjerisht për mosgjetjen e një dirhemi hallall apo një vëlla që e dashuron. Myzhde për atë të cilin gabimet e tjerëve e bëjnë që të largohet dhe merret me gabimet e veta, ndërsa mjerë për atë që merret me gabimet e të tjerëve duke u shmangur nga të tijat.

Edhe sa do të shikosh pikën në syrin e vëllait tënd dhe të harrosh trungun në syrin tënd? Edhe sa do ta lavdërosh veten, dërdëllitjen tënde, stilin tënd, duke i akuzuar dijetarët fetar dhe duke gjurmuar (zbuluar) pikat e turpshme të njerëzve, ashtu siç edhe ti e din se i Dërguari (Allahu e bekoftë atë) e ndaloi një gjë të tillë duke thënë: "Mos i përmendi të vdekurit tuaj mbroni me sjellje, ...".

Sigurisht, e di se do ta mbrosh veten duke më thënë se sulmet (kritikat) janë vetëm për ata të cilët kurrë nuk e kanë nuhatur aromën e Islamit dhe nuk e dinë çfarë ka sjellë Muhammedi a.s. dhe se ky është një xhihad i yti. Jo ashtu, pasha Allahun ata të cilët ti i sulmon dine bile edhe më mirë se sasia që i mjafton një shërbëtori nëse ai vepron në të për të korrur sukses. Për më tepër, ata janë injorant në punën që nuk u (përket) intereson atyre. Dhe "Përsosmëria e Islamit të një personi përfshinë edhe të shmangurit nga ajo që nuk i takon atij". Pashë Allahun o burrë! Na lër rehat, sepse ti je një polemist i cili as nuk pushon as nuk flenë. Ki kujdes nga krijim-dyshimi i pyetjeve problematike religjioze.

Profeti ynë ishte i zemëruar nga parashtrimi i pyetjeve të shumta, duke i konsideruar gjë të gabuar, dhe e ndaloi të pyeturit e tepruar. Ai gjithashtu ka thënë: "Gjëja për të cilën unë më shumë frikohem për Ummetin tim është hipokriti gojëtar". Të folurit shumë, qoftë edhe pa gabime, ngurtëson zemrën kur ka të bëjë me hallallin dhe haramin. Pra si do të jetë ajo (zemra) kur të merret me fjalët e Junusijjeh, filozofët, dhe shprehjet e kufrit, që e verbojnë zemrën? Pasha Allahun, ne jemi bërë lëndë talljeje në botë.

Deri kurë do ti zhvarrosësh detajet e shprehjeve filozofike të kufrit për ne që t'i hedhim poshtë me mendimet tona? Ti e ke Gëlltitur, o burrë, helmin e filozofëve dhe të veprave të tyre më tepër se njëherë, dhe si pasojë e përdorimit të tepruar të helmit trupi i personit bëhet i mvarur. Ai mblidhet, pasha Allahun, në trup. O, çfarë përmallimi për një grup në mesin e të cilëve Kur'ani rrëfehej me pasqyrim (hije), ku frikërespekti përjetohej me anë të meditimit të tij (Kur'anit), ku ka qetësi gjatë zhytjes në mendime rreth tij.

O, çfarë përmallimi për një kuvend ku përmenden besimtarët, ku përkujtohen njerëzit e drejtë, jo ku njerëzit e drejtë përfolen me neveri dhe sharje. Shpata e el-Haxhaxh dhe gjuha e Ibn Hazm ishin vëllezër (d.m.th., asnjë mysliman nuk shpëtoi prej tyre), dhe tani ti iu bashkëngjite familjes. Pashë Allahun, na jep pak pushim duke folur në lidhje me "bid'ati i së Enjtes", dhe "shkelja e parimeve", dhe më mirë orvatu t'i rikujtosh bidatet të cilat dikur i konsideronim si burim i të gjitha lajthitjeve te cilat sot janë bërë "Sunneti i vërtetë" dhe "Baza e Tevhidit", dhe se ai i cili nuk i njeh këto është kafir, ose gomar, dhe se kush nuk e quan atë (që nuk i njeh këto "sunnete") kafir është kafir më i madh se Faraoni. Ti po na konsideron të njëjtë me të Krishterët. Pasha Allahun, ekzistojnë dyshime në zemra. Ti je me fat nëse besimi yt në dy Shehadetet ka ngelur i padëmtuar (pacenuar).

Oh ç'zhgënjim, për atë i cili të ndjek ty, për shkak se ai i është nënshtruar një çoroditjeje në bazat e besimit dhe shkatërrimit. Sidomos, nëse ai ka njohuri të cekët në lidhje me fenë, tolerues përtac që punon në favorin tënd duke luftuar në emrin tënd me duart dhe gjuhën e tij, përderisa në thelb ai është armiku yt në qenien dhe zemrën e tij. Çka janë ndjekësit e tu përveç se disa mendjengushtë të cilët nuk përpiqen fare për të përdorur inteligjencën, gënjeshtarë të rëndomtë me mendje të zbehta, jabanxhi të heshtur të fortë në dredhia, njerëz "të drejtë" pa mirëkuptim? Nëse nuk e beson këtë, thjesht vështroi ata dhe sinqerisht vlerësoj ata. Gomar të epsheve tua.

Deri kurë do të turresh pas egos sate dhe të sulmosh besimtarët e vërtetë? Deri kurë do ti kontribuosh këtij mendimi, dhe ti përçmosh besimtarët? Deri kurë do ta lartësosh këtë mendim, dhe t'i nënçmosh të devotshmit? Der kurë do të jesh shoku më i afërt i kësaj filozofie, dhe të urresh të urtët? Deri kurë do ti lavdërrosh fjalët tua në një mënyrë që as bile i përdor për Sahihe të Buhariut dhe Muslimit? A thua sepse Hadithet e të dy Sahih've u kursyen nga ti, siç i sulmon në mënyrë të vazhdueshme, duke u sugjeruar dobësi, duke i konsideruar ata lojë e qartë, apo duke iu dhënë shpjegime simbolike dhe përgënjshtruar.

A nuk ka ardhur koha që të dorëzohesh? A nuk është koha që të pendohesh dhe shlyesh mëkatin? A nuk je në të dhjetat e jetës së njeriut kur i arrin shtatëdhjetë vjet dhe largimi final është afruar? Me të vërtetë, Pasha Allahun, nuk ma merr mendja se ti e kujton vdekjen shumë. Ti tallesh me cilindo që e përmend vdekjen. Kështu që nuk mendoj se ti do të merresh me fjalët e mia apo të dëgjosh porosinë time. Ti, përkundrazi, ndoshta do të demonstrosh një energji dhe interes të jashtëzakonshëm për ta hedhur poshtë këtë copë letre me volume serioze, duke i copëtuar fundet e fjalive të mia për mua derisa të i'a arrish qëllimit dhe të mbyllësh argumentin me fjalën triumfuese "... në përgjithësi. Dhe ai heshti".

Nëse kështu është pozicioni yt në sytë e mi, dhe unë jam dashamirës i yti, i dashur dhe i dhembshur, si mendon se qëndron në syrin e armiqve të tu? Pasha Allahun, ndërmjet armiqve tu ka njerëz të drejtë dhe inteligjent dhe të vlefshëm, ashtu siç ka në mesin e shokëve tu njerëz të lig, gënjeshtar, injorant, të papunë, të pabesë, dhe mistrecë. E pranoj se ti do të më zhvleftësosh haptazi (publikisht), por fshehurazi do të përfitosh nga ajo që të kam thënë. "Allahu e mëshiroftë njeriun që më njofton për gabimet e mia" ("fjalë të Umer'it" (Allahu qoftë i kënaqur me të)). Përshkak se kam shumë gabime dhe mëkate, dhe mjerë për mua nëse unë vetvetiu nuk pendohem, dhe sa turp i madh për mua prej Tij i cili e njeh të Fshehurën. Ilaçi i shpirtit tim është falja e Allahut dhe mëshira e Tij, si dhe udhëzimi dhe dhënia e suksesit nga Ai.

Lavdi i takon Allahut, Zotit të botëve.

O Allah bekoje zotëriun tonë Muhammedin, të fundin e Profetëve, popullin, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij.



Përktheu nga anglishtja: Islam ALIJA

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...