Allahu xh.sh. nuk ka sy
Edhe një nga gjerat e papranueshme të cilën novatorët ia përshkruajnë Allahut është cilësia e syrit. Ata flasin se hyjnia e tyre ka sy dhe këtë qëndrim të tyre e mbështesin me shpjegimin e shtrembëruar të ajeteve vijuese: وَٱصْنَعِ ٱلْفُلْكَ بِأَعْيُنِنَا وَوَحْيِناَ . - "E, mbaroje anijen nën mbikëqyrjen tonë (bi a'junina) dhe me mësimin tonë ...", (Hud, 37).
وَٱصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ فَإِنَّكَ بِأَعْيُنِناَ . - "Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë (bi a'junina)! ...", (Et-Tur, 48).
وَلِتُصْنَعَ عَلَىٰ عَيْنِيۤ . - "... e që të edukoheshe nën mbikëqyrjen Time ('ala 'ajni)", (Ta Ha, 39).
Ulemaja islame e ka mohuar shpjegimin e "'ajnit" me sy sepse syri është cilësi e krijesave.
Imam El-Xhessasi duke e shpjeguar ajetin e parë thotë: "Nën mbrojtjen tonë, mbrojtjen e atij i cili të sheh dhe mund të heq të gjitha vuajtjet nga ti. Por është thënë edhe: 'Nën mbikëqyrjen e melekëve të obliguar për ty'". [1]
Et-Taberiu në Tefsirin e tij thotë: "Ti je nën shikimin tonë". [2]
Kurtubiu, duke e shpjeguar këtë ajet, thotë: "Ndërtoje anijen që me të të lundrosh ti, dhe ata që besojnë, bi a'junina - nën mbikëqyrjen tonë". Er-Rebia Ibn Enesi thotë: "Nën mbrojtjen tonë e cila është mbrojtje e Atij që të sheh". Ibn Abbasi thotë: "Nën mbikëqyrjen tonë". E tërë kjo është në domethënien e njëjtë. Ai e përdorë syrin si metaforë për shikim sepse shikimi bëhet me sy, kurse e ka përdorë shumësin e kësaj fjale që të tregojë në Madhështinë e Tij e jo të tregojë në numër, sikur që këtë e thotë në ajetet: فَنِعْمَ ٱلْقَادِرُونَ - "... Sa përcaktues të mirë jemi (el-kadirun)"!, [3] (El-Murselat, 23).
وَإِنَّا لَمُوسِعُون
"... Ne e zgjërojmë atë (el-musi'un [4])", (Edh-Dharijat, 47).
وَٱلأَرْضَ فَرَشْنَاهَا فَنِعْمَ ٱلْمَاهِدُون
"Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi, (el-mahidun [5])", (Edh-Dharijat, 48).
Në të gjithë shembujt është përdorë shumësi i fjalës edhe pse kjo fjalë është në lidhje me Një të Vetmin.
Tërë kjo udhëzon në përfshirjen e Tij të çdo gjëje dhe në Njohjen e Tij, sepse Ai është i Lartësuar nga shqisat, krahasimet me krijesat dhe cilësia. Nuk ka zot tjetër pos Tij.
Është thënë: Bi a'junina - nën sytë e melekëve tonë të cilët i kemi bërë vëzhgues të obliguar për mbrojtjen dhe ndihmën tënde dhe se sipas këtij mendimi shumësi është përdorë në kuptimin e numrit.
Mukatili ka thënë që "bi a'junina" do të thotë "me dijen tonë" deri sa Ed-Dahhaku dhe Sufjani konsiderojnë që bi a'junina do të thotë "sipas urdhrit tonë" kurse është thënë edhe "sipas shpalljes sonë", sikur edhe "me ndihmën tonë është të ndërtohet". [6]
Në Tefsirin e El-Hazinit shënon: "Transmetohet nga Aliu r.a. se duke e shpjeguar ajetin: وَٱصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ فَإِنَّكَ بِأَعْيُنِناَ - ka thënë": "Ne shohim ç'të bëjnë ata ty". [7]
Gjithashtu, Imam El-Begaviu thekson nga Ibn Abbasi r.a. se, duke e shpjeguar këtë ajet, ka thënë: "Nën mbikëqyrjen tonë." [8]
Imam El-Vahidiu thotë: "Bi a'junina - nën shikimin Tonë, respektivisht nën mbrojtjen tonë kurse kjo është mbrojtja e Atij i cili të sheh dhe është në gjendje ta mënjanojë çdo të keqe nga vetja". [9]
Esh-Shevkaniu thotë: "Ndërtoje anijen kurse Ne do të mbikëqyrim dhe ruajmë. E ka përdorë a'jun që atë ta manifestojë sepse ajo është mjet me anë të të cilit shihet kurse me anë të shikimit bëhet mbikëqyrja dhe mbrojtja në shumicën e situatave. Sa i përket shumësit, ai është përdorë që me të të tregohet në madhështinë e Allahut e jo në numër. Është thënë, gjithashtu, që edhe bi a'junina do të thotë "nën sytë e melekëve tanë të cilët i kemi obliguar të të ruajnë", kurse edhe është thënë "me dijen tonë dhe urdhrin tonë"". [10]
Ibn Xhevziu ka thënë: "Ebu Ubejde thotë: Fjalët e Allahut: وَلِتُصْنَعَ عَلَىٰ عَيْنِيۤ
do të thonë: "Sipas asaj që unë dëshiroj dhe dua". Ibn'ul-Enbari thotë: "Kjo është sipas të folurit arab, të cilët thonë": غذي فلان على عيني - "Është edukuar filani krahas dashurisë sime ('ala 'ajni)". [11]
Fahruddin Er-Raziu thotë: "Dijeni se këto ajete kur'anore nuk mund t'i komentojmë tekstualisht dhe këtë për arsyet vijuese:
1). Shpjegimi tekstual i ajetit: "... e që të edukoheshe nën mbikëqyrjen Time ('ala 'ajni)", (Ta Ha, 39) nënkupton këtë se Musai a.s. gjendet mbi atë sy, i ngjitur për të, kurse këtë njeriu i mençur nuk e thotë.
2). Shpjegimi tekstual i ajetit: "E mbaroje anijen nën mbikëqyrjen tonë (bi a'junina)", nënkupton se mjeti me të cilin ndërtohet ajo anije është ky 'ajni. Kurse kjo është e pasaktë.
3). Atribuimi i një syri fytyrës është shëmti. Në bazë të kësaj, përfundojmë se është i domosdoshëm te'vili, kurse te'vil i kësaj është ajo që këto fjalë janë lidhur me kujdesin e madh dhe mbikëqyrjen e cila i është ofruar. Bukuria e kësaj metafore është në atë që, kur dikush i jep kujdes të madh dhe dashuri diçkahit, ai e shikon shumë atë gjë dhe se Ai e ka bërë 'ajnin metaforë për kujdes të madh. [12]
Ibn Kethiri thotë: "Ky ajet (Hud, 37) do të thotë: Nën mbikëqyrjen tonë, mbrojtjen dhe ruajtjen tonë". [13]
Pastaj, nga gjerat me të cilat muxhessimët tentojnë t'i përshkruajnë sy Allahut është edhe hadithi nga Enesi: "Asnjë i dërguar i Zotit nuk është dërguar e që nuk ia ka tërhequr vërejtjen popullit të tij në gënjeshtarin e verbër. Vërtetë ai është i verbër, kurse Allahu nuk është. Ndërmjet syve të tij (gënjeshtarit) është e shkruar "kafir". [14]
v
Ibn Xhevziu në komentin e tij të këtij hadithi thotë: "Dijetarët thonë: Me këtë përshkrim ka dëshiruar të konfirmojë se nuk është e lejuar të përshkruhet Allahu me diç që është e mangët. Ai me këtë nuk ka dëshiruar t'i përshkruajë organ, por me këtë hadith sikur ka dashur: "Ai është i verbër kurse Krijuesi juaj nuk ka organe e që kjo ta shkaktojë mangësinë e qenies së Tij". Kjo është sikur mohimi se Ai ka fëmijë sepse është e pamundur që Ai të ndahet". [15]
Autor: Sami XHEKO
Përktheu: N. IBRAHIMI
Burimi: http://www.ebuhanife.net/index.php?option=com_content&view=article&id=141%3Aallah-d-nema-oi&catid=34%3Aakida&Itemid=54
_________________________
[1] - Ahkam'ul-Kur'an, El-Xhessas, 4/ 377, Daru Ihjai Turath'il-Arebijji, Bejrut, 1405 h..
[2] - Xhami'ul-Bejan fi tefsir'il-Kur'an, 17/ 18.
[3] - Shumësi i fjalës El-Kadir.
[4] - Shumësi i fjalës musi'.
[5] - Shumësi i fjalës El-Mahid.
[6] - Tefsir'ul-Kurtubi, 9/ 30.
[7] - Tefsir'ul-Hazin, 4/ 190.
[8] - Tefsir'ul-Begavi, 2/ 322.
[9] - Tefsir'ul-Vahidi, 1/ 520.
[10] - Fet'h'ul-Kadir, Muhammed ibn Ali ibn Muhammed Esh-Shevkani, 2/ 497, Dar'ul-Fikr, Bejrut.
[11] - Zad'ul-Mesir, Ibn Xhevzi, 5/ 284, El-Mektebetul-Islami, Bejrut, botimi III, 1404 h..
[12] - Esas'ut-Takdis, Er-Razi, fq. 96.
[13] - Muhtesaru Tefsiri Ibn Kethir, 3/ 410.
[14] - Buhari, hadith nr. 7131, fq. 829.
[15] - Def'u shubhet'it-Teshbih, Ibn Xhevzi, fq. 38.