Njeriu me rolin e Djallit!



Djalli e kish takuar një besimtar të devotshëm dhe i kishte thënë: 'Edhe unë di të lexoj Kur'an'! Besimtari i tha: 'A mund të dëgjoj'? Ai tha: 'po', dhe filloj: "fe vejlun lilumsalin - 107:4 - mjerë për falësit e namazit", dhe u ndal. Besimtari i tha: 'Vazhdo mëtutje', Djalli tha: 'Kaq më duhet mua'!

Shihne këtë që po e them! Kur është pyetur Ibn Haxheri për festimin e mevludit, ai është përgjigjur: 'Në esencë, mevludi është risi (bidat), ...'!

O ti që po luan rolin e djallit, vazhdo! Jo kaq i duhet atij, kurse komplet fjalia e Ibni Haxherit është: "Mevludi në esencë është bidat sepse vërtetë një veprim i tillë nuk ishte praktikuar nga selefi i ndershëm në tri gjeneratat e para, mirëpo në anën tjetër është e vërtetë se ky veprim përfshinë veprime të mira dhe jo të mira. Andaj ai i cili gjatë këtij manifestimi ka bërë veprime të mira dhe është zhveshur nga veprimet e liga, atëherë mevludi është bidat i mirë, e në të kundërtën nuk lejohet"!

Turp, Turp, Turp.



Autor: Prof. Jusuf ZIMERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...