Vahabizmi lëshon rrënjë në Maqedoni



Një video e publikuar online, në të cilën përmes një kënge lavdërohet Osama bin Laden, ka shpalosur një realitet të ri shqetësues: "Islami radikal i Al Kaedës dhe talebanëve po merr hovin e zhvillimit dhe është duke fituar terren në Ballkan".

"Oh Osama, asgjesoje ushtrinë amerikane. Oh Osama, ngrite nderin e muslimanëve", kanë kënduar një grup njerëzish nga Maqedonia , në një video të postuar në YouTube, vitin e kaluar , e cila është botuar në mediat maqedonase. "Në shtator të 2001-shit ti fitove fuqinë. Ne të gjithë lutemi për ju", vijon teksti i këngës.

Edhe pse shumica shqiptarëve në Maqedoni janë muslimanë, ata në përgjithësi kanë qenë sekularë, shkruan AP, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Por ekspertët tani janë duke parë një radikalizim në rritje në Maqedoni, veçanërisht pas konfliktit të vitit 2001. Sipas tyre, kjo është një prirje e cila duket në të gjithë Ballkanin dhe ka ngritur shqetësime se rajoni, i cili përfshin edhe shtete që janë anëtare të reja të Bashkimit Evropian, sic është Bullgaria, mund të bëhet një terren i mbarështimit për terroristët me qasje të lehtë në Evropën Perëndimore.

Në qendër të vëmendjes është sekti Vahabist, një sekt më i rrept i Islamilt i cili është më i përhapur në Arabinë Saudite dhe praktikohet nga Bin Ladeni dhe Talibanët.

"Vahabizmi në Maqedoni, Ballkan dhe në Evropë është bërë më agresivë në 10 vitet e fundit", ka thënë Jakub Selimovski, kreu i edukimit fetar në Bashkësinë Islame të Maqedonisë.

Ai ka deklaruar se, Vahabistët po instalojnë prezencën e përhershme në Maqedoni, e cila nuk ekzistonte më parë, dhe se: "ata janë në Bosnje, këtu, Kosovë, Serbi, Kroaci dhe kohët e fundit ata janë shfaqur edhe në Bullgari".

Kjo është hera e parë që një zyrtar i nivelit të lartë në bashkësinë islame e ish-republikës jugosllave ka rënë dakord që të flasin hapur rreth pranisë dhe kërcënimit të Islamit radikal.

Në Maqedoni sipas AP-së, "pushteti i radikalizmit islam që vazhdimishtë rritet, shkakton përcarje mes komunitetit islam të vendit duke zhvilluar luftë për pushtet brenda BFI-së, mes besimtarëve të zakonshëm dhe atyre të cilët i përkasin sektit vahabisdt".

"Një rrymë shkatërruese radikale dhe ekstremiste është paraqitur me qëllim që të marrë dretjtimin e BFIM-së", shprehet Selimovski.

Muslimanët e zakonshëm i kanë thënë AP-së se sekti vahabistë kontrollon pesë xhami në Shkup edhe pse BFIM e ka shkarkuar njeriun për të cilin ata pretendojnë se ai është kreu i sektiti vahabist , Ramadan Ramadani si imam i xhamis Isa Beg në Shkup dhe ia ka ndaluar atij organizimin e faljeve të namazit. Ramadani i ka mohuar këto akuza duke thënë se kundërshtatët po e frikojnë popullin pa nevojë.


Vahabistët kërcënojnë imazhin shqiptar në Maqedoni

Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë Reisul Ulema H.Sulejman ef. Rexhepi në një konferencë për shtyp dje deklaroi se, besimtarët mysliman, brenda dhe jashtë vendit janë të shqetësuar nga veprimet e pa kontrolluara të kundërligjshme të cilat ushtrohen nga individë radikal vehabist, në Maqedoni.

Rexhepi tha se, ka zhvilluar një takim me të gjithë përfaqësuesit (hoxhallarët) që BFIM i ka dërguar në shtetet e Evropës dhe Amerikës dhe prej tyre drejtpërdrejtë është informuar lidhur me aktivitetet e tyre në qendrat islame atje.

"Besimtarët mysliman brenda dhe jashtë vendit janë të shqetësuar dhe i bëjnë ftesë partive politike shqiptare, qeverisë së RM, institucioneve shtetërore si dhe të gjitha subjekteve të akredituara në Maqedoni në veçanti Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe asaj të Unionit Evropian me seli në Shkup, që të përkrahin Institucionin e BFI-së dhe të marrin masa të duhura kundër këtyre individëve radikalë qëllimi i të cilëve është dëmtimi i Islamit si fe, a njëherit rrënimi i imazhit të popullit tonë dhe pengimi i të njëjtit për integrimin në NATO dhe në Unionin Evropian", deklaroi Rexhepi bazuar në informacionet përfaqësuesve të BFIM-së.

Ai tha se, në takimin e lartpërmendur është njoftuar gjithashtu edhe për problemet me të cilat ballafaqohen si dhe shqetësimet lidhur me çështjet tona me vlerë fetare edhe kombëtare.

"Nga përfaqësuesit të cilët ishin jashtë vendit u informova se besimtarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në diasporë kanë shprehur interesimin dhe gatishmërinë e tyre për mirëmbajtjen e Medresesë Isa Beu dhe Fakultetit të Shkencave Islame të cilat janë celula kryesore për edukimin dhe arsimimin e drejtë të gjeneratave tona të ardhshme", shtoi ai.



Përgatiti: ina, shtator 2010.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...