Mënyrat e shkatërrimit të Islamit në Shqipëri



Shqipëria, ose më mirë të themi 'Shqipëria e vitit 1912' (kohë kur Shqipëria u 'shpërbë' në katër pjesë, tri prej të cilave iu 'dhuruan' tre shteteve të tjera rreth Shqipërisë), është një nga vendet me popullsinë më të madhe muslimane në Europë (mbi 80%). Ndërsa po të mbledhim numrin e përgjithshëm të të gjithë muslimanëve shqiptarë të të gjitha trojeve na dalin më shumë se 98%. Për këtë arsye Konferenca e Ambasadorëve në Londër e vitit 1913, vendosi gjymtimin e kufinjve të Shqipërisë. Kjo ishte mënyra më e lehtë për sundimin dhe për çarjen e këtij populli me një shumicë absolute të muslimanëve në Evropë. Dhe kështu ndodhi.

Të huajt na ndanë, na përçanë, na lanë në varfëri të tejskajshme, na urdhëronin se çfarë duhet të bëjmë dhe vendosën në krye ata persona të cilët i përgjigjeshin interesave të tyre. Dhe këta muslimanë të pambrojtur dhe të varfër u detyruan t'i përgjigjeshin atyre në kërkesat dhe vendimet e tyre. Por kjo situatë nuk ndodhi vetëm tek shqiptarët, por edhe në Perandorinë Osmane Islame si dhe në vendet arabe muslimane të cilët u ndanë në më shumë se njëzetë shtete dhe qeveri të ndryshme të vendosura nga Fuqitë e Mëdha të asaj periudhe.

Por, le t'i kthehemi temës sonë, e cila ka të bëjë me arsyen dhe mënyrat që janë përdorur dhe po përdoren akoma për shkatërrimin e identitetit tonë musliman shqiptar. Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano në një takim në Këshillin e Evropës para disa kohësh, tha se Shqipëria nuk mund të identifikohet më si një vend me shumicë myslimane në Evropë, dhe kjo jo për arsye se jemi një përqindje e vogël (80%), por për arsye se nga kjo përqindje vetëm një pjesë e tyre jemi praktikues të këtij besimi, ndërsa një pjesë e atyre të ashtuquajtur muslimanë vetëm nga emri, janë blerë nga pushtetet e ndryshme. Dhe në njëfarë mënyre ka të drejtë. Këtu nuk duhet të harrojmë edhe se ai vetë nuk i përket besimit islam, por atij të krishterë ort'hodoks. Por në fakt, jo vetëm ai, por shumica e qeverisë dhe partisë që ai drejtonte në Shqipëri, partisë socialiste, i përkasin besimit ort'hodoks (madje disa prej tyre nuk janë fare as me origjinë shqiptare, por me origjinë greke, vllehe, rumune, sllave, madje edhe çifute, etj.).

Këtu nuk duam të përmendim emra por ata mund të vërehen nga besimi, emrat dhe mbiemrat e tyre që nuk janë as me prejardhje islame e as shqiptare. Këtu duam të përmendim një fakt se shqiptarët për t'u dalluar që ishin shqiptarë, në shumicën e rasteve janë dalluar ose nga emrat ose nga mbiemrat e tyre të cilët kanë qenë me prejardhje muslimane (këtu nuk llogariten disa çifutë të hershëm ose të vonshëm të cilët në Shqipëri për të humbur gjurmët e origjinës së tyre hebreje u 'islamizuan'.

Por këtu nuk duhet të harrojmë faktin se i pari i cili nisi fushatën për përçarjen dhe shkatërrimin e identitetit fetar musliman në Shqipëri ishte diktatori komunist Enver Hoxha, kryetari i Partisë Komuniste të Republikës së Shqipërisë (nga viti 1941-1985), dhe kjo falë ndihmës së komunistëve jugosllavë. Afër vetes ai mblodhi njerëzit më të njohur të besimit ort'hodoks (ku mbi 50% e ish-Byrosë Politike ishin të tillë dhe jo-shqiptarë) dhe i vendosi në krye të çdo institucioni kulturor, artistik, politik, arsimor, etj.. Në dy libra me autorë të ndryshëm arabë, të cilët flasin për periudhën komuniste në Shqipëri dhe për prejardhjen e Enver Hoxhës, ne nxorëm disa pjesë të cilat po i tregojmë këtu: 'Sadik Premte, i cili është një nga drejtuesit e opozitës shqiptare jashtë Shqipërisë, shok në të kaluarën i Enver Hoxhës, thotë se ky rrjedh nga një familje çifute e njohur në Tiranë. Gjyshi i tij e ka pranuar Islamin (fenë islame) në shek. XIX për të arritur qëllimet e tij personale, duke praktikuar në të njëjtën kohë në fshehtësi fenë e tij çifute, gjithashtu edhe djemtë e tij'.

Sadik Premtja përmendi edhe se babai i Enver Hoxhës ka qenë një njeri që u merrte me riba'a (fajde), i njohur në Shqipëri. Për shkak të pasurisë që kishte, ai ka qenë në lidhje me qarqet e pallatit mbretëror ndërmjet dy luftërave botërore. Në këtë kohë Enveri kishte një kujdes dhe dashuri për mbretin, i cili e dërgoi atë (Enverin) në Paris për studime, por ai ngeli në klasë që në vitin e parë, dhe u kthye përsëri në Shqipëri.

Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Enver Hoxha vendosi lidhje të dyshimta me personalitete serbe (Muhammed Halife 'Islami dhe muslimanët në Ballkan', fq. 389-390). Ndërsa pjesa e librit tjetër është: '... dhe prej tyre (prej grupit çifut) ishte dhe Enver Hoxha, kryetari i Shqipërisë, për të cilin janë mbledhur kundërshtarët e tij dhe kanë thënë se ai është sionist dhe Donmi (Dönme), dhe e kanë vërtetuar këtë me argumente të shumta, ku më e rëndësishmja është luftimi i të gjitha feve dhe besimeve (sidomos besimit islam), ku në të njëjtën kohë shfaqte dashamirësi për çifutët, një dashamirësi të plotë'.

(Themeluesi i këtij grupi është Sepetaj Zevi i lindur në Izmir më 1623, që kishte pranuar Islamin në dukje por që praktikonte fshehtas fenë e çifutëve, fq. 5. Në lidhje me këto argumente, gjatë një bisede që patëm me një hoxhë të vjetër në moshë, i cili momentalisht është rreth tetëdhjetë e ca vjeçar, një nga burrat më të vjetër të mbetur gjallë në Gjirokastër, dhe i cili punon si kujdestar i një xhamie, kur e pyetëm në lidhje me origjinën e Enver Hoxhës ai na u përgjigj: 'Sa për babin e tij (të Enver Hoxhës) e di se ai ishte një njeri nga familjet më të mira dhe më të dëgjuara të Gjirokastrës, ndërsa vetë Enveri që në moshë të vogël ka shprehur shenja urrejtjeje ndaj njerëzve të tjerë dhe zihej gjithmonë me të tjerët, duke qenë një grindavec i madh'.

Por kur ia ndërpremë fjalën, dhe e pyetëm se ne nuk po kërkojmë për origjinën e babait të Enver Hoxhës, por për gjyshin e tij, atëherë ai na u përgjigj: 'Sa për origjinën e gjyshit të tij unë nuk e di nëse ka qenë me origjinë çifute apo jo, por e di se Enver Hoxha i ka eliminuar (i ka vrarë) të gjithë ata njerëz që e dinin origjinën e tij'. Atëherë lind pyetja: 'Pse Enver Hoxha duhet t'i eliminonte gjatë sundimit të tij të gjithë njerëzit që e dinin origjinën e tij dhe të familjes se tij ...'? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: 'Ai e bëri këtë për të fshehur hipokrizinë e tij, të prindërve dhe veçanërisht gjyshit të tij, një çifut i ardhur nga Turqia, që gjoja e kanë pranuar fenë islame, duke u paraqitur si muslimanë dhe me emra muslimanësh, por që synimi i fshehtë i tyre ishte politika anti-islame në Shqipëri (ashtu si dhe në të gjithë botën islame) dhe shkatërrimi i muslimanëve shqiptarë, psiqikisht dhe moralisht, gjë e cila ndodhi gjatë asaj periudhe edhe në Turqi edhe në vendet e tjera islame'. Shekullin e njëzetë mund ta konsiderojmë në njëfarë mënyre edhe si shekulli i 'fitores' së sundimit dhe ndikimit të jahudive (çifutëve) në botë, gjithashtu edhe në Shqipëri. Në njëfarë mënyre mund të thuhet se edhe Ahmet Zogu ka qenë kundërshtar i fesë islame, por ai ka pasur arsye të tjera të cilat nuk i ka treguar me mënyra vulgare, ndërsa Enver Hoxha e shpalli haptas urrejtjen e tij ndaj Islamit dhe muslimanëve në Shqipëri ...

Me hyrjen e demokracisë, Shqipëria u çlirua nga ateizmi komunist në Shqipëri dhe atëherë u hapën sërish xhamitë e kishat, dhe shqiptarët kishin të drejtën e besimit. Sali Berisha, kryetari i parë i një shteti pluralist, duke ditur se shumica e madhe e shqiptarëve i përkiste besimit islam, edhe vetë ishte i tillë, vendosi që Shqipërinë ta bënte anëtare të Organizatës së Konferencës Islame, përveçse si anëtare të organizmave të tjera europiane dhe ndërkombëtare. Dhe kjo ishte një arritje shumë e madhe për muslimanët shqiptarë. Kjo për ne si muslimanë shqiptarë do të thoshte që ne kërkonim më shumë ndihma dhe përkrahje nga konferenca, për ngritjen përsëri në këmbë të reputacionit islam të dikurshëm në Shqipëri. Kjo gjë ndodhi derisa në vitin 1997 erdhën në pushtet 'komunistat' e rinj, partia socialiste, me në krye Fatos Nanon i cili e largoi menjëherë Shqiperinë nga anëtarësimi në atë Konferencë, e cila ishte një fatkeqësi për muslimanët shqiptarë. Ndërsa përsëri, me fitoren e demokracisë në vend, tani në vitin 2005 (viti kur u shkrua ky artikull), ndodhi një fatkeqësi tjetër. Ndodhi ajo që ai i cili deri dje ishte president, ndërsa tani u kthye në kryeministër është shumë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Konferencës Islame, megjithëse deri dje doli me 'armë' në dorë në mbrojtje të saj.

Mënyrë tjetër poshtëruese për muslimanët shqiptarë pas viteve '90 është edhe misionarizmi. Misionarët e ardhur me shumicë nga e gjithë bota, sidomos atyre të sekteve të ndryshme të krishtera (si baptistët, protestantët etj.) dhe atyre hebreje ose çifute (si Dëshmitarët e Jehovait), u sulën si të tërbuar në pjatën tonë islame në Shqipëri duke na ngrënë gjithçka dhe duke na rrëmbyer çdo gjë nga toka jonë e ujitur me burimin e Islamit. Mendimi i tyre i gabuar se gjoja ne kemi dalë nga një vend ateisto-komunist si kanibalë të uritur, bëri që këta misionarë të blenin shpirtrat tanë në shkëmbim të ushqimit, ofrimit dhe pranimit të besimeve të tyre. Dhe shumë prej nesh duke rënë pre e nefsit tonë filluam t'i pranojmë kërkesat e tyre, por ama dinjitetin tonë njerëzor dhe musliman e humbëm. Këta misionarë vazhdojnë ende misionet e tyre të ditura e të paditura (të hapura e të fshehta) tek ne duke gjetur 'tokë pjellore' për të mbjellur ato bimë që duan ata në Shqiperinë tonë vakëf (pasuri muslimane), por nuk e mendoj se do të zgjasë shumë sepse 'parashikimet' thonë se Islami do të triumfojë përsëri këtu tek ne, së shpejti. Mjerë për ata shqiptarë 'muslimanë' që nuk kanë dinjitet dhe ia falin veten e tyre këtyre misionarëve dashakeqës ndaj nesh.

Një mënyrë tjetër akoma më shkatërruese, dhe më e rëndësishmja, që po ndodh në Shqipëri në kohët e fundit moderne, për shkatërrimin e personalitetit islam dhe vetë Islamit tek ne, është media. Ndikimi që pati dhe ka media në Shqipërinë post-komuniste, ajo e shkruar dhe ajo elektronike, bëri që shqiptarët muslimanë të ndiheshin shumë konfuzë me atë se çfarë ofronin këto media kundër nesh. Këto media na mbytën vetëm me lajme, lajme, lajme ..., e asgjë më shumë. Këto media bënë që muslimanët të humbin kohën me lloj-lloj idiotësirash dhe poshtërsirash që na ofronin. Por nuk do të mjaftonte vetëm kjo, por ato do të bëheshin monopole të jo-muslimanëve, si rasti i një televizioni të cilin e kanë marrë grekët, dhe një tjetri të marrë nga italianët, duke na ofruar ato gjëra që u përshtaten interesave të tyre dhe shkatërrimit të moralit të rinisë sonë. Për një gjë jam shumë i sigurt, për atë se Islami dhe muslimanët në Shqipëri do të triumfojnë, mbase shumë shpejt. Atëherë edhe ata shqiptarë të feve të tjera do të jetojnë në paqe!



Autor: Ermal BEGA, maj 2010.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...