Qethja e flokëve dhe prerja e thonjëve për prerjen e kurbanit!



Qëndrimet e shkollave juridike islame rreth kësaj qështje:

Malikitë, Shafitë dhe një pjesë e Hanbelive mendojnë se: "Është e parapëlqyer kush dëshiron të therr kurban me hyrjen e dhjetëshit të Dhul Hixhes që të mos i pres flokët dhe thonjët, derisa ta pres kurbanin, e kundërta është mekruh (e papëlqyer)". Kurse, disa nga Hanbelitë mendojnë se është e ndaluar.

Medh-hebi (shkolla) jonë Hanefite nuk e sheh si mekruh (të papëlqyer) prerjen e flokëve dhe thonjëve, ngase ai që e ka bërë nijet kurbanin nuk i ndalohet kontakti martesor dhe veshja e rëndomtë (siç i ndalohet haxhiut).

Hanefitë kanë qëndrimin se nuk ka asnjë pengesë qethja e flokëve dhe prerja e thonjëve për atë që ka bërë nijet therrjen e Kurbanit, bazuar në thënien e Aishes që e shënon Buhariu dhe Muslimi, se Pejgamberi a.s. nuk ka ndaluar diçka që ka lejuar Allahu derisa të dhurohet kurbani.



Autor: Ibrahim BEQIRI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...