Vehabizmi rrezikon stabilitetin e Ballkanit
"Vehabizmi në vendet e Ballkanit Perëndimor zgjerohet me një tempo të përshpejtuar. Grupet vehabiste që veprojnë janë kërcënimi kryesor për stabilitetin në rajon", vlerësojnë drejtorët e policisë së Maqedonisë, Bosnjë Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi, të cilët ishin pjesëmarrës në Konferencën kushtuar luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe stabilitetit e cila u mbajtë në Ohër.
Zllatko Miletiq, drejtor i policisë së B.H., vlerëson se vehabistët janë problem rajonal dhe duhet gjetur përgjigje me kohë për këtë dukuri, sepse bashkësia ndërkombëtare shum pak i kushton rëndësi kësaj dukurie.
"Askush nuk flet për prevenimin nga terrorizmi. Duhet më seriozisht ti qasemi këtij problemi", shtoi Miletiq.
Ai shprehet mjaft i shqetësuar nga sjellja në mënyrë injoruese të të gjitha vendeve veç e veç. Por edhe nga vetë faktori ndërkombëtar nga dukuria e vehabizmit në këto hapësira, që mundet seriozisht të ndikojë në stabilitetin e tërë Evropës.
Ndërkaq, Drejtori i policisë së Kroacisë, Oliver Grbiq, vlerëson se që vitin e ardhshëm, këto grupe radikale mund të bëhen problemi më i madh në rajon.
"Detyra ime do të jetë zbulimi i grupeve të organizuara kriminale që veprojnë dhe rrezikojnë tërë rajonin. Deri më tani kemi realizuar shumë aktivitete operative në fushën e tregtisë me njerëz, tregti me drogë, një pjesë të terrorizmit, që vjen si rezultat i bashkëpunimit me policitë rajonale dhe në bashkëpunim me vendet evropiane. Prioritet do të jetë edhe anëtarësimi i ri i vendeve që kanë shprehë dëshirë të anëtarësohen, si p.sh. para së gjithash, Italia, Austria dhe Turqia", theksoi Grbiq.
Ai shtoi se: "Detyra jonë është ti zbulojmë këto grupe kriminale, liderët e tyre, ti zbulojmë metodat e punës së tyre dhe të verifikojmë vendet ku ata veprojnë. Përndryshe, të gjitha llojet e krimit që ekzistojnë në botë, të gjitha këto dukuri janë të pranishme edhe këtu".
Në fund të takimit të drejtorëve të Drejtorive të policisë së vendeve ta rajonit të Evropës juglindore, u dha një konferencë për mjetet e informimit. Drejtori i Byrosë për Siguri publike Lupço Todorovski ka marrë detyrën e kryesuesit-kryetarit të Asociacionit të drejtorëve të policisë së vendeve të Evropës juglindore.
Në këtë paraqitje para gazetarëve, drejtorët e policisë së vendeve të rajonit, vlerësuar se gjendja e sigurisë në Ballkan aktualisht është e mirë, nuk ka grupe të mëdha kriminale që do të rrezikonin sigurinë me vepra të rënda të terrorizmit.
Ndoshta mund të ketë ndonjë aktivitet të grupeve të vogla vehabiste, por deri më tani nuk kemi pas vepra të rënda që do të rrezikonin sigurinë në vend ose në rajon, vlerësoi drejtori i Drejtorisë për siguri publike, Lupço Todorovski.
Sipas tij, situata në Kosovë edhe më tej do të jetë e brishtë për shkak se bëhet fjalë për një shtet të ri që duhet të formësoje institucionet e veta të mbrojtjes së shtetit, për të kontrolluar rendin dhe qetësinë publike dhe për zbulimin e veprave të rënda penale.
"Edhe gjatë kohë, faktori ndërkombëtar do të jetë i pranishëm atje si faktor që do të ofrojë mjetë financiare dhe do ti ofrojë njohuritë e veta për metodat e punës dhe do ti mbështesë në ruajtjen e rendit, qetësisë dhe paqes. Kufiri jonë është mirë i kontrolluar dhe i ruajtur pas gjithë atyre ngjarjeve në kufi me Kosovën. Në pjesën e kufirit kah Bullgaria dhe Shqipëria, kemi patrulla të përbashkëta dhe nuk mund të vijë deri te ndonjë destabilizim , por nëse diçka zbulojmë, do ta bllokojmë-pengojmë me kohë", tha Todorovski.
Përgatiti: ina, shtator 2010.