Xhemaludin (Afgani) Irani



Teoritë e tij politike tani praktikohen në Liban, Siri,, Irak, Egjipt, Sudan dhe të tjera prej vendeve islame.

Në Siri: Sekti Alevi Nusejrij, para Xhemaludini, ishte e pamundur të vie në pushtet mirëpo i hapi rrugën për të arritur sa më lehtë, përmes rrugës lindore, kombëtare, atdhetare, ...

- Synimi i tij ishte të rrëzon Sulltan Abdul Hamid, dhe pati sukses, gjithashtu shohim se në Egjipt po e njëjta teori është që në pushtet nuk kushtëzohet njohuria Islame.

- E njohur është kur të shkarkohet i pari, ajo bëhet përmes muslimanit, ushtria, Shejhul Islami, por tek Sulltani i Muslimanëve Abdul Hamid shohim se përbrenda të infiltruar si Avokati Hebre Emanuel Mason, si nga Grekët, Armenët dhe Bullgarët e shkarkojnë Sulltanin nga detyra e tij.


Xhemaludini

1. Iranian nga një fshat Asad Abad.

2. Nga familja Shiite.

3. Mason, dëshmon veprimi i tij në Egjipt dhe pastaj në Francë.

4. Mundësia ekziston se ai nuk besonte në asnjë fe, kjo i ngjan sot Feja Ibrahimike si në Bahrejn.

5. Ai besonte se meritor për pushtet janë hebrejtë dhe të krishterët.

6. Mik i ngushtë me Britaninë dhe Francën.

7. Themelues i lidhjes lindore në vend të lidhjes Islame.

Fshati Asad Abad, gjejmë në hyrje të këtij fshati "Dijar Sejid Xhemaludin" së bashku me foton e tij, gjithashtu dhe gjendet Universiteti "Xhemaludin Afgani".

Më kryesorja, ka shkruar një libër për Xhemaludin Afganin i biri i motrës "Mirza Lutfullah Khan".

Titulli: Xhemaludin Asad Abadij. E përkthyer në arabisht nga Abdu Naim Husejn, i cili është mësues i gjuhës persiane në këtë universitet. Pastaj shkroi një vepër me titull: "e vërteta mbi Xhemaludin Afganin".

Ai thotë mes tjerash: më është vërtetuar, pas vizitës sime në Asad Abad në vendlindjen e Xhemaludinit, të njihem për së afërmi me familjen e tij, dhe pas përkthimit të veprës nga i biri i motrës së tij: se Xhemaludini është Iranian, Shija me medh-heb Xha'aferij. Babai i Xhemaludinit quhet: Saftar. Ky emër është i njohur vetëm se te Shijat. Shërbëtori i tij quhet: Turab, gjithashtu emër i Shijave.

Kadri Kala'xhij ka shkruar një vepër: Tre personalitete ndikues të lirisë. Prej tyre është: Xhemaludin Afgani, Muhamed Abdo, Sead Zeglul.

Ai thotë: në fshatin Asad Abad kam njohur me njerëz që e vërtetojnë se janë nga familja e Xhemaludinit dhe njëri prej tyre ishte quajtur Xhemaludin.

Gjithashtu në veprën "Revolucioni Persian nga Edvard Broun", këtu tregon se ai ishte nga Asad Abad, pra Iranian.


Xhemaludini i paqëndrushëm

Në dorëshkrimet e tij, nënshkruan si vijon herë "Xhemaludin", "Xhemaludin El Husejni", "Xhemaludin Istanbulli", "Xhemaludin Asad Abadij", " Xhemal", dhe të ndryshme. Sipas Gazetarit Arthur Arnold, Londër, në lidhje me origjinën e tij flet Xhemali: "Unë jam afgani Iranian i pastër".

Të dhënat Britanike flasin se ai ishte një agjent sekret në Kabull, dhe kjo tregon se ishte agjent nga pushteti Turkmenistan( pra ai ishte i njohur tek Britanezët nga Turkmenistani) i ashtuquajtur "Xhemaludin Rumij" dhe ndonjëherë e quante vetveten "Xhemaludin Konstantinij".

Në një raport konfindencional të një agjenti Anglez thuhet në përshkrimin e Xhemaludinit: Ai ishte me lëkurë të zbehtë, ballë gjërë, sy kaltër, me mjekërr, flet rrjedhshëm Arabishten dhe Turqishten, gjuhën Perse të nënës. Ai nuk ndjek ndonjë fe të përcaktuar, dhe e bën jetën si të ishte ndonjë Evropian.

Dhe ky është dokumenti për panimin e Xhemaludinit në Logjin e Masonëve të vitit 1878. Këto dokumente gjenden në universitetin e Teheranit.

Profesori në shkencat Filozofike në Egjipt, thotë: Xhemaludin Kabulli, i cili kaloi mbi 37 vite, unë shpresoj nga "Vëllezëria Saffa" (Grupacion Shiit nën patronazhin Buvejhitëve për të marrë nën kontroll Kalifatin Abasid, ky grupacion shajnë dhe çmos flasin për Sahabët).

Ai (Xhemaludin) është thirrur nga koka e besnikërisë të kompleksit Mason ...

Muhamed Abdo: Rijad Basha Mason, veçoi 1000 krush për Afgani ... Një shumë e madhe e asaj kohe. (Rijad Basha, Kryeministër). Dhe në vend të Khidjevij Ismail të vie i biri tij tashmë i bashkuar në forumin Mason.

Përgjate leximit të biografisë së ulemave Hanefij prej Imam Adhamit e deri në ditët e sodit, sa i përket Medhhebit Hanefij i kompletuar në të gjitha suazat dhe këndet jetësore.

Çka na ka ardh neve në Ballkan e sidomos te shqiptarët, ne obligim e kemi ta vazhdojmë këtë identifikim fetar sepse në Medhhebin Hanefij gjejmë gjithçka të kompletuar dhe se ne jemi të zhvilluar dhe të rritur në ketë Medhheb.

Çdo kush që sjellë tjetër Medhheb (4 të pranuara) në këtë vend e ka të kotë dhe humbje kohë, vetëm se do ngadalsojë procesin e asgjë tjetër.

Elhamdulilahi Rabbel Alemin.



Përgatiti: Halef bin Selef

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...