Kur'ani nuk është për të vdekurit por për të gjallët
Edhe unë pajtohem se Kur'ani nuk është për të vdekurit!
Pra, askush prej hoxhallarëve, e as prej xhematit: 'nuk ka shku te varrezat, me ua mbajtë një ligjeratë, për hallallin ose haramin, për pastërtinë, për namazin se si falet e çka e prish, apo për agjërimin, etj. etj.'.
Ne vetëm një sen e bëjmë: 'e lexojmë një el-Fatiha, apo Jasin, ose naj pjes tjetër të Kur'anit', edhe duke iu lutur Allahut që të na e pranoj atë lexim dhe shpërblimin e atij leximit hedije-dhurat të vdekurve.
As ma shum e as ma pak.
Nuk shkojm ne te varrezat me i pyet: 'a e falet namazin, a e agjërut ramazanin, etj.'!
'Urdhërat, obligimet, ndalesat në Kur'an po janë për të gjallët, poashtu leximi i tij', por mundesh t'ia lexosh një pjesë të Kur'anit një të vdekuri.
Pse na ka mësuar Pejgamberi alejhis-selam që t'i përshëndesim të vdekurit kur të kalojmë rreth varrezave?!
Por këta vehabistët gjithmonë manipulojnë me fjal e me argumente, si kjo: 'Kur'ani nuk është për të vdekurit por për të gjallët'.
Autor: Llukman R. NEBIU