600 vjet ymeti s'e ka bo apo e ka bo Mevludin



Sa e nigjova nje video acaruese persa i perket Mevludit, i takonte vitit 2017 ku dikush (s'po i permend emrin sikurse ai s'na i permendi emrat ne nje mesele) thoshte: "600 vjet ymeti s'e ka bo Mevludin, mas 600 vjetve ia nisen me bo. Tashi ose ata para 600 vjetesh ia kan fut kot, ose kta pas 600 vjetesh ia kan fut kot, se s'mund te jene njesoj".

I them: Jo or zotni, kot po ia fut ti me ket lloj populizmi arkaik, humoristik dhe tragjikomik. Kot po ia fut ti njerezve qe i ben te gajasen dhe je i zoti ta besh.

Zotni Filani, qe nga Usuli je cope cope!

Mevludi eshte veper, eshte Perkujtim, si i tille nuk hyn as tek Farzet e as tek Sunnetet, pra ne cilesine e Perkujtimit nuk eshte Ibadet, por sic e thash me siper eshte nje Veper.

Sipas rregullit te Usulit qe thote: Cdo gje ne origjine eshte e lejuar, derisa te mos kete nje Ness - tekst (ne termat e usulit: i pohuar qartesisht dhe tregues i qarte, qe nuk ka me teper se nje kuptim) qe ta ndaloje. E te gjitha ibadetet ne origjine jane te ndaluara, derisa te kete nje tekst qe e fuqizon juridikisht.

Atehere, zotni filani, perderisa une bej nje Veper qe s'eshte Ibadet, me cfare argumenti nga Kur'ani dhe Sunneti ma ndalon? Sille pra nje argumet qe Mevludi eshte Haram.

Une te sfidoj, te me sjellesh nje dijetar te vetem, qofte edhe nga hoxhallaret e juj, qe ka thene se Mevludi eshte i ndaluar ne cilesine e Haramit ne termat e Usulit, jo ne termat e hallves e pasulit.

Tjetra, si thote rregulli i Usulit mbi meselet Et-Terk (vepra te pa vepruara nga Pejgamberi s.a.v.s.)???

"Mosveprimi i Pejgamberit s.a.v.s. i nje vepre nuk eshte tregues i ndaleses se asaj vepreje" - 'ترك النبي لفعل من الأفعال لا ينهض دليلا على حرمة ذلك الفعل' .

Dhe ky rregull eshte Muttefik (jane pajtuar) te gjithe Fukahate. Rregull tjeter per personat qe lypin Fetvane ku ekziston divergjenca eshte te pasuarit e atij qe lejon ( اتباع من أجاز ). Kjo sepse rregulli e do qe per meselet ku ka divergjence nuk mund t'ia imponosh tjetrit mosveprimin e asaj meseleje.

Allahu eshte me i dituri dhe me i urti



Autor: Alban CULI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...